• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita po reflekton? Kadilli: Turp t’i shkosh nga mbrapa Berishës! Shkodra e Kamza nuk u shitën, ‘BF’ zhgënjeu

by Java News
23/05/2023 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata e opozitës në Shqipëri pas zgjedhjeve, mbetet ende edhe më apokaliptike se më parë. Së paku, këtë tregoi sot kritika e deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë për Berishën. Por sipas Fatbardh Kadillit i cili foli në Studio Live me gazetarin e Report Tv Arbër Hitaj, opozita ka një mpirje. Kjo situatë vegjetuese sipas ish anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, ndodh nga fenomeni i ndjekjes së kryetarit, pra Berishës. Kadilli argumenton se qëndrimi në kah të Berishës është e turpshme nga ana e demokratëve.

“Situata në të cilën ndodhet opozita, ka një mpirje. Nga kjo tronditje nuk po dalin dot ata që kanë qenë edhe të angazhuar. Unë si bëj më thirrje Berishës të japë dorëheqjen sepse e kam konsumuar. Turpi mbetet tek ata që i shkojnë nga mbrapa. Në politikë është e turpshme të mbrosh Berishën më shumë se ai veten. Njerëz të tillë kanë vlerë zero. Njerëz që i rrinë nga mbrapa Berishës, çfarë dobie i sjell publikut? Ne s’po arrijmë dot të bëjmë një opozitë që të konkurrojë Ramën. Kjo opozitë nuk është fituese.”- tha ai.

Nga ana tjetër, Kadilli shprehet se edhe retorika “reflektim” është shterpë në momentin që ata nuk pranojnë gabimet e tyre.

“Rezultati i zgjedhjeve shërben për të matur analizën dhe ka parathënë ecurinë politike. Unë i kam matur këto, por më vjen keq që ajo që kam matur ishte e keqe. Në vend që të rishikojnë argumentet, sërish tentojnë të sjellin një gjë tjetër. Reflektim duhet ta kenë ata që thonë: Kjo është zgjidhja. Të thonë gabuam, ata nuk e pranojnë që gabuan si mund të reflektohet?”- tha Kadilli.

Sa i takon rezultatit të zgjedhjeve, edhe pse me rezerva për t’i cilësuar të drejta, Kadilli thotë se Kamza dhe Shkodra u humbën nga opozita, nuk u shitën.

“Zgjedhjet nuk i quaj dot të drejta. T’i vij turp që thotë ata të Kamzës dhe Shkodrës janë vjedhur. Në ditën që shikon që ti nuk ngjall besim, si thua dot që u shite. Shkodra ka rezistuar me kohë… ka duruar edhe varfërinë dhe skamjen. Nuk i thua dot që u shitën. Berishën nuk e blen dot më. Çfarë PD zyrtare është ajo që mendohet 48 orë para zgjedhjeve të hyjnë apo jo në zgjedhje. Këtë s’ja fal as një partie të vogël.”- tha ai.

I pyetur nëse do preferonte të ishte në krye të Partisë Demokratike, Kadilli tha se nëse vijon mentaliteti i të paturit një kryetar dhe të qëndruarit pas tij si figurinë, opozita do thërmohet. Sipas tij, një parti opozitare nuk merr jetë nga kryetari por nga vetë bindja politike.

“Ambicia ime është që PD të jetë opozitë e re që e kapërcen vetveten. S’është problemi te kryetari. Tezat sesi PD bëhet një parti e vërtetë… Kjo parti s’mund të jetë e kryetarit. Ne s’kemi më sistem partiak, se s’kemi parti ne kemi një kryetar dhe ndjekës të tij. Unë do garoj në çdo rast ku do ketë parti të vërtetë. Nëse vazhdojmë kështu, opozita do thërrmohet.

Do jetë po e njëjta sëmundje si Berisha për Rithemelimit.   Sëmundja e opozitës është ambicia individuale.”- përfundoi ai./m.j

Next Post
Dokumentat e CIA-s/ Spahiu: SHBA nuk e ka mbaruar luftën me Berishën! Raporti publikon lidhjet e tij me Serbinë e Moskën

Dokumentat e CIA-s/ Spahiu: SHBA nuk e ka mbaruar luftën me Berishën! Raporti publikon lidhjet e tij me Serbinë e Moskën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E ka partnere”/ Takimet speciale, kreu i Policisë së Burgjeve e pranon: Kur rri shumë vite në burg, edhe mund ta personalizosh sepse…

“E ka partnere”/ Takimet speciale, kreu i Policisë së Burgjeve e pranon: Kur rri shumë vite në burg, edhe mund ta personalizosh sepse…

November 9, 2026
Mblidhet Komisioni për Reformën Territoriale! Çfarë propozon opozita?

Reforma “Administrativo-Territoriale 2”, zbulohen emrat e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar!

November 9, 2026
Transferimi i Veliajt, drejtoresha e Burgjeve i përgjigjet Kaprit: Pyetjet na i dërgo në rrugë zyrtare, vetëm të premten kam firmosur 93 urdhra! (VIDEO)

Transferimi i Veliajt, drejtoresha e Burgjeve i përgjigjet Kaprit: Pyetjet na i dërgo në rrugë zyrtare, vetëm të premten kam firmosur 93 urdhra! (VIDEO)

November 9, 2026
SPAK jep pretencën, kërkon dy vite burg për kryebashkiakun Benet Beci, akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH!

SPAK jep pretencën, kërkon dy vite burg për kryebashkiakun Benet Beci, akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH!

November 9, 2026
“Po djegin atë që kemi ndërtuar”- Ish-deputeti demokrat Spaho: Dhuna në protesta, qasje primitive gjoja për ndërtimin e të ardhmes!

“Prisni se nuk ka mbaruar”- Zgjedhja e kreut të PD në Korçë, Spaho: Kjo është çorba e përgatitur nga Flamur Noka dhe Berisha, ç’të mbjellësh…

November 9, 2026
Mediat: Agasi i çoi 500 mijë euro vëllezërve të Hysenit në Gjermani, 450 mijë të tjera iu anuluan…

Mediat: Agasi i çoi 500 mijë euro vëllezërve të Hysenit në Gjermani, 450 mijë të tjera iu anuluan…

November 9, 2026
Të miturit u shtruan në spital, drejtori i Ujësjellësit në Vlorë: Uji është i pastër, edhe fëmijët e mi e pinë!

Të miturit u shtruan në spital, drejtori i Ujësjellësit në Vlorë: Uji është i pastër, edhe fëmijët e mi e pinë!

November 9, 2026
GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

Rëndohen pozitat penale të ish-kreut të SHISH! Hyseni nën hetim edhe për korrupsion e pastrim parash

November 9, 2026
Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

November 9, 2026
Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Mediu në GJKKO: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë për Partizanin. E kishim mendjen tek NATO

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In