• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Opozita të protestojë me forma të dhunshme”, Agron Tufa: Duhet të tërbohemi nga diktatura e Ramës!

by A R
28/05/2025 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agron Tufa, e ka cilësuar një maskaradë të madhe atë që ndodhi më 11 maj, që në fakt sipas tij ka vijuar si diaboladë e ‘Rilindjes’ prej 12 vitesh. I ftuar në emisionin “A Show” të Adi Krastës, përmes një lidhje me Skype, Tufa tha se ajo çfarë ka ndodhur më 11 maj, jo vetëm që detyron një parti politike opozitare, por madje të gjithë shoqërinë shqiptare, në një meditim të trishtueshëm të asaj që ka ndodhur me instalimin real të diktaturës 1945, tashmë në kushtet bashkëkohore.

Sipas Tufës, nëse nuk ka një reagim social të shoqërisë shqiptare, atëherë ajo është e destinuar përjetësisht të jetë e nënshtruar, e shantazhuar, e survejuar dhe tanimë e arrestuar.

Zgjidhjen Tufa e sheh te përshkallëzimi i protestave deri në rënien e pushtetit.

“Kërkon një kujdes për t’i dhënë emër asaj që ka ndodhur në Shqipëri prej 12 vjetësh, dhe kulmin e arritur tani. Një maskaradë e madhe, një diaboladë që ka vazhduar. Maskaradë dhe masakër, ajo çfarë ndodhi dhe u përsërit, pafalshëm e detyron jo vetëm një parti politike për të cilën votojnë gjysma e popullit shqiptar, por tërë shoqërinë duhet ta fusë në një meditim shumë të trishtuar e të pikëllueshëm.

Realisht kemi hyrë në diktaturë, është një regjim i përditshëm tashmë. Populli opozitar shqiptar është prej 12 vitesh i rrethuar, i survejuar, i shantazhuar, tashmë i arrestuar dhe i duhet të dalë nga ky qorrsokaku ku e ka futur qeverisja 12-vjeçare e Rilindjes. Shumë pak rëndësi kanë përcaktimet, është koha të veprohet, ndryshe nëse shoqëria shqiptare nuk shpërfaqet në tërë tërbimin e vet, me atë nervin social të shqiptarëve, ne tashmë i jemi nënshtruar diktaturës së vitit 1945, në kushtet bashkëkohore, më të neveritshme, duhet ndarë mendja njëherë e mirë. Mendimi im ka qenë që s’duhej hyrë në këto zgjedhje pa kushte, zgjedhje nën një diktaturë nuk bëhen e as të mendohen, është absurditet.

Trashëgimia vihet re qartë. Kemi një rifreskim të skemave të sigurimit të shtetit, të degraduara në bumin e revolucionit tenkiko-virtual dhe ata e mbulojnë si dikur në çdo 3-5 banorë, ishte i survejuar nga operativët e sigurimit. Sot këto skema kanë avancuar edhe në sajë të teknologjisë, janë shtrirë si metastaza në institucion, lagje e shtëpi. Në këtë lloj kushtesh mbulimi i plotë i rrjetit të patronazhimit e ka bërë të pamundur, ruajtjen.

Ky survejim e fut në një marrëdhënie njeriun e papërgatitur për të fituar lirinë në një kontratë me djallin. Këtu kemi një mënyrë diabolike, kreative të skemave të sigurimit të shtetit, që sot i kanë të gjitha mjetet, fuqitë e djallëzitë dhe kemi përfunduar një shoqëri e patronazhuar, e arrestuar. Jemi të mpirë në një qorrsokak e nëse s’do të dimë ta shpërthejmë këtë rrethim, nënshtrimi do të jetë fatal. Nëse s’do të ketë reagim të fuqishëm qytetar, diktatura është tashmë një realitet i konfirmuar, thjesht do të prodhojë në seri gjenerata skllevërish e do të jetë gjëja më fatale e shoqërisë shqiptare.

Fakti se çfarë thonë burokracitë e Evropës e SHBA-së, s’duhet të ndikojë aspak te kërkimi i dinjitetit e lirisë së këtij populli të dhunuar, mashtruar, përdhunuar e nënshtruar. Ne duhet të dalim në rrugë, të bllokojmë e t’i tregojmë këtij shteti për dëmin që i ka sjellë popullit më shumë se forcat pushtuese. Ata që udhëheqin popullin opozitar duhet ta ndajnë mendjen, nëse nis protesta nuk ndalohet deri në rënien e pushtetit. Liria meritohet e ka çmim. Populli opozitar dhe udhëheqësit e opozitës duhet të mos e pranojnë këtë gjendje dhe ta refuzojnë këtë diktaturë e të protestojnë në mënyrë të dhunshme”, tha Tufa.

Next Post
VIDEO / Hapet spitali i parë veterinar, Rama: Një destinacion humanizmi

VIDEO / Hapet spitali i parë veterinar, Rama: Një destinacion humanizmi

Comments 5

  1. ccc says:
    7 months ago

    Eshte tjeter te duash e tjeter te mundesh! Ju nuk jeni te zotet per asgje, as per vota e as per dhune. C’ju mbetet? Te vrisni veten.

    Reply
  2. Leka says:
    7 months ago

    Eja ne Shqiieri or azil kerkus dhe rrezoje Ramen ne dhune. Je njeriu me peshtire qe ka vec mllef dhe nuk e njeh realitetin

    Reply
  3. SPAAKU says:
    7 months ago

    Te vjen per te vjell kur degjon emrin e Agron Tufes. Cudi qe nuk e therret spaku per deklaraten se Fatmir Mediu i ka pagu 6 muj hotel me 5 yje per gjithe familjen kur u arratis ne Zvicer

    Reply
  4. Anonymous says:
    7 months ago

    Ku beni ju protesta. Poulli nuk ju mbeshtet. Nuk beni dot dhune me 100 pjesemarres. Te vetmrn gje qe mund te beni eshte dhuna ndaj gazetareve nga Muli e Paloka.

    Reply
  5. Mhill Deda Mirdite says:
    7 months ago

    Zoti u dhashte force per te perballue humbjen madheshtore.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In