• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Opozita shkon nga humbja në humbje”/ Veliaj thirrje PD-së: Mos u tallni me njerëzit si te…

by
18/01/2023 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj i bën thirrje opozitës që të mos bëjë politikë me jetën e qytetarëve.

Duke marrë si shembull sjelljen e kandidatit të Sali Berishës për Bashkinë e Tiranës, me banorët e Pallatit nr.4 në rr. “Myslym Keta” pak ditë më parë, Veliaj tha se nëse ata do ishin ende në ato banesa, tërmeti i tre ditëve më parë mund të ishte kthyer në një fatkeqësi.

“I keni parë sondazhet, i keni parë bllokimet te Astiri, e keni parë pallatin nr.4, e keni parë “5 majin”?! Ata janë si ca nga fqinjët tanë, që shkojnë nga humbja në humbje dhe festojnë sikur është fitore. Jam i sigurt se edhe pas zgjedhjeve do të festojnë me të njëjtën mënyrë. Përtej shakasë: e vetmja ftesë që kam, jo vetëm për kandidatët që kanë dalë, por për të gjithë kandidatët, hajde të bëjmë debat, të diskutojmë temat dhe çështjet që i shohim ndryshe, por kjo kultura e sharjes, e vulgaritetit nuk shkon.

Kjo kultura për përdorimin e njerëzve nuk shkon. Imagjno të kishte kandidat në një vend tjetër të botës dhe t’u thoshte njerëzve mos dilni nga pallati që është caktuar nga Instituti i Ndërtimit për t’u prishur. Nuk shkon, se tërmeti ndodhi përpara tre ditësh dhe po t’i kishte zënë brenda, po këta do të suleshin dhe do të thoshin i vrau Lali Eri me Edi Ramën. Në këtë sens, unë e mirëkuptoj fushatën, e mirëkuptoj si shkojnë nga humbja në humbje, humbasin tek “5 maji”, humbasin tek pallati nr. 4, humbasin tek Astiri, humbasin tek këndi i lodrave, humbasin tek sheshi, humbasin dhe flenë gjumë te teatri, humbasin tek të gjitha këto projekte, ajo është puna e tyre. Ka dhe fqinj këtu në rajon që festojnë vetëm humbjen.

Ajo është një tipologji dhe mentalitet që s’e ndryshoj dot sepse është e tyre, por ajo që unë them është: mos u tallni me njerëzit, i merrni në qafë në kënde lodrash, në Astir, në bulevard, te “5 maji”, në pallate që janë për t’u prishur dhe pastaj i braktisni, dhe është detyra e Bashkisë së Tiranës për t’u kujdesur për ta. Politika si çdo gjë tjetër është me masë”, tha Veliaj në Report tv.

/e.d

Next Post
Humbi bashkëshorten në moshë të re, postim prekës i futbollistit të njohur: Më copëtove zemrën

Humbi bashkëshorten në moshë të re, postim prekës i futbollistit të njohur: Më copëtove zemrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com