• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Opozitë e ndryshkur”, Sula zbardh prapaskenat e kaosit në Kuvend: 80% e deputetëve ishin kundër, vetëm 3 persona pro

by Os De
22/09/2025 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka kritikuar sjelljen e opozitës në Parlament në seancën e javës së kaluar, kur për shkak të kaosit të tyre dhe hedhjes së kushtetutës dhe librit të rregullores drejt qeverisë, Kuvendi miratoi me shpejtësi programin qeverisës. 

Në një postim në Facebook, Sula e konsideron sjelljen e opozitës si autogola që i bën vetes. 

Ndërsa për kaosin që shkaktoi opozita në Parlament, Sula zbulon se 70-80% e deputetëve të opozitës ishin kundër asaj që ndodhi. 

Sipas tij, vetëm 3 persona e mbështesnin atë sjellje; kryedemokrati Sali Berisha, Sekretari i partisë dhe kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi. 

Reagimi i plotë i Dashnor Sulës: 

Autogolat e një opozite të ndryshkur! 

Këtë fillim javë në orën 11, Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi paska thirrur në Konferencë Kryetaresh kryesinë e vogël të PS dhe PD për të diskutuar mbi emrat qe do jenë në komisione. 

Pra, Partia Demokratike e cila i hoqi shansin vetes për të“çjerrur maskën e propagandës” qeverisë duke zbërthyer problemet e programit, sot do ulet në një tryezë me Niko Peleshin që bën sikur do ta shkarkojë. Pra, pasi bënë sikur ishin të revoltuar me Diellën dhe Nikon, sot këtij të fundit do i luten: më vendos këtë deputet në komision e atë deputet në një komision tjetër. Na jep një zyrë këtu e një zyrë aty. Na fut në punë këtë e hiq atë. Ndërkohë shqiptarët nuk morën vesh asgjë nga program i qeverisë, nëse do të rritet pensioni, rroga, a do ketë më shumë investime pasi ata që duhet të tregonin se janë ndryshe nga ata që i akuzojnë se shkelin ligjin, vetë flakin KUSHTETUTËN DHE RREGULLOREN duke treguar zero respekt për Kushtetutën e vendit. 

Në mes të gjithë kësaj situate absurde të një opozite të ndryshkur në ide dhe me zero respekt për Kushtetutën, mësova një informacion pozitiv: Në mbledhjen e grupit të PD pas seancës së të enjtes, 70-80% e deputetëve kishin qenë kundër sjelljes së kolegëve të tyre që hidhnin kushtetutën si rreckë para ambasadorëve e që i hoqën mundësinë e pakët për të sulmuar Ramën në prezencën e tij. Të vetmit që mbështesnin atë që ndodhi më thonë se ishte, kryetari i PD, Sekretari i Përgjithshëm dhe Kryetari i Grupit të PD. 

Zero surprizë për këtë fakt. Të tre ata që pëlqyen dhe shkaktuan atë skenë të enjten e kaluar kërkojnë rrëmujë në mënyrë që të shmangin llogaridhënien e të ruajnë statuskuonë. 

1-Kryetari i Partisë Demomratike kërkon vetëm rrëmujë që të mos i kujtojnë “Nenin Basha”. 

2-Sekretari i Përgjithshëm, i falet në gjunjë kryetarit të partisë, vetëm që të qëndrojë numri dy i partisë e të mos lejojë njeri të sulmojnë ata që mbron ai. 

3- Kryetari i Grupit kërkon amulli që të merren të gjithë me zhurmat kot dhe të mos përmend njeri se drejton grupin një njeri që s’drejtonte dot as ekipin në fushatë. 

Me pak fjalë nuk iu intereson se qytetarët nuk morën vesh se cfarë kishte programi, por u intereson amullia që të ruhet statuskuoja. Të tre e dinë shumë mirë se në një politikë normale analiza do bëhet te rezultatet ndaj i qëndrojnë larg. 

Më e keqja është se në këtë budallallëk janë edhe arrogantë. Pasi shpërdoruan mundesinë per të demaskuar qeverinë e re, bëjnë një mbledhje në seli dhe dalin me vendim politik: I lutemi Niko Peleshit ta ripërsërisë edhe një herë atë seancë. Si intereson fare se dalin qesharakë. Bëjnë vetëm autogola. 

Përballë një mazhorance kaq të madhe dhe në mandatin e 4, duhet një opozitë e ndershme, një opozitë me ide dhe alternativa në mënyrë që ta kontrollojë, jo një opozitë që ka kryetar një njeri që as një kredi nuk merr dot e jo më të qeverisë vendin. 

 

Next Post
Humb 68-vjeçari çek në Shqipëri, ambasada dhe familja apel për ndihmë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset një person/ Policia shpall në kërkim autorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In