• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Orët para dhe pas vendimit të Gjykatës për Saimir Tahirin

by A R
12/05/2018 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sapo gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e arrestit në shtëpi për ish-ministrin e Brendshëm Samir Tahiri, prokurorët kanë mbërritur në banesën e tij ku i kanë komunikuar në prani të avokatit vendimin e drejtësisë.

Por çfarë ndodhi deri në këtë vendim?

Orë të ethshme kanë qenë këto të sotmet për Tahiri, i cili do të ngujohet duke nisur nga sot në shtëpinë e tij, pasi është i dyshuar për kryerje të veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje direkte për ‘News24’ nga jashtë ambienteve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda deklaroi se Tahiri pothuajse gjatë gjithë ditës së sotme ka qëndruar në shtëpinë e tij, në zonën e Kodrës së Diellit. Por vetëm për pak çaste ai ka dalë nga shtëpia, për të konsumuar një kafe aty pranë në lagje. “Saimir Tahiri në informacionet që disponoj, ka qenë në ambientet e shtëpisë së tij në Kodrën e Diellit. Është parë ka dale të shijonte një kafe aty pranë lagjes”, tha Lala.

Po ashtu Lala vijoi me itinerarin e ndjekur sot. “Pasi prokurorët kanë marrë këtë urdhër, janë drejtuar tek Tahiri, ku ia kanë komunuar në prani të Mask Haxhias vendimin. Në orën 09:20 minuta në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda është paraqitur gjykatësja Liljana Baku. Për më shumë se 8 orë kane qëndruar e ngujuar në zyrën e saj. Gjatë gjithë ditës kemi parë Gentian Hasanin, Besim Hajdar Matajn, prokurorët e kësaj çështje. Rreth orës 19:15 minuta Liljana Baka ka lënë ambientet bashkë me dy sekretaret, njëra prej të cilave ka qenë me një fëmijë”, tha Lala. Më pas ajo shtoi se në ambientet e Gjykatës së Kriemve të Rënda janë paraqitur dy zyrtarë të lartë të policisë Aida Hajnaj Zv/drejtoresha e Policisë dhe Eduard Merkaj. Fill pas kësaj, më pas prokurorët janë paraqitur në shtëpinë e Tahirit, ku këtij të fundit i është komunikuar masa e marrë.”, tha ajo.

Lala raportoi se zyrtarisht kërkesa e prokurorisë është paraqitur mëngjesin e ditës së sotme.

“Nuk ka një seancë mes palëve por me ndryshimet e reja të kodit penal, vepron mbi bazën e dokumentacionit. Në seancë i pranishëm nuk është asnjë nga palët. Gjykatësja është ngujuar në zyrën e saj, ka shqyrtuar të gjithë dokumentacionin e dorëzuar nga Prokuroria dhe në përfundim ka vlerësuar të arsyeshme të caktojë jo masën e arrestit me burg por masën e arrestit shtëpiak, bazuar në ato prova që ka pasur në duar. Në momentin që prokuroria paraqet kërkesën, nuk ka asnjë pengesë për të vepruar më pas.

Kujtojmë se për Arbër Çekaj, gjykata për Krime të Rënda ka vepruar disa orë vetëm pasi prokuroria dorëzoi kërkesën për masën e arrestit me burg. Nuk ka asnjë pengesë ligjore, nuk ka dyshime të natyrës që mund të ndërhynte. Zonja Prela, kryetarja e emëruar e Prokurorisë së Krimeve të Rënda është parë të paraqitet gjatë ditës së sotme vetëm pak minuta para se dy zyrtarë të policisë së Shtetit të ngjisnin shkallët e Prokurorisë”, tha Lala.

Next Post
Berisha nuk i ndahet Meçollarit: Certifikata e Meçollarit është prej NATO-s, por deri më 2014

Berisha: Kryekumbari Rama e ‘dënoi’ Sajen me qëndrim në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In