• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Orakulli i tërmetit” zbulon sekretin e parashikimeve të tij: Nuk jam profet

by A R
14/02/2023 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Herët a vonë do të bjerë një tërmet me magnitudë 7,5 në këtë rajon (Turqia qendrore-jugore, Jordania, Siria, Libani)”. Nëse kjo fjali do të ishte marrë seriozisht dhe do të ishte dëgjuar nga njerëzit e duhur, atëherë me mijëra jetë njerëzish në Turqi do t’u kishin shpëtuar tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit.

Ky është postimi i studiuesit holandez, Frank Hoogerbeets, më 3 shkurt, 3 ditë përpara se të binte tërmeti me magnitudë 7,8, me epiqendër në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, dhe që la më shumë se 42 mijë të vdekur dhe mijëra të plagosur. Në komentin e tij, punonjësi i Solar System Geometry Survey (SSGS) bashkëngjiti një foto me hartën e Turqisë, e cila shfaqte një pikë të kuqe që tregon zonën më të prekur nga tërmeti.

Pas ngjarjes së tmerrshme të Turqisë, ai është bërë një nga zërat kryesorë të ditëve të fundit. Hoogerbeets u pyet së fundmi sesi arriti të bëjë një parashikim të tillë. “Unë nuk jam profet, siç kanë pretenduar disa media dhe kurrë nuk kam dhënë data të sakta për tërmetet e mëdha. Unë jam një studiues i bashkëveprimit të Tokës dhe pozicionit të planetëve. Për këtë qëllim, unë kam krijuar një softuer të posaçëm”, është shprehur studiuesi.

Ai informoi në Twitter se duhet të jemi vigjilentë për aktivitete të mundshme sizmike “shtesë” në Turqinë qendrore dhe gjithashtu në rajonet përreth.

/a.r

Next Post
Histori të rralla mbijetese nga tërmeti në Turqi, shpëtohen pas 198 orësh dy vëllezër

Histori të rralla mbijetese nga tërmeti në Turqi, shpëtohen pas 198 orësh dy vëllezër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com