• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita parlamentare, nuk ka më asnjë sens opozitar

by Spartak Ngjela
29/07/2016 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Opozitë do të thotë ndershmëri dhe moralitetit kundrejt drejtësisë. Kurse opozita shqiptare po mbron me ethe padrejtesinë: paratë e vjedha me korrupsion të familjes dhe rrethit Berisha. Dhe këtu ngrihet kjo pyetje hetimore: sa para kishte rrethi Berisha përpara se Saliu të bëhej kryeministër? Dhe mos mendoni se rrethi Berisha është vetëm familja e tij. Ata janë shumë…

Është rast unik në botën demokratike.

Por pyetja që mbetet si gozhdë është kjo: kush po e kërkon drejtësinë shqiptare, dhe kundër kujt është opozita e degraduar Berisha?

Drejtësinë po e kërkon Amerika dhe Bashkimi Europian.

Po Saliu çfarë thotë me veglat e tij të paefektshme? “Rama bllokon Reformën”, thonë ata. Tamam si ai fëmija i Karnexhit, që, flinte në një shtrat me gjyshen, urinonte gjatë natës, dhe në mëngjes therriste: ” ka urinuar gjyshja!” Fëmija ishte tetë vjeç.

Po Rama çfarë thotë? Ai deklaron: “Reforma është amerikano-gjermane”. Domethënë e Perëndimit. Po pse nuk e pranon tabori Berisha reformën perëndimore të Shqipërisë? Sepse drejtësia fundos Berishën. Po pse, opozita aktuale për të mbrojtur gjënë e vjedhur të Saliut, kërkon të mbajë Shqipërinë jashtë Perëndimit? Sigurisht. Po pse, nuk e bënë këtë shumica e pashallarëve shqiptare në osmanizem? Po pse, nuk e bëri edhe Enver Hoxha, që, për të mbajtur pushtetin e grabitur, na mbylli në izolim antiperëndimor e në padrejtësi?

Po Meta? Meta; është si Rosinanti, seose është më interesanti në këtë histori drejtesie: “nga çdo kalë që kulloti/ Barin që ka bërë Zoti”.

Meta ka kullotur shumë dhe pa pyetur fare ligjin në ” çdo livadh”. Tani është në hall. Për të qenë është më Saliun, se ka abuzimin në shpinë, por ka dhe frikë nga amerikanet. “Duhet konsensus”; thote, që të “qëndrojë” Sali ziu. Kurse Saliu nuk del vetë por nxjerr një kalama që ia ka emëruar vajza kryetar të Partisë Demokratike. Ky fakir fukara nga mendja, mendon se me genjeshtra të një mendjeje 12 vjeçare, do gënjejë. Po kë mendon se gënjen? Amerikanët që e dinë të vërtetën, apo shqiptarët që presin reformën amerikane? Prandaj flet kot e në vakum. Iu flet hapësirave boshe, por kënaq atë që e drejton – Saliun.

E shihni se në çfarë bataku kanë hyrë abuzuesit? Vërtet mendojnë këta se me ca krahë të dobët prej skeleti do të mbajnë rënien e një orteku gjigand dëbore? Pamundësi absolute. Po atëherë pse diskreditohen? Sepse nuk kanë mendje racionale për të kuptuar të pamundurën.

Drejtësia shqiptare e ka marrë udhën e strukturimit ligjor. Janë duke u përgatitur edhe shqiptarët e ndershëm në Amerikë, prandaj gjithçka është dëshpërim që nuk del dot triumfues se nuk ka forcë. Dëshpërimi, ose të bën të matur, ose të shtyn në veprime fëminorë. Këtyre tanëve që e quajnë veten opozitë kundër drejtësisë iu ka qëlluar ajo e dyta. Janë krejt jashtë sensin racional, prandaj vijojnë të bëhen qesharake, deri aty sa kërkuan edhe sovranitetin e një gjykate të korruptuar. Por janë edhe krejt të paditur, se gjykata shqiptare ka 20 vjet që e ka dorëzuar sovranitetin në Gjykaten e Strasburgut. Po kujt t’i thuash langjove që jam i bindur se etimologjinë dhe kuptimin real të konceptit “sivranitet”, sigurisht që nuk e dinë.

Atëherë çfarë do ndodhë? Sigurisht që në mes të gushtit do të votohen edhe ligjet e domosdoshëm të Reformës. Shqiptarët nuk kanë më kohë të humbin hapësirave boshe të Saliut. Po hapen për ta dyert e Bashkimit Europian. Shqipëria dhe miliona shqiptare të Ballkanit e duan vendin e tyre anëtar të Bashkimit Europian. Kjo tani është në udhë…

Next Post

Berati dhe belaja me Turqinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

March 10, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

March 10, 2026
“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

March 10, 2026
Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In