• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita s’e mbrojti dot Teatrin, kauza reale mbeten Zgjedhjet

by Ben Andoni
20/05/2020 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Opozita është kapur sërish befas nga veprimi i papritur i maxhorancës, ekzekutuar nga Bashkia e kryeqytetit, lidhur me prishjen e njërës prej simbolikave më të spikatura të qytetit tonë.

Godina e Teatrit Kombëtar nuk është më. Në zërin e oratorëve të Lëvizjes për Teatrin, malin e akuzave dhe kundër-akuzave, të zërave pro dhe kundër shembjes nga artistët, të artikulimeve të palëve politike më të humbur kanë mbetur mbrojtësit e saj, që janë as më pak e as më shumë qytetarët e Tiranës. Askujt nuk i dhimbet më shumë ai vend, sesa qytetarëve të kryeqytetit, që tashmë kanë protestuar duke treguar realisht kundërshtimin e një akti, që megjithë justifikimet e kryeministrit dhe të gjithë aktorëve, nuk duhej shkallmuar.

Por, sfida sot është mbyllur. Të paktën për të, pavarësisht premtimeve të Bashës se teatri do të ndërtohet njësoj. Opozita duhej ta bënte luftën dhe të mobilizonte rezistencën ditët e fundit, kur ata më mirë se askush tjetër e dinte mirë se godina e teatrit do prishej. Nuk mund të krahasohet informacioni i tyre me qytetarët apo qoftë dhe me gazetarët, por në kohën dhe në vendin e duhur ata nuk mundën të ishin…

Tashmë, sfida është një dhe vetëm një. Nëse PD-ja do kauzë, ato janë zgjedhjet. Dhe, ato të vitit 2021 janë fare pranë. Shumë gjëra do ndodhin deri më atëherë, por opozitës, që përfaqësohet nga PD, i duhet të përfshihet realisht në Reformën Zgjedhore dhe të mos bëjë paktin e zakonshëm me PS, në kurriz të partive të vogla, që i kushton njerëzve me katër vjet andralla, përcjellë nga protestat që ndryshojnë vetëm ngjyrat. A janë vallë sot problem listat? A duhen listat e hapura?! Për partitë e mëdha kjo çështje konsiderohet e ezauruar. Me listat e hapura, personazhet e korruptuara e kanë më lehtë. Teksa, me listat e mbyllura, emrat që vendosen nga kryetarë e partive janë gjithçka dhe askush nuk mund të thotë dot asgjë. Por, ishin këta emra që i dolën dore PD dhe LSI-së, ashtu si po e turpërojnë jo pak herë PS me servilizmin e frikshëm.

Paçka se çfarë ngarkese kanë këto ditë, demokracia e vërtetë përfaqësuese funksionale, duket se do të vijë nëse vetë partitë do kenë premisa të ndryshojnë në radhët e tyre. E para me PS-në që e ka harruar zgjedhjen normale brenda strukturave me pozitën e kryetarit Rama të pavotuar prej kohësh; ashtu si PD, nga ana tjetër, që përgjatë viteve të fundit vazhdimisht ka bërë zgjedhje strukturash gjithnjë të përfolura.

Nëse demokracia mungon në këto dy parti lehtësisht mund të kuptosh sesi mund të funksionojë ajo në vend, kur këto parti marrin përsipër drejtimin e vendit. Pavarësisht se një gjë dihet mirë, kryetarët e partive në Shqipëri emancipimi e partive të tyre e kanë pengesë për figurën e tyre, ndaj ata përpiqen vetëm për kultin e tyre, kurse kush e provon që të ngrejë zërin mënjanohet. Le të kujtojmë mocionin e ngritur nga ish anëtarët e vjetër të PS-së dhe fatin e tyre, kurse te PD-ja rezultatet e reformimit janë edhe më të dhimbshme. Është e vërtetë që partitë tona, ashtu si shumë simotra jashtë e kanë humbur pothuaj tharmin ideologjik që përfaqësojnë dhe janë kthyer në detashment mbrojtje interesash të grupimeve. Mbase, në këtë sens, Partisë Demokratike, tashmë, që ka mundësitë më të mëdha të ndryshimit dhe të rënies së PS, i duhet të shikojë me kujdes kryerjen e Reformës Zgjedhore dhe propozimet interesante që janë dhënë. A do mundet vallë të bëjë dhe të dakordojë një të tillë, që të emancipojë politikën shqiptare apo jo? Shenjat e këtyre ditëve me bojkotet dhe përfoljet apriori do të thonë jo. Propozimet janë shumë interesante sidomos nga faktori i huaj, përsa i përket financimeve, elementë që hidhen poshtë nga përfaqësuesit e partive të mëdha.

Ka ardhur koha normale e ndërrimit të mandateve, ndaj duhet që opozita të përgatitet realisht dhe të jetë promotore ndryshimesh të cilat sjellin ndryshim, qoftë me transparencën por edhe me kushtet e tjera.

“Teatri” iku dhe opozita nuk mundi të bënte atë që duhej bërë, por tashmë koha është për zgjedhjet dhe ndryshimin e kërkuar. Me pak fjalë, nëse vijohet kështu, do jemi të destinuar të përsërisim faje. Dhe, këtë duhet të kuptojë opozita që kërkon kauzë për veten e saj. (Javanews)

Next Post
Ujë dhe sapun/ Studimi si të evitoni infektimin nga koronavirusi

Ujë dhe sapun/ Studimi si të evitoni infektimin nga koronavirusi

Comments 1

  1. Tea says:
    6 years ago

    GJUSHI&co aty jane

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

November 10, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 10, 2026
Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

November 10, 2026
Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

November 10, 2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

November 10, 2026
Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

November 10, 2026
Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In