Opozita vijon të mbajë të bllokuar foltoren e Kuvendit, duke shkaktuar tensione në parlament.
Kjo ka penguar zhvillimin normal të seancës parlamentare, e cila u ndërpre tre herë.
Deputeti i përjashtuar, Edmond Spaho refuzon të largohet nga salla, dhe pavarësisht se Ruçi i bëri thirrje Gardës të bëjë punën e saj, ai vazhdon të mbajë të bllokuar foltoren.
Por pas ndërprejes 3 herë të seancës, Ruçi ndryshoi strategji, duke iu dhënë fjalën nga vendi deputetëve.
PD-LSI refuzuan, por socialistët po vijojnë normalisht diskutimet nga vendi.
Kjo shkaktoi përplasje në sallë, pasi opozita tentoi t’i pengojë të flasin nga vendi, por pas ndërhyrjes së Gardës, situata u qetësua
javanews.al/a.ç










