• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Opozitarizmi veror i Petrit Vasilit

by
11/08/2015 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

LSI e ka bërë zakon që në gusht, kur gjithë populli mendon me të drejtë se politika ja ka futur plazhit,  ajo si parti qeverisëse me vlera dhe kontribute të patjetërsueshme del dhe tregon se është vigjilente ndaj qeverisjes që i takon në veçanti pjesës së Edi Ramës. Petrit Vasili ka të gjithë seriozitetin dhe përvojën e duhur të bëjë opozitarizimin brenda qeverisë sidomos kur bëhet fjalë për tema që i përkasin sektorit të shëndetësisë, ku LSI gjithmonë ka treguar se është shumë e ndjeshme. Rasti më i fundit është ai i shkarkimit direkt të drejtorit Rajonal  të Institutit të Kujdesit Shëndetësor, i përfshirë në skemën korruptive të rimbursimit të barnave.

Petrit Vasili nuk është kaq i shpenguar sa Ilir Meta që disa vite më parë doli me shapka plazhi në konferencë shtypi për  folur lidhur me problemet e qeverisjes. Por nuk ka asnjë kompleks të kritikojë qeverinë ku ai bën pjesë, pasi LSI-nuk mund të lejojë abuzime dhe shpërfillje të shqiptarëve nga ministra të papërgjegjshëm që vijnë nga radhët e Partisë Socialiste apo vetë LSI-së kur bëhet fjalë për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Dhe problemet dolën. Po pse është nevoja që LSI  ta bëjë këtë publikisht, kur shqetësimet dhe kritikat që ka mund t’i përcjellë në rrugë zyrtare apo konfidenciale, kur ka treguar se kryetari i  saj di të merret shumë mirë vesh me Edi Ramën. Kryeministri poshtë nga jugu është, ka bërë edhe disa foto që i ka shpërndarë në rrjetet sociale me disa aktorë humori. Edhe Ilir Meta andej e bën plazhin sepse viziton herë pas here të rinjtë në kampingjet e LRI-së. Njëri me shapka dhe tjetri me pantallona të shkurtra mund të qartësojnë idetë për një qeverisje më të mirë, çfarë duhet podiumi dhe Petrit Vasili të dalë në televizor për të të bërë kritizerin. Kujt ja thotë vërejtjet për punën e qeverisë kur partia e tij është vetë qeveria? Pse duhet që  edhe ne ta shohim qeverinë sipas optikës së LSI-së, si dy pjesë ku njëra nuk ka përgjegjësi për kusuret e tjetrës. Fatkeqësia është se media i jep më shumë vëmendje se çduhet kësaj lloj politike që di të bëjë LSI-ja dhe Petrit Vasili në këtë rast. Një shantazh që buron nga motoja “të ecim më shpejt”, dhe që nuk lidhet aspak me interesin publik, por me hallet dhe llogaritë e parisë së LSI-së që si me shapka si pa shapka vazhdon të bëjë të njëjtën politikë, në grackën e së cilës bie vazhdimisht media e “lirë”./Respublica/

 

shapka_0

Next Post

Cili është orari më i mirë për të pirë kafe?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘S’kam folur me Ramën për kandidimin në Tiranë’! Braçe: Vota është zëvendësuar me njoftime në mur…

‘S’kam folur me Ramën për kandidimin në Tiranë’! Braçe: Vota është zëvendësuar me njoftime në mur…

April 26, 2026
“Hoxha të japë dorëheqjen pas SMS”. BDI i përgjigjet VLEN: Jeni zëdhënësit kundër interesit të Shqipërisë

“Hoxha të japë dorëheqjen pas SMS”. BDI i përgjigjet VLEN: Jeni zëdhënësit kundër interesit të Shqipërisë

April 26, 2026
Aksion në Kavajë: Sekuestrohen 16 makina lojërash fati, dy të rinj në kërkim

Aksion në Kavajë: Sekuestrohen 16 makina lojërash fati, dy të rinj në kërkim

April 26, 2026
Washigton Hilton, vendi ku u plagos Reagan në 1981 dhe sulmi i sotëm

Washigton Hilton, vendi ku u plagos Reagan në 1981 dhe sulmi i sotëm

April 26, 2026
Kontrolle në burgun e Shkodrës, ja çfarë u gjetën në 38 qeli

Kontrolle në burgun e Shkodrës, ja çfarë u gjetën në 38 qeli

April 26, 2026
FOTO / Mjeku humbi jetën bashkë me të bijën në Lezhë, familjarët hapin dyert e mortit

FOTO / Mjeku humbi jetën bashkë me të bijën në Lezhë, familjarët hapin dyert e mortit

April 26, 2026
Paketa e Maleve dhe programi “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, Rama: Një rrugë e re për zhvillimin rural dhe sipërmarrjen shqiptare

Paketa e Maleve dhe programi “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, Rama: Një rrugë e re për zhvillimin rural dhe sipërmarrjen shqiptare

April 26, 2026
Prova për demokracinë në Gaza: Vota e parë në 20 vjet

Prova për demokracinë në Gaza: Vota e parë në 20 vjet

April 26, 2026
U dhunua mbrëmë në Lungomare, niset drejt spitalit të Tiranës 60-vjeçari nga Vlora

U dhunua mbrëmë në Lungomare, niset drejt spitalit të Tiranës 60-vjeçari nga Vlora

April 26, 2026
Siguria ushqimore, Rama: Të garantojmë jo vetëm shëndetin, por edhe suksesin e produkteve tona në BE

Siguria ushqimore, Rama: Të garantojmë jo vetëm shëndetin, por edhe suksesin e produkteve tona në BE

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In