• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozitë me qira

by Mero Baze
23/02/2018 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/ 

Një grup punëtorësh që kanë punuar në guroret e malit të Tomorrit, mbyllur disa muaj më parë nga qeveria për shkak të dëmit mjedisor, kanë protestuar në Berat para vendit ku ishte mbledhur qeveria. Të papunët ankohen se qeveria është shkaku që ata kanë ngelur pa punë, se mbylli guroret. Të njëjtën ankesë mund ta përsërisin dhe punonjësit e hidrocentraleve që kishin nisur punën në Kanionet e Osumit, apo dhe ata që presin të marrin leje aty.

 

Të protestosh ndaj qeverisë është gjëja më e lehtë dhe sporti më i përhapur në një vend të lirë. Por protesta të tilla si kjo e punonjësve të guroreve të Tomorrit, tregon një anë të errët të kapitalizmit shqiptar, sidomos të këtyre zhvatësve të natyrës, dhe një lehtësi të padureshme të opozitës, për të marrë me qira çdo protestë në vend.

Këta jo vetëm natyrën shqiptare, por dhe vetë shqiptarët i trajtojnë si kavje eksperimentale, të cilët ose do t’u shërbejnë bizneseve të tyre, ose do të kthehen në kamikazë.

Që mbyllja e guroreve është prishja e një biznesi dhe mbyllje e disa vendeve e të punës, është e qartë, dhe këtë biznesmenët mund të ankohen në rrugë ligjore për dëmin që u është bërë, pasi të ballafaqohen me oponencën e qeverisë për dëmin që kanë bërë në natyrë. Pra beteja mes tyre dhe qeverisë tani e tutje është ligjore.

Por ideja e tyre për të përdorur ish- punonjësit si kamikazë, për të treguar gjoja se nuk kanë hallin e tyre, por hallin e disa punëtorëve të mbetur pa punë, është ide mizore.

Dhe nuk janë të vetmit. Kështu janë përdorur dhe punëtorët e rafinerisë së Ballshit për të marshuar drejt Tiranës, kështu përdoren jo rrallë herë si shantazh dhe punonjës të kompanive të mëdha, që herë pas here kanë konflikte me shtetin.

Përdorimi i punëtorëve të varfër dhe të pashpresë si kamikazë të pronarëve problematikë, është një sinjal se sa i egër është kapitalizmi shqiptar dhe si arrin t’i shfrytëzojë punëtorët e varfër jo vetëm kur janë në punë, por dhe kur janë pa punë.

Vendimi i qeverisë, që më në fund të heqë disa vija të kuqe në malin e Tomorrit dhe Kanionet e Osumit, për të mos ndërtuar hidrocentrale dhe për të mbyllur guroret, është një vendim që jo vetëm duhet mbështetur, por duhet bërë i sigurtë, me qëllim që të nxitet industria e turizmit, të përparojë dhe të jetë e sigurtë, se ajo nuk do të ndeshë me zhvillimin industrial në zonë. Ajo zonë ka nevojë të garantojë turizmin dhe jo guroret apo HEC-et. Turizmi është një industri që atje mund të fusë lekë në çdo shtëpi, ndoshta edhe tek këta punëtorë të varfër që i keqpërdorin për protesta, por mbi të gjitha, bën të qartë perspektivën e zonës dhe e orienton atë drejt investimeve.

Tani opozita që bëhet entuziaste nga protesta të tilla, duhet të bëjë kujdes të mos identifikohte me guroret dhe HEC-et, edhe pse e dimë që ajo i ka dhënë ato leje. Në mungesë të ideve të saj për të bërë opozitë, ajo është bërë si ata biznesmenët që marrin biznese me qira ngaqë nuk kanë idetë e tyre. Dhe opozita jonë del në mëngjes në punë, shikon kush ka ndonjë ide për protestë dhe ua marr protestën me qiraa, duke dalë në mbështetje të saj. Por shpesh herë mund të fitojë më shumë po nuk foli për marrëzi të tilla. E vetmja gjë që duhet të thotë në këto raste, është që  biznesmenët që keqpërdorin varfërinë dhe makthin e punonjësve të mbetur pa punë, nga biznesi kriminal i tyre.

Next Post
Gjergj Bojaxhi kallëzon penalisht Bashkinë e Tiranës dhe IKMT për parkimin nëntokësor në sheshin ‘Skënderbej’

Veliaj nxori identitetin e Tiranës në ankand, kjo s'është çmenduri por kriminale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In