• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ore, thirrini rradakes…

by Artur Ajazi
22/04/2024 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Shumica e shqipëtarëve po thonë se “Rama po duron më shumë se askush tjetër, si ka mundësi”. Po duron molotovin, kaosin, flakadanët, thirrjet antiligjore dhe antikushtetuese, po duron shkatërrimin e institucioneve, prishjen e rendit dhe trembjen e fëmijëve tek shohin skena dhune. Duron Rama, por nuk duron ligji. Dhe kjo nuk duhet të zgjasë shumë. Nderkombëtarët po e deklarojnë hapur “janë të patolerueshme thirrjet antiligjore, thirrjen për rrëmujë, kaos, zjarr dhe shkaterrim”.

Por duket se organet e drejtësisë së re, po “kalitin” durimin e tyre dhe kryeministrit. Ç’faj i ka ky popull, atyre që ulurasin dhe mbledhin një grusht njerëzish para Parlamentit, para Bashkisë, bulevardeve dhe shesheve, duke prishur qetësinë e qytetareve, duke hedhur molotovë si në skena lufte, dhe pastaj turren komisarieteve për të nxjerrë “të pafajshmit” nga birucat. Ore, thirrini rradakes, nuk rrëzohet kurrën e kurrës Edi Rama ( dhe as Erion Veliaj) me flakadanë, me shashka, me thirrjet histerike “largohu, ik, jep dorëheqjen”.

Thirrini rradakes, në pushtet vjen me votë, dhe ikën me votë, dhe nuk mund të fitosh kur nuk je parti, por thjesht organizatë politiko-rrumpalliste. Një parti serioze politike, që aspiron pushtetin, fitoren elektorale, që kërkon votat e mbi 1 milion shqipëtarëve, nuk vjen në pushtet, duke mbledhur rrethe saj zjarrëvënës, shashkambajtës, apo uluritës që kthehen në megafonë të pasanikërve të PD-së. Thirrini rradakes, sepse nuk mund të trembet as Edi Rama, as Erion Veliaj, dhe më tepër se kurrë as SPAK-u, nga protesta pa motiv e një grushti njerëzish, që nuk e dinë pse mblidhen, pse dalin, dhe çfarë kërkojnë.

Thirrini rradakes, sa nuk është vonë, pasi në një shtet dhe vend demokratik, me rreputacion në rritje në opinionin nderkombetar,  vend anetar i NATO-s, nuk mund të marrësh pushtet me flakadanë, bomba molotovë, dhe thirrje antiligjore. Thirrini rradakes, sa nuk ka nisur (dhe do të nisë) thirrja e çdo organizatori në Prokurori, dhe pastaj ta shihni si merret pushteti, dhe si baltoset drejtësia.

Thirrini rradakes, dhe mos u bëni “llollo” të atij që ka hallin dhe problemin e vehtes dhe jo të “partisë, demokracisë dhe popullit fukara”.  Thirrini  rradakes, pasi sot mund të jeni katandisur organizatë, nesër mund të mos jeni fare e tillë, pasi partinë e çuat për “skrap” për hatër të ish-liderit. Turp.

Next Post
“Nga pafajësia në pafajësi”, performancë e veçantë në Teatrin Eksperimental

“Nga pafajësia në pafajësi”, performancë e veçantë në Teatrin Eksperimental

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari me dy emra

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho

November 8, 2026
“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

November 8, 2026
Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In