• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozitë qesharake

by Artur Ajazi
26/02/2025 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ditët e fundit, ka nisur “mjaltimi” i opozitës me Altin Dumanin. Ka ndodhur dhe ndryshimi qesharak i liderit të opozitës, me qëndrime të dyzuara ndaj tij dhe prokurorëve të SPAK-ut. Lideri “suprem”, nuk po thotë më, “SKAP-u, bandë kriminale, prokurorë të lidhur me krimin dhe bandat, me Edi Ramën”etj , pasi ata tani janë “njerëzit e drejtësisë, janë të pavarur, dhe po bëjnë detyrën”.

Opozitë më qesharake dhe më e pabesueshme, nuk ka patur ndonjëherë Shqipëria. Zaten, me këtë opozitë, Edi Rama do të qeverisë edhe nja 12 vjet të tjera. Më turp nuk ka, se të lëpish, atë që ke pështyrë. Të marrësh në mbrojtje, një prokuror që nuk ka asnjë meritë, dhe nuk ka përmbushur asnjë kriter profesional për të ardhur në SPAK, dhe të përpiqesh të mbrosh edhe ndonjë gjyqtar që shkel procedurat dhe toleron shkeljet ligjore në sallën e gjyqit, kjo natyrisht është sharlatanizëm politik. Po ç’rëndësi ka, edhe sikur Saliu dhe shpura e tij e paditur, marrin në mbrojtje apo dhe godasin SPAK-un.

Ata sot janë e djeshmja, errësira, e kaluara e keqe e shqiptareve, ata sot janë ligësia e çdo  mirësie që përjetojnë shqiptaret. Që opozita është bërë tollovingë, dhe shumë qesharake, kjo nuk ka asnjë diskutim, por që një prokuror i SPAK-ut, të bjerë në batakun e Saliut, dhe kjo nuk përtypet. Opozita e sotme e përfaqësuar mjerisht nga PD-ja, po humbet shansin  e rikuperimit të saj, po humbet shansin e demokratizimit të saj, ndaj dhe do të humbasë më thellë se në 2013 edhe në 11 maj.

Loja e Berishës, duke marrë në mbrojtje SPAK-un dhe ndonjë prokuror të veçantë të tij, mbetet sa e rrezikshme për atë institucion, aq dhe qesharake për shqiptarët. Deri dje, lideri “suprem” i shante me libër shtëpie prokurorët e SPAK-ut, ç’nuk u thoshte atyre, familjareve dhe farefisit të tyre, kurse sot i mbron ata nga Edi Rama.

Sa gallatë dhe zbavitëse  është të dëgjosh, se si Sali Berisha mbron Olsi Dadon (kur para 1 muaji e sikterrisi)  dhe paralajmeron kryeministrin se “po sulmon drejtësinë e re”. Sa e turpshme duket skena e sejmenëve të PD-së, tek dalin mes bulevardit dhe sallave të selisë tyre, duke lëvduar prokurorët e SPAK-ut, kur deri dje i kërcënonin ata, deri në burgosje “kur të vijë në pushtet opozita”.

Kjo pra është opozita trumpiste në Shqipëri. Kjo është opozita, që ulurin nga mëngjesi deri në darkë, se “fitorja e Tump është fitorja e Berishës”, kur fushata e saj ka nisur me goditjen e çdo institucioni ligjzbatues, të ngritur nga reformat e zbatuara nën vëzhgimin e plotë të SHBA dhe BE. Berisha realisht po bën fushatën më denigruese ndaj Partisë Demokratike.

Synimi i tij, mbetet  i qartë, “sa më gjatë në opozitë PD-ja, aq më gjatë  unë si kryetar partie”. Humbja e 11 Majit, do ti sjellë PD-së,  shansin e madh të rikuperimit total të asaj force politike, në të kundërt ringritja e saj mbetet mision i pamundur.

Next Post
Dëgjesa e PS-së me rektorin e UBT-së, Berisha: Rama përpiqet të mbulojë diellin me shoshë

Dëgjesa e PS-së me rektorin e UBT-së, Berisha: Rama përpiqet të mbulojë diellin me shoshë

Comments 1

  1. L.Xh says:
    10 months ago

    Zoti Dumani, drejtësia fillon me 21 janari.
    Zoti Dumani, drejtësia fillon me Gërdecin.
    Zoti Dumani, drejtësia fillon me Sali Berishen në burg, e jo nëpër salla vallëzimi, duke ju tallut e vënë në lojë, gjithë drejtësinë e rè, me ty në krye.
    Misioni që i keni vënë vehtes, për të shpartalluar Partinë Socialiste para zgjedhjeve, është i deshtuar.
    SPAK do të vazhdojë, por me TJETËR trupë prokurorësh të ndershëm e të pa kompromis.
    Juve i VETËdiskredituat.
    Ju ranë vlerat.
    Jeni nul.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vlora çel zyrtarisht sezonin turistik me spektakël fishekzjarresh

“Të përdoren nga persona mbi 12 vjeç”/ Zjarrfikësit japin këshilla për të pasur kujdes me fishekzjarrët

December 27, 2025
Një plagë që ende kullon gjak

“Le Temps” e Gjenevës: A do ta nxjerrin Kosovën nga kriza zgjedhjet e reja parlamentare?

December 27, 2025
“Shembull profesionalizmi në misionin e NATO-s”, Vengu viziton Forcat e Armatosura shqiptare në Bullgari

“Shembull profesionalizmi në misionin e NATO-s”, Vengu viziton Forcat e Armatosura shqiptare në Bullgari

December 27, 2025
Tabaku: Shqiptarët duhet ta dinë kush përfiton nga paqja fiskale, sekreti tatimor s’mund të fshehë të vërtetën

Tabaku: Shqiptarët duhet ta dinë kush përfiton nga paqja fiskale, sekreti tatimor s’mund të fshehë të vërtetën

December 27, 2025
42-vjeçari humbi jetën gjatë ndeshjes në kalçeto, mjeku sportiv tregon masat që duhen marrë para çdo loje

42-vjeçari humbi jetën gjatë ndeshjes në kalçeto, mjeku sportiv tregon masat që duhen marrë para çdo loje

December 27, 2025
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Përplasi dy punonjës policie, përfundon në pranga 43-vjeçari në Tiranë. Drejtonte makinën i dehur

December 27, 2025
“Se mos të dridhen duart kur të bësh qitje”/ Miri i “fluturon” puthje Kristit: Do vish të përkëdhel ty?

“Se mos të dridhen duart kur të bësh qitje”/ Miri i “fluturon” puthje Kristit: Do vish të përkëdhel ty?

December 27, 2025
Agresiv te fëmijët, gripi i stinës/ Mjekët: Ka dyshime për nënvariantin e ri që është shfaqur në..

Agresiv te fëmijët, gripi i stinës/ Mjekët: Ka dyshime për nënvariantin e ri që është shfaqur në..

December 27, 2025
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Po vendoste reklamë në tarracën e një mobilierie dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën i riu. Procedohet..

December 27, 2025
Gazetari Elton Tozaj dhunohet brutalisht, rrezikon të humbasë shikimin

Gazetari Elton Tozaj dhunohet brutalisht, rrezikon të humbasë shikimin

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com