• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ora dhe telefoni u gjetën pa dëmtimet”, mediat italiane: Dyshime për zhdukjen e biznesmenit në Shqipëri

by A R
25/01/2021 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur ka kaluar më shumë se dy javë nga zhdukja misterioze e biznesmenit italian në Shqipëri, Davide Pecorelli, mediat përtej Adriatikut hedhin dyshime mbi hetimet e vonuara të policisë shqiptare.

“Umbria Domani” shkruan sot se ka shumë aspekte të ngjarjes që duhet të sqarohen djhe që lidhen veçanërisht me lëvizjet e tij të fundit në Shqipëri.

Sipas saj, ka ende shumë pyetje që presin përgjigje dhe aspekte të ngjarjes që policia shqiptare i ka anashkaluar.

“Si ka mundësi që telefoni dhe ora e Davides u gjetën pa dëmtime, kur makina e djegur u shkatërrua plotësisht? Për hetuesit shqiptar, zjarri mund të ketë qenë aksidental, por nuk shpjegohen shkaqet e zjarrit. Tezat e hetuesve lokalë nuk janë aspak bindëse, ka ende shumë pyetje pa përgjigje dhe zhdukja e Davide Pecorellit është gjithnjë e më tepër një mister që nuk bind pjesëtarët e familjes”, shkruhet në artikull.

Me kalimin e ditëve skenarë të rinj janë hapur lidhur me vdekjen e 45-vjeçarit me origjinë nga Lama e San Giustino, një sipërmarrës në sektorin estetik dhe parukeri, me aktivitete në Arezzo dhe Castello.

Pecorelli është baba i katër fëmijëve, tre prej të cilëve i ka nga martesa me gruan e parë dhe një tjetër e ka nga martesa me një shqiptare.

Hetimet lidhur me rastin, nisën nga policia shqiptare, por përmes Interpolit u angazhua edhe Zyra e Prokurorit Publik të Perugias.

Tashmë po priten ende rezultatet e ADN-së të kockave të gjetura në automjetin “Skoda Fabia” që u gjet e djegur në Gjegjan të Pukës.

Ish-gjyqtari i futbollit mbërriti në 3 janar në Shqipëri. Ai shkoi në Vlorë dhe më pas në Shkodër me destinacion përfundimtar Pukën ku qëndroi për dy netë.

Më 6 janar Davide humbi kontaktet me të afërmit, dhe nuk dihet nëse eshtrat në makinën e djegur i përkasin atij.

Në një mesazh të dërguar në “WhatsApp” për një mik biznesmen në Itali, Peccoreli shkruan: “Unë hapa një show-room në një qendër tregtare… Deri në datën 6 është luftë. Unë kam rezervuar biletën e kthimit për 10 janar”.

/a.r

Next Post
Alarm në Korenë e Veriut, diplomati i lartë arratiset bashkë me familjen

Alarm në Korenë e Veriut, diplomati i lartë arratiset bashkë me familjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Martesat e përzjera në Tiranën urbane dhe trendet elektorale

November 6, 2026
Vrasja e Gentian Bejtjas, Apeli jep verdiktin për të pandehurin Ilir Beqaraj, ja sa burg do vuajë!

Vrasja e Gentian Bejtjas, Apeli jep verdiktin për të pandehurin Ilir Beqaraj, ja sa burg do vuajë!

November 6, 2026
Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2027, ministri Nufi: Shpenzimet bazë do të arrijnë në 2.66% të GDP-së, i konsultuar edhe me NATO-n!

Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2027, ministri Nufi: Shpenzimet bazë do të arrijnë në 2.66% të GDP-së, i konsultuar edhe me NATO-n!

November 6, 2026
Ndotja akustike/ Policia nis kontrollet për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Velipojës

Zhurmat po na kthejnë në “viktima” të stresit urban, eksperti ngre alarmin për ndotjen akustike

November 6, 2026
“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

November 6, 2026
Aksident dramatik në Korçë, ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën elektricisti i OSHEE-së

November 6, 2026
Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

November 6, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Udhërrëfyesi i BE-së: ç’fitojmë?

November 6, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha thirrje demokratëve: Të shtunën të gjithë shkoni në protestën e studentëve

November 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Nëntor 2026

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In