• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dështojnë negociatat Rama-Basha

by A R
03/05/2017 08:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter


Dialogu mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës ka përfunduar 3 orë pas nisjes së tryezës nën drejtimin e presidentit Nishanit.

Drejtuesit shoqëroheshin edhe nga krerët e grupeve parlamentare respektive.  Burime jo zyrtare nga PD për Ora News janë shprehur se nuk ka marrëveshje mes Ramës dhe Bashës.

Por pavarësisht dështimit të sotëm në Presidencë, kjo e le të hapur mundësinë për vijimin e negociatave në një raund tjetër.

Pas takimit 3-orësh, i pari doi Rama nga presidenca. Ndërkohë, ra në sy fakti se kreu i PD Basha qëndroi me presidentin Nishani edhe rreth 50 minuta pasi doli kryeministri.

Çfarë parashikonte paketa Mcallister dhe lëshimet e Ramës 1 javë më parë

Në takimin që ka pasur me Kryeministrin Rama dhe me kryetarin e Kuvendit, Meta, i dërguari i PPE-së, David McAllister, dhe raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, konstatuan disa lëshime që maxhoranca ofronte si një përpjekje për zgjidhjen e krizës.

Kreu i qeverisë është shprehur dakord me ndryshimin e katër ministrave, duke emëruar persona teknikë dhe jopolitikë, dikastere të cilat do të përcaktoheshin nga opozita, por do të emëroheshin prej Kryeministrit.

Ky propozim i Ramës duket se ka marrë edhe dakordësinë e kreut të Kuvendit, i cili më parë kishte propozuar qeveri besimi që do të kishte mbështetjen e të gjitha partive parlamentare.

Kryeministri Rama mësohet se ka propozuar dhe shtyrje të datës së zgjedhjeve, për më 16 korrik, afat që do të ndihmonte përgatitjen sa më mirë të zgjedhjeve bashkë me opozitën. Po ashtu, mazhoranca u tregua e gatshme për t’i dhënë drejtimin e KQZ opozitës.

Për të rritur garancitë për zgjedhjet, kreu i qeverisë mësohet të ketë propozuar dhe lëvizje të drejtorëve të policisë në qarqe, emërimi i të cilëve do të bëhej me monitorimin e ndërkombëtarëve. Të gjitha këto lëshime, sipas Ramës, do të bëhen nëse opozita voton vetingun në Kuvend.

Në takimin që ka pasur me kreun e opozitës, David McAllister është shprehur se ishte në Tiranë për të përafruar qëndrimet e palëve. Ai i ka paraqitur Bashës lëshimet që bënte maxhoranca dhe Kryeministri Rama, duke filluar nga lëvizjet e ministrave dhe datën e zgjedhjeve.

Mësohet se kreu demokrat është treguar i prerë kur ka qëndruar në propozimin e tij për qeveri teknike pa Ramën Kryeministër. Sipas tij, data e zgjedhjeve kërkohet të shtyhet me tre muaj që t’i japë kohë qeverisë teknike të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

***

Takimi i nisur që orën 10:10 duket se është më i gjati në tryezën e negociatave në vend.

Burime pranë presidencës bëjnë të ditur se në prani të Bujar Nishanit, krerët e dy partive kryesore në vend po negociojnë paketën e propozuar disa ditë më parë nga David McAllister.

***

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar sot Presidencës ndërsa e ka përshkruar rrugën në këmbë përmes bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Ai është shoqëruar nga kreu i Grupit Parlamentar, Gramoz Ruçi.

Ndërkohë, kreu i PD Lulzim Basha, shoqërohet nga shefi i grupit të Partisë Demokratike, Edi Paloka.

***

Presidenca ka shpërndarë një njoftim për shtyp, për të dhënë detaje mbi takimin mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Sipas saj, takimi midis Ramës dhe Bashës pritet të mbahet sot në orën 10:00.

Ky takim vjen pas thirrjes për dialog, të bërë sot nga presidenti në detyrë, Bujar Nishani. Thirrjes së Nishanit iu përgjigjën pozitivisht, si kryeministri Rama, ashtu edhe kreu i PD-së Basha.

Ky do të jetë takimi i parë i drejtëpërdrejtë, mes Ramës dhe Bashës, që prej fillimit të protestës së PD-së, më 18 shkurt. /b.d

Next Post
BE nuk pranon viza për SHBA dhe Kanadanë

BE nuk pranon viza për SHBA dhe Kanadanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

July 25, 2026
Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

July 25, 2026
Minxhozi: Emërimi i Albana Koçiut në Ministrinë e Brendshme, zgjedhje me mesazh ‘katarsisi’

Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja

July 25, 2026
Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

“Jetë e dyfishtë” dhe shumë sekrete, ja cila është shenja më misterioze e horoskopit

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

July 25, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Shqipëria fillon përgatitjet ligjore për adoptimin e euros, eksperti: Do krijojë mundësi të reja për ekonominë

July 25, 2026
“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

July 25, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

July 25, 2026
Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In