• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Opozitë spektatore”, Bamir Topi mbi situatën politike në vend: Qark i shkurtër, Rama ka kapur gjithçka

by Os De
02/10/2025 21:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Presidenti Bamir Topi, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, deklaroi se “sot opozita është pa gojë, pasi kreu i saj është bashkautor i ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008”. 

“Në këto ndryshime bën pjesë edhe zgjedhja e Presidentit me 71 vota. Ja çfarë ndodh kur Presidenti emërohet, nuk e ka fuqinë të kundërshtojë”, tha Topi. 

Kur u pyet nëse opozita duhet të futet në këto zgjedhje, ish-Presidenti u përgjigj: “Nuk po shikoj që opozita po trajton në një debat të fortë politik atë që po ndodh me dekretin. Ne i dhamë peshë jo anës juridike të çështjes, por anës politike. I bie që Rama ka të drejtë të bëjë gjithçka, ndërsa kemi një opozitë spektatore. Debati i ditës duhet të ishte raporti i presionit që ka Kryeministri me Presidentin. Fakti është që Presidenti e ka pranuar këtë presion. Atëherë, cili është fati i të tjerëve? Gjithçka është në qark të shkurtër. Nëse unë dua të të bëj keq, mund të të bëj”. 

Sipas tij, “përgjegjësia për pjesëmarrjen në zgjedhje është e një partie që ka mbi 50 deputetë në Parlament, që marrin rroga të majme, që kanë mbrapa privilegje, dhe nuk besoj se duhet t’u them unë atyre se çfarë të bëjnë”. 

“Problemi është tek njerëzit, të cilët duhet të kuptojnë që kur ka pasiguri nga politika, duhet të reflektojnë, të orientohen ndryshe. Nuk mund të orientohesh gjithmonë në një pikë”, theksoi më tej Bamir Topi. 

Next Post
Bamir Topi e zbulon: Piva kafe me Fatos Nanon, grupi i PD u çuditën kur më panë atje

Bamir Topi e zbulon: Piva kafe me Fatos Nanon, grupi i PD u çuditën kur më panë atje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Koha të heqim çdo kërcënim”/ Mesazhe për dialog dhe ulje të tensioneve pas takimit Erdogan-Mitsotakis në Ankara

“Koha të heqim çdo kërcënim”/ Mesazhe për dialog dhe ulje të tensioneve pas takimit Erdogan-Mitsotakis në Ankara

February 11, 2026
“Epsteini” ynë

Njeriu që do të vrarët e tij

February 11, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Presim që Serbia të përcaktojë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Presim që Serbia të përcaktojë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë

February 11, 2026
LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

February 11, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Operacioni Fshesa i Sali Berishës ndaj opozitave të reja

February 11, 2026
“Si do e “prekim” reformën në drejtësi”, Ministri i Drejtësisë shpjegon ndërhyrjet që parashikon mazhoranca

“Si do e “prekim” reformën në drejtësi”, Ministri i Drejtësisë shpjegon ndërhyrjet që parashikon mazhoranca

February 11, 2026
“Ilir Shtufi…jo,…Tufi…Ilir Lleshi”, Berisha ngatërrohet dhe nuk gjen dot cilin Ilir kërkon! Balla i nxjerr videon

“Ilir Shtufi…jo,…Tufi…Ilir Lleshi”, Berisha ngatërrohet dhe nuk gjen dot cilin Ilir kërkon! Balla i nxjerr videon

February 11, 2026
Prefekti uron 11 Shkurtin: Angazhohem së bashku me qytetarët për një kryeqytet dinjitoz!

Prefekti uron 11 Shkurtin: Angazhohem së bashku me qytetarët për një kryeqytet dinjitoz!

February 11, 2026
“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

February 11, 2026
Paga speciale për agjentët e BKH-së në EUROPOL dhe Inteligjencën Financiare në Strasburg

Paga speciale për agjentët e BKH-së në EUROPOL dhe Inteligjencën Financiare në Strasburg

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In