• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita që kërkon karamele pasi ofroi molotovë!

by Ylli Pata
05/11/2021 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Qëndrimi që pritej normalisht nga opozita tashmë institucionale e Lulzim Bashës, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit, është normalisht shprehja e respektit të vendimit të institucionit që e e kanë bërë betejë gjithë këto vite, e të tregonin vullnetin për të lënë njëherë e mirë rrugën jashtë sistemit për të ardhur në pushtet; sin ë atë vendor, e si atë qëndror.

Normalisht që ky qëndrim nuk pritet as prej Foltores apo segmentet e lidhur me Ilir Metën, të cilët kërkojnë përmbysje jo vetëm të Edi Ramës, por edhe të Amerikës e shumë shteteve e grupimeve të tjera.

Në fakt PD nuk është shprehur zyrtarisht, e kjo është një lloj zhvillimi jo i parëndësishëm. Pasi Basha këtu flet me heshtjen e tij, duke e lënë frontin të zbuluar me Voltana Ademin, profesor Dacin e juristin e Presidencës.

Por mbështetës të opozitës zyrtare sot kanë lëshuar sulure mjaft të forta në opinion.

Bëhet fjalë për Artur Zhejin e Robert Rakipllarin, që njihen si mbështetës të Lulzim Bashës, por që kanë qenë edhe përkrahës të Ilir Metës e kauzave të tij gjithë këto vite.

Në opinionet e tyre në fakt, u pa dukshëm një vijë që ka gjasa që tenton të ngjizet në opinion si një linjë frustrimi më shumë sesa një kauzë realisht politike.

Në vija të trasha, pavarësisht se pati edhe një “përplasje” qëndrimesh, u vu re hapur një linjë e qartë.

E cila pati dy degëzime. i pari ishte një lloj presioni i hapur ndaj Gjykatës Kushtetuese, që meqë shpalli vlefshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, të mos shkojë më tej në konfirmimin e shkarkimit të Ilir Metës, të cilin e ka bërë Parlamenti kohë më parë. Logjika? E njohura! “Ta lënë Metën deri në korrik, kur t’i mbarojë mandati, pastaj edhe nëse e shkarkojnë s’ka gjë”, tha pak a shumë Artur Zheji.

Kurse Robert Rakipllari tha se duhet që Edi Rama të lejojë zhvillimin e përgjithshëm të zgjedhjeve lokale, pasi bashkitë sot nuk janë zgjedhur nga shumica e popullsisë e nuk janë legjitime. Madje Rakipllari në argumentimin e opinionit të tij, tha se  ka pasur edhe raste të tjera në historinë 30 vjeçare kur janë bojkotuar zgjedhjet.

E ka dhënë si argument vitin 1996, kur në fakt nuk ka pasur bojkotim, por pjesëmarrje. Opozita u largua pas orës 12.00, nga komisionet zgjedhore, kur nisi dhuna e pushtetit. Nëse do të numërohej ndershmërisht vota, do të kishim një rezultat të njohur ndërkombëtarisht, por u mbushën kutitë nga njerëzit e qeverisë.

Nuk ka pasur asnjë rast në 30 vjet që opozita ka bojkotuar zgjedhjet, asnjë! Sidomos në kushtet e 2019-s, kur PD e LSI dogjën e mandatet e deputetëve që është një kujë në vete. E si pasojë nisën një luftë me pushtetin ku u përdorën mjete të dhunshme, që nga molotovët, e deri tek mjetet e tjera të forta. Imazhet e 2019-s bënë xhiron e botës, pikërisht për të dhënë një sinjal që Shqipëria duhet të ketë një ndryshim politik në tavolinë.

Nuk ndodhi! SHBA e BE dënuan dhunën, djegien e mandateve e bojkotin e zgjedhjeve. Për diegien e mandateve u gjet një zgjidhje kushtetuese, bojkoti i zgjedhjeve nuk ndikoi në bllokimin e sistemit.

E sot, kërkohet një zhvillim sërish në tavolinë, sepse sipas tyre këtë e kërkon koha. Po mirë, përse ata që ndërmorën ato akte, nuk duhet të marrin përgjegjësitë e tyre se çdo akt ka një pasojë?

Kjo është sit ë kërkosh karamele, kur për gjithë kohën ke ofruar batare topi. Është mirë për Shqipërinë një sistem i tillë ku opozita është e frustruar, kur pushteti është thuajse i gjithi i PS-së? Ndoshta jo, po cila është rruga. Vetëm hyrja në sistem nga dera, e jo nga dritarja…

TemA

Next Post
Militanti shkon ‘tapë’ në foltoren e Berishës: Na pri t’i shkulim zemrën Edi Ramës

Militanti shkon ‘tapë’ në foltoren e Berishës: Na pri t’i shkulim zemrën Edi Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikoi emra të zyrtarëve të PS dhe tha se po blejnë vota, nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin

Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin

November 12, 2026
Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

Goditet me thikë 55-vjeçari në Fier, përfundon te ‘Trauma’

November 12, 2026
Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

November 12, 2026
Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

November 12, 2026
Përse i shkulëm semaforët ?

Përse i shkulëm semaforët ?

November 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Nëntor 2026

November 12, 2026
Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

November 12, 2026
“Më kërcënuan 5 ambasada”, Meta shpërthen ndaj SPAK: Hetimet u ndikuan nga McGonigal dhe Yuri Kim

“Më kërcënuan 5 ambasada”, Meta shpërthen ndaj SPAK: Hetimet u ndikuan nga McGonigal dhe Yuri Kim

November 12, 2026
Anijet me naftë ruse ndryshojnë kursin drejt SHBA-ve, thellohet kriza e karburantit në Rusi

Anijet me naftë ruse ndryshojnë kursin drejt SHBA-ve, thellohet kriza e karburantit në Rusi

November 12, 2026
Super El Niño alarmon botën, parashikimi i frikshëm për temperaturat në vitin 2027

Super El Niño alarmon botën, parashikimi i frikshëm për temperaturat në vitin 2027

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In