• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Orban në Gjeorgji pas zgjedhjeve të diskutueshme

by A M
28/10/2024 22:57
Hungarian Prime Minister Viktor Orban waves as he delivers a speech during the celebrations of the 68th anniversary of the Hungarian Uprising of 1956, in Budapest, Hungary. REUTERS/Bernadett Szabo

Hungarian Prime Minister Viktor Orban waves as he delivers a speech during the celebrations of the 68th anniversary of the Hungarian Uprising of 1956, in Budapest, Hungary. REUTERS/Bernadett Szabo

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri hungarez Viktor Orban mbërriti në Gjeorgji të hënën pasi uroi partinë në pushtet për fitoren në zgjedhjet për të cilat opozita thotë se u karakterizuan nga shkelje zgjedhore.

Komisioni zgjedhor i Gjeorgjisë tha se partia “Ëndrra Gjeorgjiane” fitoi zgjedhjet e së shtunës me rreth 54 për qind të votave, por partitë e opozitës nuk e pranuan rezultatin dhe bënë thirrje për protesta.

Rezultatet e zgjedhjeve u dhanë një goditje gjeorgjianëve pro-perëndimorë, për të cilët vota ishte një zgjedhje mes alternativës së partisë në pushtet e cila ka thelluar lidhjet me Rusinë dhe asaj të një opozite që synon integrimin e përshpejtuar në Evropë.

Kryeministri Orban uroi të shtunën partinë “Ëndrra Gjeorgjiane” për fitoren e saj.

“Populli i Gjeorgjisë e di se çfarë është më e mira për vendin e tij dhe ai foli sot!” shkroi ai në platformën X.

Në vizitën e tij në Gjeorgji, zoti Orban u shoqërua nga ministrat hungarezë të financave, ekonomisë dhe punëve të jashtme.

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto shkroi në Facebook të hënën se rezultati i zgjedhjeve në Gjeorgji ishte një “disfatë ” për liberalët.

Hungaria – e cila aktualisht ka presidencën e Këshillit Evropian – i ka zemëruar vendet e tjera anëtare të BE-së dhe NATO-s për shkak të lidhjeve të afërta me Rusinë megjithë agresionin rus ndaj Ukrainës që filloi në vitin 2022.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë bërë thirrje për hetim të plotë të parregullsive të pretenduara zgjedhore. Partia “Ëndrra Gjeorgjiane” dhe komisioni zgjedhor thonë se zgjedhjet ishin të lira dhe të drejta.

Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili, e cila e quajti rezultatin një “operacion special rus”, akuzoi partinë në pushtet të hënën se po përdor taktika dhe propagandë të stilit rus dhe u bëri thirrje gjeorgjianëve që të marrin pjesë në protesta të hënën mbrëma.

Kremlini të hënën mohoi përfshirjen e Rusisë në zgjedhje, duke thënë se Perëndimi, jo Moska, po përpiqen ta destabilizojnë situatën.

Në muajin korrik, zoti Orban shkaktoi debat kur udhëtoi në Moskë dhe Pekin, në atë që qeveria hungareze e përshkroi si “mision për paqe” gjatë presidencës së Hungarisë, pa u bashkërenduar me partnerët e saj të BE-së./voa

Next Post
Po i vendoste eksploziv një makine, humb jetën 24-vjeçari! Lënda i shpërtheu në duar

Po i vendoste eksploziv një makine, humb jetën 24-vjeçari! Lënda i shpërtheu në duar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In