• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Opozita të kthejë në Kuvend forcën e fjalës”, Gjekmarkaj: Ja formula e bashkimit të PD

by A R
30/01/2024 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj e konsideron përtej një akti të rëndë, përjashtimin e 19 deputeteve opozitar nga punimet parlamentare si një masë ndërshkuese e përkohshme për aktet e tyre të mosbindjes civile.

Në një intervistë për RTSH-në, ai tha se Kryeministri ka provokuar opozitën dhe se reagimi nuk duhet të jetë vetëm i saj.

“Reaguam të shtrënguar nga rrethanat. Është një provokim i fortë që i bëhet dëshirës për të qenë bashkë në një sistem dmeokratik. Çështja është se si duhet të reagojë opozita pas kësaj. Por më shumë se sa opozita, si do reagojë vetë shoqëria sepse është e paprecedentë të përjashtosh nga jeta parlamentare gjithë opozitën“, tha ai.

Gjekmarkaj tha se aksioni opozitar duhet të diversifikohet. Krahas akteve të mosbindjes civile, si pasojë e mohimit të të drejtave kushteteuse të opozitës, gjykon se ligjëvënësit duhet t‘i kthehen edhe forcës së fjalës.

“Protestën në vetvete ne duhet ta kthejmë në motor të diskurit politik, në sensin që nëse ne kemi kërkuar 8 komisione hetimore dhe të 8-ta na mohohen, opozita rikthehet te foltorja e Kuvendit dhe të flasë për të 8-të komisionet“, shtoi ai.

Për Gjekmarkajn, bashkimi i opozitës është domosdoshmëri, pasi e fragmentarizuar ajo nuk mund të përmbushë misionin. Zgjidhje për të, është një parti demokratike plurale dhe pranimi i fraksioneve.

“Duhet shkuar drejt një faksioni të fortë me rregulla të qarta, i cili ruan koherencën e vetë, pranon verdiktin e shumicës dhe lufton që idetë e veta një ditë të bëhen shumicë”, theksoi Gjekmarkaj.

/a.r

Next Post
Nesër nis dëgjimi i dëshmitarëve në Hagë! Ish-krerët e UÇK përballen me ata që i kanë akuzuar

Largimi i avokatëve të Thaçit, reagon MD: Kemi marrëveshje vetëm me avokatin Luka Misetiç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com