• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozitë me duar në xhepa (2)

by Flogert Muça
07/01/2018 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça

Viti që sapo lamë pas ishte padyshim një vit i ngjeshur për politikën. Ndoshta më i ngjeshuri në këto vite pluralizëm, ku u vunë në rrezik zgjedhjet dhe njëkohësisht reforma në drejtësi. Fitues i të dyja betejave  siç dihet, doli Edi Rama, i cili ka tanimë mbi shpatulla të gjitha përgjegjësitë e qeverisjes i vetëm dhe nuk ka asnjë justifikim në 2021-shin përballë qytetarëve që do votojnë.

Nga ana tjetër, Basha pati një vit edhe më të vështirë, sepse ishte humbësi. Kulmi i aksionit të tij politik ishte çadra e cila për pak sa nuk i rrëzoi zgjedhjet dhe reformën në drejtësi. Një marrëveshje mbrëmjen e 18 majit mes tij dhe Edi Ramës shpëtoi gjithçka, por futi Bashën në një luftë akoma edhe më të vështirë nga ç’ishte brenda Partisë Demokratike pas humbjes katastrofike në zgjedhjet e 25 qershorit. Kjo luftë shkoi deri  aty sa Basha ngriu pozitat e tij në krye të PD dhe zhvilloi zgjedhje brenda saj, të cilat edhe pse u kontestuan dhe u konsideruan si fasadë, bënë që Basha të mbajë sërish drejtimin e partisë, një partie tanimë të zvogëluar në numra dhe të përçarë në themel.

Ndërkohë partia e tretë e dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit me më shumë mandate , LSI, për herë të parë pas tetë vitesh në pushtet,  e pa veten në opozitë. Ajo u ndje e tradhëtuar nga Edi Rama i cili arriti të fitonte i vetëm.  Nuk vonoi shumë dhe gjeti ngushëllim të Partia Demokratike, që në fakt kishin kohë që punonin bashkë kundër reformës në drejtësi me “çadrën” që bllokonte vettingun poshtë tavolinës.

Në makro kjo ishte ajo që ndodhi me politikën në vitin 2017 dhe çdo gjë pas  këtyre ishte pasojë e këtyre momenteve. Edhe këpuca e Monikës ashtu si dosja “Habilaj” ishin dhe janë pjesë e planit politik të kampit opozitar i cili këtë muaj ka paralajmëruar se do të ketë një valë protestash.

Por, ku qëndron problemi i opozitës e cila me gjithë fuqitë e saj ka sulmuar qeverinë, por akoma nuk ka patur asnjë rezultat? Si ka mundësi që kemi një opozitë që dorëzohet duke sulmuar me çizme e flakadanë dhe nuk arrin të ngrejë frymë? Si është e mundur që një parti e vetme qeveris në një vend me kaq shumë halle dhe opozita nuk arrin të qullosë asgjë veç sulmeve të vjetra në vit të ri?

Në një shkrim të muajit nëntor të 2017-ës shkruaja se opozita ishte me duar në xhepa, njëlloj si opozita e Edi Ramës në mandatin e parë të Berishës të pas viteve 2000. Fatkeqësisht, opozita  sot ka ndryshuar shumë pak nga opozita e para dy muajve. Ka ndodhur vetëm një ndryshim, sot ajo është me njërën dorë në xhep dhe tjetrën te këmba ku bëhet gati të heqë këpucën, por prapëseprapë shumë larg duarve që mund t’i japin një dorë për të bërë opozitë siç duhet.

Sot pra, PD dhe LSI janë shumë larg qytetarëve. Ato po largohen çdo ditë e më shumë nga qytetarët, sepse kanë zgjedhur të merren me hallin e tyre personal dhe jo me hallin e qytetarëve. Paradoksalisht këtë e bën Edi Rama, i cili edhe pse në krye të qeverisë zhvillon aksione prej opozitari duke”qarë hallet” dhe premtuar zgjidhje. I tillë ishte edhe rasti i emisionit të fundvitit ku Rama nga studioja e Ardit Gjebresë tha se e dinte se sa shumë halle ka Shqipëria ndaj po dhe do të punonte çdo ditë për të përmirësuar shumë hallka të jetës së shqiptarëve. Ndërkohë që këtë duhet ta bënte Lulzim Basha,  si për ironi të fatit ai ndodhej në Stamboll duke festuar  ditëlindjen super luksoze e një oligarku të cilin pa emër bën sikur e sulmon vazhdimisht. Monika? Ajo ishte në një emision në TCH, me duart në para, të cilat nëse do i fitonte, betohej se do t’i çonte për bamirësi.

Është pikërishte ky problemi i madh i opozitës. PD dhe LSI mendojnë se do të tundin themelet e qeverisë duke sulmuar Ramën nga selitë e partive respektive e duke mos njohur realitetin në çdo qytet e fshat.

Akoma PD dhe LSI mendojnë se duke sulmuar SHBA/BE për hallin e tyre do të mund të vënë edhe shqiptarët kundër perëndimit.

 Akoma mendojnë se duke bërë luftën e tyre do të mund të bindin shqiptarët t’i ndjekin në protesta.

Dhe ç’është më kryesorja, akoma mendojnë se do të mund të mbledhin njerëz në shesh pa kërkuar një ndjesë të madhe për atë që kanë bërë keq në kohën kur ishin ata në pushtet. Sepse ajo kohë nuk është e largët dhe shqiptarët e dinë se me kë kanë të bëjnë.

Opozita nga selia e partisë është opozita që të siguron dështimin e plotë. Nëse nuk dalin nga kurthi ku kanë rënë, PD dhe LSI do e kenë rrugën gjithnjë e më të ndarë nga qytetarët.

Next Post
Flet vëllai i avokatit të zhdukur në Durrës: Telefonata e fundit me Besnikun

Dyndje në portin e Durrësit, mijëra emigrantë largohen pas festave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

March 24, 2026
Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

March 24, 2026
PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

March 24, 2026
Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

March 24, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Shqipëria nis përgatitjet për sezonin turistik, Rama poston momente nga puna për pastrimin e vijës liqenore në Pogradec

March 24, 2026
27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

March 24, 2026
Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

March 24, 2026
Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

March 24, 2026
Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

March 24, 2026
PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In