• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nesti Angoni si një tallje për drejtësinë e re në stilin e Këthe Spirit

by Mero Baze
22/09/2025 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze 

Të gjithë portalet janë mbushur me lajmin se motrat Vokshi janë paditur në SPAK nga Nesti Angoni, personazhi i famshëm i fabrikuar për të justifikuar nisjen e procedurës penale ndaj Erion Veliajt. 

Nuk është se kemi të bëjmë me ndonjë lajm të sigurt që motrat Vokshi janë denoncuar përmes ndonjë kallëzimi në SPAK. Së paku nga SPAK nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar. Ata zakonisht reagojnë kur duan të merret vesh diçka. 

E vërteta është se një personazh që është brenda historive korruptive të motrave Vokshi, sidomos lidhur me rolin e tyre në privatizimet në Albpetrol, ku njëra ishte Drejtore bordi e tjetra drejtoreshë privatizimi, si dhe në afera të tjera korruptive nga privatizimi, ka bërë shpeshherë denoncime në gjithë gazetat për veprimtarinë e tyre. Disa prej tyre dhe janë botuar. 

Tani këtij personazhi që shkruan nga një adresë email me emrin SPAKburim, ka shpërndarë dhe lajmin që ka dorëzuar në SPAK kallëzimin për to, duke e shoqëruar dhe me një faksimile që imitonte firmën e personazhit inekzistent Nesti Angoni. 

Pra, këtu ironia më e madhe është me “ringjalljen” e Nesti Angonit si një personazh që SPAK i hap derën nëse denoncon. 

Në të vërtetë ai nuk ekziston. SPAK ka deklaruar se nuk ekziston, por ka pranuar që i ka bërë një denoncim që ata e kanë marrë seriozisht. Pra, SPAK ka pritur dikë në sportel, i ka paraqitur një ID që nuk e dimë cila ka qenë, i ka dorëzuar një zarf dhe është larguar. Dhe ata pastaj kanë parë që në zarf e kishte emrin Nesti Angoni. Pastaj kanë verifikuar që ai përmend tre personazhe: Erion Veliaj, Gent Sulaj dhe Gentiana Sulaj, dhe ka provuar që ata janë gjallë dhe ekzistojnë, dhe ka nisur hetimin. 

Në rastin konkret personazhi misterioz, ka dorëzuar fakte shumë më të rënda dhe kompromentuese për motrat në fjalë, por ka vënë emrin Nesti Angoni për t’i treguar SPAK standardin që ai ka vendosur për nisje hetimesh. 

Është pak a shumë si historia e famshme e Këthe Spirit, poetit bohem të Zagories, meqë të dy prokurorët e çështjes së Nesti Angonit kanë lidhje me Zagorien, njëri dhëndër e tjetri me origjinë. 

Këthe Spirit nuk i jepnin shkollë për djalin se kishte biografi të keqe dhe i shkroi letër Enver Hoxhës. Në letër i thoshte:
“I dashur shoku Enver. Jam Këthe Spirit, poet i njohur popullor i Zagories. Kërkoj shkollë për djalin, por ca birbo në pushtet nuk më japin se thonë djali e ka pasur gjyshin kulak.
I dashur shoku Enver. Unë e di që partia jonë nuk bën luftë klasash, dhe e ka treguar këtë me shembuj. Ju, shoku Enver, partia ju pushkatoi kunatin si armik, por nuk të pengoi ty në karrierën tënde që të bëheshit Sekretar i Parë.” 

Pas kësaj edhe djali mbeti pa shkollë, edhe Këthja u burgos. 

Kështu që këta të SPAK tani, që janë fyer në sedër nga ky tipi që u ka bërë denoncim anonim, dhe u ka keqpwrdur pseudonimin e tyre, ka shumë mundësi të turren të gjejnë kush është ky që i provokon, dhe ta burgosin, pa u marrë me motrat Vokshi. 

 

Next Post
Në protestë pro Gazës, “luftë guerile” në Milano/ 60 agjentë të plagosur

Në protestë pro Gazës, “luftë guerile” në Milano/ 60 agjentë të plagosur

Comments 1

  1. Qofte Vuçidoli me paçe Çepani says:
    1 year ago

    U bëmë me dy Nesti Angoni.
    Një Demokrat, kunder PS.
    Një Socialist, kunder PD.
    BarazPeshim i kandaHarit të vetëmJOdrejtësisë, mender me thanë të pis shtrëmbësisë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In