• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita vendos të bojkotojë komisionet parlamentare deri në verë (por jo të enjten parlamentare)

by Java News
07/02/2017 21:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Braktisja e komisioneve parlamentare nga deputetët e opozitës do të vijojë deri në fund të këtij parlamenti. Deklarata u bë nga deputeti i PD, Gerti Bogdani, i cili komentoi vendimin e marrë në grupin e PD në studion e lajmeve të Ora News.

Ai tha se kjo qeveri ka rënë dhe është vetëshkarkuar në sytë e qytetarëve. Ndërkohë Bogdani tha se seancat parlamentare nuk do të bojkotohen pasi janë e vetmja mënyrë ku opozita mund të thotë fjalën e saj.

Pse braktisët komisionet parlamentare?

Bogdani: Qeveria ka rënë, në momentin që ministrat dalin dhe akuzojnë kryeministrin për korrupsion, në momentin që ministrat dalin dhe akuzojnë kolegët e tyre për shantazhe politike apo kriminale, në momentin kur Shqipëria ka hapur dyert për trafikun e drogës dhe në momentin kur sot kemi një qeveri jo legjitime, ku hidhet dhe pritet topi se kush do ta arrestojë Balilin, apo i kujt është Balili, ndërkohë që ky është një Balil i vetëm që ka me dhjetra të tjerë  që lëvizin lirshëm kjo qeveri nuk është më legjitime dhe si i tillë puna në komisionet parlamentare nuk mund të jetë normale sepse nuk mund të jemi më në një parlament normal dhe prandaj ka qenë vendimi i tillë i grupit parlamentar të PD.

Pra kjo është një braktisje përfundimtare e Parlamentit?

Bogdani: E komisioneve parlamentare po

Është një rrugë që do të shkojë dhe në braktisjen e Parlamentit?

Bogdani: Jo sepse fatkeqësisisht parlamenti dhe foltorja e parlamentit është i vetmi podium sot ku zëri i opozitës mund të dëgjohet. E them fatkeqësisht duke pasur parasysh situatën e mediave në vend ku kemi një formë të re diktature. Nëse në kohën e diktaturës kishte një Televizion dhe një gazetë, sot kemi dhjetra televizione por askush që   flet zërin real të qytetarëve shqiptarëve, të gjithë që këndojnë këngën e qeverisë, me ndonjë përjashtim si Ora Neës dhe prandaj dhe mbase i ndëshkuar në çështjen e licencave, kur sot kemi një qeveri që kontrollon mediat, pronarët e mediave dhe një qeveri që po tenton të mbyllë portalet online.

Braktisja e komisioneve është me afat apo e papërcaktuar?

Bogdani: Në këtë moment është e papërcaktuar, por duke qenë se për ne kjo qeveri ka rënë sepse është vetëshkarkuar në sytë e qytetarëve shqiptarë do të jetë deri në fund të këtij parlamenti.

Next Post
FOTOT/ Kjo vajzë ka forma të frikshme trupore… dhe jo më kot 7.5 mln ndjekës në rrjetin social

FOTOT/ Kjo vajzë ka forma të frikshme trupore... dhe jo më kot 7.5 mln ndjekës në rrjetin social

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com