• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Orban këshillon “heroin e tij”, Salvinin: Ktheni emigrantët në vendin e tyre

by Java News
28/08/2018 22:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka thënë se emigrantët e paligjshëm në Itali duhet të deportohen përsëri në Afrikë, në vend që të zhvendosen në vende të tjera në Evropë dhe se Hungaria është e gatshme të ndihmojë për procesin.

Deklaratat e Orban u bënë gjatë një konference shtypi pas një takimi me ministrin e Brendshëm italian Matteo Salvini, i cili ka shkaktuar debate ditët e fundit duke mos lejuar më shumë se 100 emigrantë afrikanë të zbresin në brigjet italiane nga një varkë e ankoruar në Catania.

I pyetur nëse migrantët duhet të zhvendosen nga Italia në vendet e tjera të BE, Orban tha se ata duhet të kthehen në shtëpi.

“Ne duhet t’i kthejmë ata në vend që t’i zhvendosin,” tha ai, duke shtuar se çdo gjë tjetër do të thotë “kontrabandistët njerëzorë kanë fituar” dhe “emigrantët do të vazhdojnë të vijnë në valë të mëtejshme”.

Orban tha se migrimi i paligjshëm ishte çështja më e rëndësishme me të cilën ballafaqohet Bashkimi Evropian dhe tha se Hungaria “u sulmua” nga Brukseli sepse vendi kishte treguar se ishte e mundur që migrantët të ndaleshin në tokë, duke iu referuar gardhit të ndërtuar në kufirin e Hungarisë me Serbinë dhe Kroacinë.

Ishte e mundur, tha Orban, që Salvini të provonte se migrantët mund të “ndaleshin gjithashtu në det.” Ai i bëri thirrje Salvinit të mos “tërhiqej” dhe premtoi ndihmë nga Hungaria për të ndihmuar Italinë të mbronte kufijtë e saj. “Siguria e Evropës varet nga suksesi i tij [Salvinit],” tha ai.

Para takimit, Orban e kishte quajtur Salvinin “heroi im“. Përkufizimi u konfirmua edhe në fund të konferencës për shtyp, ballë për ballë

a.ç

Next Post
Thaçit i del kundër stafi i tij: “Korrigjimi i kufijve” në kundërshtim me Kushtetutën

'Korrigjimi i kufijve', Thaçin e mbështesin vetëm Lista Serbe dhe PDK-ja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

November 12, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa anë sociale kanë buxheti dhe paketa fiskale 2027?

November 12, 2026
“Përballja e parë reale me drejtësinë”/ SPAK mbylli hetimet, Lala shpjegon ç’ndodh tani me Berishën

“Je gazetarja më e keqpërdorur zonjë!”- Pas Drejtësisë, Sali Berisha sulmon edhe gazetaren Klodiana Lala në daljen nga SPAK

November 12, 2026
Ligji për Specialen, Osmani: LDK nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës!

Ligji për Specialen, Osmani: LDK nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës!

November 12, 2026
Masat për sfidën e sotme të Kombëtares me Finlandën, FSHF bën apelin për tifozët që do të hyjnë në stadium!

Masat për sfidën e sotme të Kombëtares me Finlandën, FSHF bën apelin për tifozët që do të hyjnë në stadium!

November 12, 2026
Kumbaro takim me drejtuesit e shkollave të Durrësit, Krujës e Shijakut: Për të ardhmen e fëmijëve, shkolla dhe prindërit duhet të jenë bashkë

Kumbaro takim me drejtuesit e shkollave të Durrësit, Krujës e Shijakut: Për të ardhmen e fëmijëve, shkolla dhe prindërit duhet të jenë bashkë

November 12, 2026
Kallëzimi për gjyqtaren Irena Gjoka, Berisha pas daljes nga SPAK sulmon Drejtësinë: Më thirri ‘skapi’ i partisë!

Kallëzimi për gjyqtaren Irena Gjoka, Berisha pas daljes nga SPAK sulmon Drejtësinë: Më thirri ‘skapi’ i partisë!

November 12, 2026
Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

Ligji për Dhomat e Specializuara rikthehet sot në Kuvend, VV dhe PDK dakordohen për amendamentimin e tij!

November 12, 2026
Hesapet e drogës/ Vrasja e shqiptarit në mes të Brukselit dhe policit në aksion, 4 autorët ekstradohen në Belgjikë nga Spanja e Franca!

Hesapet e drogës/ Vrasja e shqiptarit në mes të Brukselit dhe policit në aksion, 4 autorët ekstradohen në Belgjikë nga Spanja e Franca!

November 12, 2026
Liga e Kombeve/ Sfida me Finlandën, Shqipëria bën përgatitjet e fundit! Maran rikthen Berishën, Manaj në krye të sulmit

Liga e Kombeve/ Sfida me Finlandën, Shqipëria bën përgatitjet e fundit! Maran rikthen Berishën, Manaj në krye të sulmit

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In