• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Opozita po përplaset më shumë me veten se me kundërshtarin”, Kadilli: Kryesia e re e PD me ‘bodyguard-ët politikë’ të Berishës!

by
10/06/2022 22:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv për situatën politike në vend.

Kadilli tha se aktualisht opozita po përplaset më shumë me veten se me kundërshtarin, ndërsa shton se ka një “garë” se ku do ta zotërojë atë.

Kriza vazhdon, duket sikur ka një stanjacion, palët janë rreshtuar në pozicione që në pamje të parë nuk ka dinamika, por ka dinamika, por më tepër se kriza e stanjacionit rëndësi ka që ne kemi një krizë të vetë opozitës. Një opozitë që përplaset më shumë me veten se me kundërshtarin.

Po marr rastin e Parlamentit, pak ditë më parë, një propozim për të ngritur një Komision parlamentar për të hetuar investitorin strategjik vjen nga grupi ish-Basha dhe refuzohet nga grupi i Berishës, thjesht sepse e kanë sjellë ata. Është një iniciativë opozitare. Një javë më parë apo dy javë më parë ishte një rezolutë provokative, spekulative e Berishës për gjenocidin, mirë nga qeveria por refuzohet dhe nga këta. Vijmë tek Presidenti, një propozim njëra palë, një propozim pala tjetër, më e tepër e kanë syrin se çfarë po bën ky rivali im opozitar. Më tepër është garë kush do të zotërojë opozitën, kjo është krizë morale.

Formalisht jam anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së. E kam pranuar për një arsye të thjeshtë. Unë përfaqësoj një zë kritik brenda Partisë Demokratike. Në çdo moment që institucionet e partisë kolegjiale formohen një zë kritik do duhet të përfaqësohet. Do duhet të kishte më shumë vetëdije politike nga ata që votuan, të përfaqësohej më shumë zëri kritik, aq sa përfaqësohet në një trup kolegjiale prej 250 vetash.

Me mua janë mësuar.

Kadilli tha se forumet që ngriti Berisha nuk sollën asgjë të re dhe nëse sheh me vëmendje Kryesinë ajo përbëhet nga figura që përfaqësimin e tyre politik e kanë ose “bodyguard politik” të Berishës që nuk ka rëndësi parimi por Berisha ose njerëz që i shërbejnë Berishës se kanë disa njohuri, sektoriale por nuk janë shqetësim politik për të.

Natyrisht që është përdorur, e ka përdorur vetë Berisha për herë të parë publikisht, por nuk mund ta përdorin më shumë se aq se prova e vërtetë e Berishës për rreth një muaj nga Kuvendi i 30 prillit nuk kam folur publikisht për situatën në PD. Kam heshtur pasi kam pritur për të parë si do t’i ndërtojë forumet Berisha, dhe nuk prodhoi asgjë të re. Nëse shohim kryesinë e PD-së për fat të keq përbëhet nga figura që përfaqësimin e tyre politik e kanë ose “bodyguard politik” të Berishës që nuk ka rëndësi parimi por Berisha ose njerëz që i shërbejnë Berishës se kanë disa njohuri, sektoriale por nuk janë shqetësim politik për të. Nuk ka asnjë person të promovuar nga Berisha në këtë garë, qoftë edhe si kandidat humbës për Kryesinë që t’i përkiste një prototipi tjetër politika tij të një individi që ka një zë, që ka një mendim të vetin, ose që është krijuar vetë jashtë promovimit të Berishës. Të gjithë janë promovime të Berishës.

Nuk e di tamam, por të vërtete duhet të ketë pasi nuk është kundërshtuar, nuk është korrkte, pranova të jem në garë për Këshilli Kombëtar me idenë që përfaqësoj një zë. Pak vota që ishin në favorin tim numerikisht do të duhet të përfaqësoheshin në Këshilli Kombëtar. Kur unë si individ pretendoj të kem një përfaqësim, komunitete të tëra me specifika, kontribute do duhet të kishin përfaqësimet e tyre. Të gabosh një numër me 150-200 anëtarë që kishte KK. Gabimi tregon ose menaxhim të keq të procesit ose orientim të keq të votimit. NQS lakmuesi e asaj që duhet të promovohet është besnikëria kjo nuk mund të lidhet me krahinizmin. Në qoftë se lakmuesi do tregonte ngjyrën që tregon produkt politik, natyrisht që nuk do të shkonte andej do të shkonte dikujt tjetër ku ka më tepër interesa politike.

Jo nuk më ka ardhur asnjë propozim, i kam ndenjur larg kontakteve e trupat që merren me këtë pjesë përfshirë Berishën dhe tjerët sepse nuk e shoh si negociatë por si sjellje politike. Berisha mori partinë, shumica aktive e partisë e ndoqi, mori numra, sfidoi palën tjetër, krijoi institucionet dhe i mori në mënyrë krejtësisht bindëse në numra, duhet të shpërfaqte atë që premtoi që do sillte diçka të re. Përvojën e parë e hodhi në erë nuk solli asgjë të re.

Unë kam respektuar institucionet, nuk mund të jesh konservator dhe të refuzosh institucionet. Arsyeja pse unë kam qenë refuzues ndaj rikthimit të Berishës nuk ka të bëjë me të si individ. E kam thënë në bisedë edhe me ju. Në 100 vjet shtet shqiptar ndoshta është politikani më i zoti që ia ka dalë betejave të veta. Nuk thashë është më i miri.

/e.d

Next Post
E vdekur prej 2 muajsh! Një grua gjendet e pajetë në banesën e saj, trupi i dekompozuar…

E vdekur prej 2 muajsh! Një grua gjendet e pajetë në banesën e saj, trupi i dekompozuar…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

July 4, 2026
“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

July 4, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

July 4, 2026
“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

July 4, 2026
Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

July 4, 2026
“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

July 4, 2026
FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

July 4, 2026
35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

July 4, 2026
Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

July 4, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Edi Rama – Paradoksi i një postmoderni të urryer

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In