• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
JavaNews.al
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavaNews.al
No Result
View All Result
Home Kryesoret

Opozitat e reja: E drejta për të provuar veten

Java News by Java News
December 27, 2020
in Kryesoret, Opinion
0
“Fjalimi i Jozefina Topallit dhe femnat e atij krahu politik”
0
SHARES
3
VIEWS
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Erl Murati
Qarkullon një opinion i gabuar që individët politikë të cilët, për një arsye apo një tjetër largohen prej një partie, nuk kanë të drejtë t’i bashkohen një formacioni të caktuar politik, ose të krijojnë një parti të re. Kjo shihet si “tradhti” nga një pjesë e militantëve, të cilët nuk i hyjnë analizës se partitë, janë organizata të bashkimeve vullnetare. E si të tilla, gjithkush është i lirë të përqafojë idenë e shumicës brendapartiake, ashtu siç është i lirë të shkëputet në kërkim të një strehe tjetër, ku nuk ndihet minorancë. Ca më keq, kur nuk shkëputet me ndërgjegje, por e dëbojnë përdhunshëm. Le të flasim hapur, “mendimi alternativ” nuk është tamam ajo që kërkohet dhe vlerësohet në partitë tona politike.
Një pjesë e funksionarëve të Partisë Demokratike, por edhe avokatë publikë të kauzës së saj, artikulojnë herë pas here akuza të padrejta ndaj ish-përfaqësuesve të kësaj partie, të cilët kanë vendosur të provojnë veten më 25 prill në parti të reja.
Dikush thotë se “mendimi i pakicës” mund të kultivohet brenda partisë, apo siç thuhet rëndom “brenda familjes”. A është kjo rruga e drejtë?
Për hir të koherencës së qëndrimit ndër vite, më duhet të pohoj: E kundërta është e vërtetë.
E kam menduar dhe thënë këtë kur Ben Blushi i bënte opozitë cilësore qeverisë Rama. Por, edhe kur nje pjesë e PS-së – më vonë LSI – i bënte opozitën kryesore qeverisë “Nano”.
Partitë janë bashkime njerëzish të lirë. Kur dikush nuk e gjen veten, nuk ka sens të shkatërrojë nga inati themelet ose “t’i bjerë me kokë” murit të shtëpisë politike.
Nga pikëpamja e moralit politik, është më e ndershme ta braktisësh diçka që s’të përket, për të rigjetur veten. Qoftë edhe në një parti të re.
Me logjikën e “tradhtisë politike” së dikujt, jo vetëm LSI s’duhet të ish krijuar, por edhe Milo duhet të kish qëndruar tek Gjinushi, edhe Dash Shehi duhet të kish ndenjur në PD, Ngjela gjithashtu, e të tjerë e të tjerë. Madje me këtë logjikë, edhe 4 a 5 partitë komuniste s’duhet të ishin krijuar, por duhet të kishin qëndruar në partinë mëmë. E më tej, edhe ballistë e legalistë apo demokristianë, s’do duhej të themelonin disa parti, por duhet të rreshtoheshin në PD.
Krijimi i partive të reja në kampin e djathtë nga Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Rudina Hajdari etj. janë një lajm i mirë edhe për një arsye tjetër.
PD-ja e ka bërë zakon, për shkak të maksimalizimit të rezultatit elektoral, që kryetarët e partive të tjera të djathta ti fusë në listat e saj të deputetëve. Dalëngadalë kjo ka sjellë bjerrjen e këtyre partive, zhdukjen e individualiteteve jashtë PD, apo zbehjen e personaliteteve të djathta të pavarura nga partia “mëmë”.
Kjo ka sjellë një uniformitet të rrezikshëm të së djathtës. Andaj, lind nevoja për një të djathtë multipolare: mund të jesh dhjetorist, ish-i përndjekur, pronar i madh, pa qenë nevojë që të mendosh me kokën e kryetarit të rradhës së Partisë Demokratike. Dua të them, e djathta ka nevojë për këtë multipolaritet nëse kërkon që të ringrihet. Uniformiteti nuk sjell zhvillim, nuk sjell garë të brendshme, nuk sjell alternativa brenda kampit ideologjik. Në pamje të parë mund të duket si “e djathtë e bashkuar”, por nëse ky bashkim nuk sjell më shumë se 30% të votave, atëherë kemi të bëjmë më një problem të funksionimit të pluralizmit, jo thjesht një koalicion i destinuar të rrijë në opozitë. Një lloj totalitarizmi ideologjik.
Të djathtët jashtë PD, qoftë Topalli, Murrizi apo Hajdari do ta rigjallërojnë të djathtën.
Andaj, për këdo që nuk e sheh realitetin me syze partiake, por me sytë e interesit publik, sa më shumë alternativa të ketë jeta politike, aq më mirë është.
“Të heqim njëherë të keqen e madhe, Ramën, pastaj shohim e bëjmë”, nuk vlen.
Kjo është gjuhë forumesh partiake. Për ata që mendojnë kështu, kam një lajm jo të mirë: Rama më 25 prill përfaqëson një alternativë politike, njësoj si Lulzim Basha. Shqiptarët do të votojnë alternativën që e mendojnë më të mirë për ta dhe të ardhmen e tyre, në 4 vitet e ardhshme. Eshtë kaq e thjeshtë.

Previous Post

Maqedonia/ Superaksion në një vilë në Shkup, pranga 29 personave me kokainë e marijuanë

Next Post

Ndërron jetë nga Covid mjeku neuropsikiatër nga Elbasani

Next Post
Studimi/ Pacientët që futen në ventilator, vetëm 34% shanse për të jetuar

Ndërron jetë nga Covid mjeku neuropsikiatër nga Elbasani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

  • Bamir Topi: PD, e sëmurë kronike prej shumë vitesh
  • 7 arsye se pse Kuvendi duhet të rrëzojë kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut
  • Kërkesa për Ballukun, Dudushi: SPAK-u ka hyrë në politikë, vendimin e Kushtetueses e mori si…
  • Salianji falenderon demokratët pas takimit në Elbasan: Ftoj të gjithë opozitarët ta bëjmë sërish PD shtëpinë politike të shumicës së shqiptarëve
  • “Në rastin e Ballukut, SPAK u tregua politik”/ Curri: Në janar, Rama mund të…
JavaNews.al

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi

Më tepër

  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi