• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita sërish para Bashkisë së Tiranës, policia plan masash dhe thirrje për organizatorët

by A R
27/06/2024 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e kryeqytetit ka njoftuar planin e masave për garantimin e sigurisë gjatë protestës së opozitës që do të zhvillohet nesër në orën 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës.

Prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Policia u përsëriti thirrjen organizatorëve për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune.

Protesta është thirrur nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, ndërsa kujtojmë që në disa tubime janë shënuar edhe incidente.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, ditën e nesërme, më datë 28 qershor 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës.

Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, nesër, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore.

Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune.

/a.r

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tkurrja elektorale e partive aktuale dhe partitë e reja

November 28, 2026
20 vjet nga ngritja e shtatores së Skënderbeut, Shkupi më kuq e zi se kurrë!

20 vjet nga ngritja e shtatores së Skënderbeut, Shkupi më kuq e zi se kurrë!

November 28, 2026
“Protokolli i mushkonjës”, si u përdorën palestinezët për të kontrolluar zonat e rrezikshme në Gaza

“Protokolli i mushkonjës”, si u përdorën palestinezët për të kontrolluar zonat e rrezikshme në Gaza

November 28, 2026
U arratis me të brendshme| Kush është shqiptari që arriti të largohet pas ‘luftës’ me policinë italiane

U arratis me të brendshme| Kush është shqiptari që arriti të largohet pas ‘luftës’ me policinë italiane

November 28, 2026
Kosova uron Shqipërinë | Shiroka-Pula: Flamuri na bashkon, Kurti: Pavarësia nuk erdhi nga qielli

Kosova uron Shqipërinë | Shiroka-Pula: Flamuri na bashkon, Kurti: Pavarësia nuk erdhi nga qielli

November 28, 2026
Republika popullore e protestës

Revolucionarët pa kryetar dhe protesta me molotov

November 28, 2026
Festë dhe protestë, Tirana blindohet nga frika e përleshjeve, zbulohet ku do të jetë sot Rama

Festë dhe protestë, Tirana blindohet nga frika e përleshjeve, zbulohet ku do të jetë sot Rama

November 28, 2026
IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin

November 28, 2026
Dita e Pavarësisë, Peleshi: Në shqiponjë jehojnë zërat e brezave që luftuan për liri, të ecim përpara me dinjitet e krenari si shqiptarë

Dita e Pavarësisë, Peleshi: Në shqiponjë jehojnë zërat e brezave që luftuan për liri, të ecim përpara me dinjitet e krenari si shqiptarë

November 28, 2026
Izraeli sulm ndaj klinikës së ‘Mjekëve pa kufij’, vret dy punonjës shëndetësorë në Gaza

Izraeli sulm ndaj klinikës së ‘Mjekëve pa kufij’, vret dy punonjës shëndetësorë në Gaza

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In