• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Opozitar me makinë 100 mijë euro nuk frymëzon” Dash Sula: Të themelohet UÇD, Ushtria Çlirimtare e Demokratëve

by Os De
12/11/2025 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri duhet krijuar UÇD (Ushtria Çlirimtare e Demokratëve) për çlirimin e demokratëve nga krerët e PD që po e mbajnë peng opozitën. Është ky propozimi që bëri në studion e Ditarit me Pandi Gjatën në A2 CNN, ish-deputeti demokrat Dashnor Sula duke komentuar dorëheqjen e kreut të PDK-së në Kosovë të cilën e sheh si një vlerë qytetare, përkundër asaj që ndodh tek ne. Në A2 CNN Sula tha se nuk ka asnjë dorëheqje pavarësisht humbje së vazhdueshme në zgjedhje. 

“Kreu i PDK Memli Krasniqi i opozitës dha dorëheqjen. Është vlerë. UÇK ka përballuar luftën me Serbinë dhe ato prapë kanë probleme dhe si vlerë qytetare jep dorëheqjen, kurse këtu tek ne humb, humb nuk jep dorëheqje. UÇK u kijua për të çliruar nga serbët, këtu duhet krijuar UÇD për çlirimin e demokratëve nga krerët e PD që po e mbajnë peng opozitën. Mazhoranca përdor gjithë mjetet për të qenë në pushtet, po ku je ti? Nëse i demoralizon e nuk ngjall shpresë, duhet të kesh kartën e moralitetit”. 

Dhe në këto kushte Sula e shikon tragjike të ardhmen e PD-së, rënia e së cilës sipas tij ka nisur që në 2008-ën. 

“E shoh tragjike të ardhmen e PD-së. kjo ka ndodhur në 21 prill 2008. Që nga atëherë ka filluar rënia e PD. Ne fitonim mandatet për shkak të figurave të forta politike që kishte e djathta. Çfarë figurash ke në PD që ngjallin shpresë? Kavaja është model për bashkitë e tjera. Pse në bashkitë e tjera jo se u zgjodh modeli i gabuar. Është vlerë dorëheqja e Leskajt”. 

Sipas tij po nuk u hap PD-ja, Rama nuk ikën më. Ai thekson se opozita nuk ka më njerëz që frymëzojnë dhe që përballen. 

“Nuk ka njerëz më nuk frymëzojnë më. Nuk kanë bërë një takim në zona pas 11 majit. Zero, asnjë takim, asnjë lëvizje, nuk është bërë asgjë. Lajme prodhon mazhoranca, opozita reagon. Si mund të rrijë opozitari pa debat. Politikanët e opozitës nuk përballen”. 

Imazhi i opozitarit sipas tij duhet të jetë i kulluar dhe jo i luksit sikurse shfaqen shumica e tyre. 

“Që të jesh opozitar dhe të kesh makina të fundit, opozitë luksi. Në opozitë ose do hash dhe që t’u tregosh qytetarëve, jo se është keq pasuria, se nuk ke as biznes dhe ka makinë 100 mijë euro. Me rrogë deputeti e zyrtari pa biznes pa aktivitet prodhues. Politika është imazhi si individ dhe si forcë politike. Nëse ke imazh të rrënuar dhe je i korruptuar, ti nuk frymëzon, se je sfidanti, sfidanti duhet të jetë i kulluar, ar, diamant e kundërta e kundërshtarit politik. Unë deri më sot jam i pakorruptuar. Kështu duhet të dalësh para qytetarëve”. 

 

Next Post
Frikë, poshtërim, shpresë

Frikë, poshtërim, shpresë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

March 29, 2026
“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

March 29, 2026
Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Erjon Braçe vetëofrohet kandidat për Bashkinë: Do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve në gjithë Tiranën

March 29, 2026
Dega e PD-së në Elbasan mban zgjedhjet për kryetar, në garë 5 kandidatë, 2400 demokratë me të drejtë vote

Dega e PD-së në Elbasan mban zgjedhjet për kryetar, në garë 5 kandidatë, 2400 demokratë me të drejtë vote

March 29, 2026
Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

March 29, 2026
Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

March 29, 2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

March 29, 2026
“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

March 29, 2026
Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In