• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Oraret kur duhet të bëni seks në mëngjes dhe gjatë ditës

by
14/09/2015 07:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Oraret kur duhet të bëni seks në mëngjes dhe gjatë ditës

Të bërit dashuri në mëngjes përveçse një përshëndetje shumë e veçantë për të nisur ditën, është edhe një mënyrë që ndikon mjaft pozitivisht në humorin, fizikun, marrëdhënien tuaj në çift, por mbi të gjitha aftësinë e ngjizjes. Ora ideale, madje gjysëm ora është nga 6.30 deri në orën 7.00, para mëngjesit sepse dihet është më mirë të ndjehesh i lehtë para se të bësh seks. Sipas specialistëve të një qendre kërkimore në qytetin e Torinos, çelësi për të ngjizur një fëmijë të shëndetshëm është përmes aktivitetit seksual të mëngjesit. Në mbrëmje kam momente në të cilat, larg nga aktivitetet e përditshme çiftet mund të kenë intimitetin e tyre të qetë dhe të çlirët, por është e vërtetë që ndonjëherë në mbrëmje partnerët ndihen të lodhur dhe më dëshirën e vetme për të fjetur gjumë. Lodhja, përbën në fakt një nga arsyet kryesore të refuzimit të seksit, si për meshkujt dhe për femrat, kur energjitë të ruajtura për të provuar ndjenjën që i ndez partnerët veniten plotësisht pas një dite të lodhshme të mbushura me impenjime. Në të kundërt, mëngjesi të fal një ndjesi totalisht të ndryshme, me mendjen e freskët, trupin e qetësuar, nervat e çlodhura është më e lehtë të ndjesh dëshirën për të rrëmbyer partneren dhe nisur ditën në një mënyrë të tillë aq eksituese.

30 minutat që nuk duhen humbur

Gjysëm ora që nuk duhet humbur është nga ora 6.30 deri në 7, kur mashkulli shfaq edhe nivelin më të lartë të testosteronit, ndërsa tek femra dallohet kulmi i aftësisë riprodhuese, ndikuar nga hormon i Lh. “Ky është momenti më i lartë i ndjeshmërisë dhe i aftësive prodhuese si tek femra edhe tek mashkulli”, shprehet specialisti Alessandri Di Gregorio, “gjendja e eksitimit seksual që u intereson të dy partnerëve pasi mes tyre krijohet një gjendje tej kufijve të eksitimit”, shton ai. Edhe biologu gjerman Liebe & Beziehungsblog, konfirmon se “ora e shenjtë e seksit”, është nga 8 deri në 9 të mëngjesit, kohë kur gjaku i mashkullit shpërthen nga testosteroni , por në është orën 7 të mëngjesit momenti kur përqendrimi i hormoneve në gjak është pothuajse 6 herë me e lartë se pjesën e mbetur të ditës. Kjo u mundëson partnerëve një seks më të kënaqshëm, dhe një lidhje më të fortë si në intimitet edhe në dashuri, pasi qetësia u dhuron atyre më shumë ngrohtësi, nga ana tjetër hormonet u dhurojnë atyre më shumë eksitim. “   Nuk e di se kush mund të ishte kohë me e mirë se kjo që ne kemi konstatuar për të bërë seks, pasi deri tani tek te gjitha çiftet ka pasur një ndikim më se pozitiv”, përfundon De Gregorio. Të njëjtin mendim ndan dhe Jurgen Zulley , profesor i universitetit të Rigensburg-ut, i cili deklaron se momenti më i mirë i ditës për të bërë dashuri dhe për t’i dhuruar njëri tjetrit kënaqësi është nga ora 6 deri në 9 të mëngjesit, pasi në këto 3 orë eksitimi hormonal është më pikën e tij më maksimale.

Konfirmimet vijnë edhe nga pjesa tjetër e Evropës. Në një revistë franceze ku është zhvilluar një sondazh për zakonet seksuale të çifteve rreth 21% e femrave franceze preferojnë mëngjesin, 16% pasditen, ndërsa 33 % e meshkujve janë të gatshëm të bëjnë seks në çdo moment. Pjesa më e madhe e çifteve konfirmon shenjtërinë e seksit të hatashëm 30 minutësh, 20 % preferojnë më shumë se 30 minuta, ndërsa 10% preferojnë më pak se 20 minuta.

Oraret

6-7.30- piku i seksit, i cili vazhdon pozitivisht deri në 8.30 duke u pakësuar deri në 10. Nga ora 12.30 deri në pasditen e vonë të orës 18.00 paraqiten vlera shumë të ulëta për të pësuar edhe më shumë rënie në orët e mbrëmjes, deri në mesnatë.

Next Post

10 vendet me jetëgjatësinë më te lartë në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

March 4, 2026
ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

March 4, 2026

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

March 4, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

March 4, 2026
I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

March 4, 2026
Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

March 4, 2026
Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

March 4, 2026
Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

March 4, 2026
Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

March 4, 2026
Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In