• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Orët e hapura, prindërit mund të rrijnë me nxënësit në klasë

by Aalison Pearse Stevens
24/02/2016 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej dy javësh, në gjithë klasat e para dhe të gjashta në vend, po zhvillohen “Orët e hapura mësimore”, ku prindërit janë ftuar të ndjekin nga afër punën që bëjnë mësuesit me fëmijët e tyre si dhe të vlerësojnë kurrikulën e re.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ishte sot e pranishme në një orë të hapur mësimore në klasën e parë të shkollës “Vasil Shanto”, ku së bashku me disa prindër ndoqën metodologjinë e përdorur në lëndën e matematikës dhe atë çka ofron teksti i ri.

“Unë pata kënaqësinë të ndjek një orë mësimore në lëndën e matematikës, në klasën e parë dhe ndjeva impaktin që ka tek nxënësit kurrikula e re dhe teksti i “Oxford” me të cilin ata mësojnë. Një metodë interaktive ku nxënësit zhvillojnë kompetencat e tyre. Ndoqa se si krijohen problemat matematikore, si shkohet tek zgjidhja, si nxënësit ndërveprojnë në grup dhe se si mësuesja është një lehtësuese e procesit të nxënies”, u shpreh Nikolla.

Ministrja e Arsimit shtoi se gjatë këtyre orëve prindërit kanë mundësi të shikojnë nga afër se si fëmijët e tyre janë të lirshëm gjatë orës së mësimit, si përdoren mjetet didaktike, metoda interaktive dhe sipas saj, programi i ri dhe kurrikula që bazohet në kompetenca ka dhënë impaktin e parë.

Daniela Halili, prindi i një fëmije që ndoqi sot një orë mësimi, vlerësoi metodologjinë e re të përdorur e cila, sipas saj, i ndihmon fëmijët në zhvillimin e kompetencave dhe zhvillon më tepër logjikën.

“Është kënaqësi të shikosh se si reagojnë fëmijët në orën e mësimit, të shikosh se si bashkëveprojnë me njëri-tjetrin me mësuesen dhe është emocion duke pasur parasysh metodologjinë tonë në shkollë dhe si jemi organizuar ne më parë në orën e mësimit. Jam vërtet e impresionuar”, u shpreh Halili.

Që prej fillimit të këtij viti shkollor, nxënësit e klasave të para dhe të gjashta po zhvillojnë mësim me tekste të reja nga “Oxford”, “Cambridge” dhe “Pearson”, me kurrikulën e re bazuar në kompetenca.

Next Post

Peza reagon ndaj PD: Janë të kënaqur me gjyqësorin që kemi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In