• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita: Përshëndesim hapin e Metës, Rama të vendosë interesat e vendit mbi pushtetin

by A R
04/04/2017 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pa deklaratës së kreut të LSI Ilir Meta i cili bëri thirrje për dialog, kanë nisur lëvizjet në kampin opozitar.

Partia Demokratike ka mbledhur pasditen e sotme aleatët e vet në selinë blu, ku do të diskutohen deklaratat e kryeministrit Edi Rama, si dhe të kreut të LSI-së, Ilir Meta.

Pas mbledhjes, tryeza opozitare shpërndau një deklaratë mbi qëndrimin në tryezë.

Deklarata:

“Duke përshendetur hapin e hedhur mbrëmë nga LSI për tu bërë pjesë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike në vend, Koalicioni Opozitar rikonfirmon gatishmërinë për nisjen e dialogut politik për qeverinë teknike dhe fton Edi Ramën të heqë dorë nga kushtet dhe të vendosë interesat e vendit dhe të qytetarëve shqiptarë para interesave personale të pushtetit të tij. Koalicioni Opozitar shpreh gatishmërinë e plotë për të punuar me të gjitha forcat politike pa asnjë paragjykim, për krijimin e qeverisë teknike, duke i dhënë asaj një mandat të fortë për:

1-Zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit.

2-Luftë efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës.

3-Përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

4-Zbatimin e reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut. Kjo është e vetmja garanci për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme ku shqiptarët të votojnë lirisht, të zgjedhin lirisht dhe vota e tyre të mos tjetërsohet.”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, Meta doli në një konferencë për shtyp, ku kërkoi nga palët që të ulen të dialogojnë dhe të gjejnë zgjidhje, dhe për këtë ai vendosi të gjithë mandatet politike në dispozicion të zgjidhjes së krizës.

Kurse, Rama në një reagim ditën e sotme u shpreh se zgjedhjet do të mbahen në 18 qershor, si dhe nuk do të ketë qeveri teknike./a.m.

Next Post
FOTOT/ Skandali, mësuesja bukuroshe xhironte porno në shkollë por…

FOTOT/ Skandali, mësuesja bukuroshe xhironte porno në shkollë por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com