Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të enjten në ora 9:30 të mbahet seanca solemne ku do të mbajë fjalim Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer Kryesia e Kuvendit në takimin e të mërkurës ka pasur vetëm një pikë të rendit: Thirrja e seancës ku do të mbajë fjalim Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer.
Pas takimit të Kryesisë së Kuvendit, këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi, në prononcim për media ka dhënë se në takimin e të mërkurës ka pas vetëm një rend dite dhe në ora 9:30 do të mbahet seanca solemne ku do të flas Presidenti Austriak.