• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozitë babilonike

by Namir Lapardhaja
22/09/2025 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja

Prej kohësh opozita jonë ka humbur busullën orientuese, duke dalë jashtë kohe dhe hapësire.  Kur i duhet të jetë konstruktive, është destrutive. Kur duhet të jetë argumentuese, është zhurmëshurdhuese. Kur i duhet të japë alternativë, jep pretenca. Kur i duhet të jetë e butë bëhet e ashpër. Kur i duhet të jetë e drejtë, shfaqet e shtrembërt. Kur i duhet të jenë sa më të arsyeshëm, janë aq më irracionalë. Kur duhet të jenë sa më të afërt, janë aq më të largët. Kur i duhet të jenë sa më të ëmbël janë aq më të hidhur. Kur i duhet të jenë sa më të shpejtë, atëherë janë aq më të ngadaltë. 

Kur i duhet të betohen në Parlament, hedhin Kushtetutën përpjetë. Kur i duhet të flasin, bëjnë zhurmë. Kur i duhet të propozojnë emrat e tyre, shkarkojnë emrat e kundërshtarit. Në vend që të martohen në Kalanë e Rozafës, një prej më të bukurave dhe më të veçantave në botë, bëjnë dasmat në kështjella të huaja në Itali. Kur i duhet të rrinë e t’i japin sqarime njerëzve në Shqipëri, hedhin foto nga udhëtimet e tyre nëpër botë. 

Kur i duhet të rinovohen, mumifikohen. Kur i duhet të ikin, rrinë në vend. Kur i duhet të ndryshojnë, riciklojnë veten. Kur i duhet të fshehin luksin, shpërfaqin jetën luksoze. Kur i duhet të bëjnë një gjë, bëjnë pikërisht të kundërtën e gjësë së duhur.    

Kjo është çudia më e madhe e kësaj opozite. Mirë që janë të tillë dhe që veprojnë kështu, po pse? Cila është arsyeja? Dhe, me sa duket, tjetër arsye nuk ka veç asaj që thotë Anjshtajni, që bëjnë të njëjtën gjë dhe presin rezultate të ndryshme. Mirëpo, në rastin e tyre edhe kjo nuk sqaron shumë, sepse, mirë që bëjnë të njëjtën gjë, po pse bëjnë gjithmonë gjënë e gabuar? 

Për këtë përgjigje se pse bëjnë gjënë e gabuar, duhen pyetur vetëm ata. Po mirë që duhen pyetur, po ku t’i gjesh ata dreqër, se ata janë sa në Milano, sa në Berlin, Romë e nëpër botë; me toyota luksoze, me foristrada të shtrenjta, me aeroplanë me dreq e me të birin, i ke ose nëpër botë, ose nëpër vende që nuk i kap dot. 

Nuk i ke në Dumre, në Gramsh, në Zadrimë, në Pukë, në Mat, në Librazhd, në Korçë, Kolonjë, Përmet e Berat, askund nëpër Shqipëri nuk i gjen. Ata i ke kudo, vetëm aty ku duhet të jenë nuk janë./Tema 

 

Next Post
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Nesti Angoni si një tallje për drejtësinë e re në stilin e Këthe Spirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In