• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Opozita nuk është tre apo katër emra”, Topi: ‘Berisha’, çështje e drejtësisë. Ne të tjerët duhet të…

by A R
27/10/2023 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka komentuar zhvillimet e fundit të sistemit të drejtësisë për privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Për këtë dosje është arrestuar Jamarbër Malltezi, ndërsa gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për vjehrrin e tij, Sali Berishën.

I pyetur se si e shikon këtë goditje të SPAK për Berishën, ish-kreu i shtetit tha se kjo është një çështje e drejtësisë dhe fjalën e ka ajo tashmë.

“Ka qenë një nga parimet e mia më të thella, që në momentin kur bëhet një debat institucional sigurisht shkohet tek debati institucional. Kjo është një çështje që i ka kaluar drejtësisë. Në formatin e një njeriu që ka qenë në krye të shtetit, duhet marrë në konsiderata bindja ime, që në momentin kur hyn drejtësia, komentet janë të tepërta”, tha ai.

Gjatë intervistës në “Ora e fundit” në ABC News, Topi theksoi se Shqipëria ka vuajtur shumë mos-ndarjen e pushteteve. Sipas tij, tashmë të gjithë duhet të presin drejtësinë e re të japë fjalën dhe verdiktin për çështjet, të cilat i ka nënë hetim.

“Çështjet që shkojnë te drejtësia, unë jam fanatik, ato i takojnë drejtësie. Ajo që ka vuajtur Shqipëria ka qenë ndarja e pushteteve. Pushteti i drejtësisë është pushteti i drejtësisë dhe ndërkohë që e kanë marrë në dorë këtë çështje, iu takon atyre të flasin”, tha Topi.

Më tej ai u ndal edhe tek opozita, e cila sipas tij ka një përkeqësim të madh dhe kjo përçarje i ka rrënjët e thella.

“Shoh një zbehje të fortë të parlamentit për të kontrolluar qeverinë. Shoh një përkeqësim të sjelljes së opozitës ndër vite në mënyrën se si është strukturuar opozita. Aty ka një përçarje, që tani konsiderohet si përçarje e hershme. Rrënjët e kësaj përçarjeje janë të thella. Nuk kanë ardhur vitit e fundit”, tha ai.

I pyetur nëse duhet të rihapet dosja e 21 janarit, ish-kreu i shtetit tha se nuk i takon atij të bëjë prononcime, por megjithatë shtoi se drejtësia duhet të kërkohet.

“Tek çështjet që janë në proces mos prisni që unë të artikulohet. A duhet për 21 janarin? Nuk mbetet për ta thënë këtu, e kam thënë vazhdimisht. Është një ngjarje shumë e rëndë, por s’më takon mua ta them, por drejtësia gjithmonë kërkohet”, tha ai.

Ai tha se “21 janari” ka qenë një situatë anormale për shtetin shqiptar, madje tha se në atë kohë ndërkombëtarët dhënë ndihmë që situata të qetësohej.

“Ka qenë një situatë absolutisht anormale për shtetin shqiptar. Çështja e debateve të egra, të pavlera dhe paradoksale, sigurisht që është koha që i zbardh dhe i qartëson. Unë boll kam konsumuar debate dhe kam dhënë fjalime dhe argumente në kohë dhe në vite, sot jam më i tërhequr.

Kam qenë i vetëm, madje kujtoj me shumë respekt, ish-prokuroren Ina Rama, jo vetëm atë, por të gjithë trupën e prokurorëve sepse të punoje në ato kushte mbi të gjitha ishte forcë e madhe karakteri dhe nuk mund ta fsheh ndihmën e ndërkombëtarëve. Ngjarja që e rëndë dhe prodhoi pasoja të rënda. Forcimi i demokracisë vjen nga forcimi i opozitës.

Opozita sot ka një detyrë, që duhet të gjejë kohezionin e forcave më të shëndosha, që janë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Opozita nuk është tre apo katër emra. Duhet kohezion”, theksoi ai.

/a.r

Next Post
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Pas Berishës\ Opozita duhet ta largojë frikën, si koncept

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Beleri nga PE: Në Shqipëri protestohet kundër korrupsionit, por qeveria thotë se problemet vijnë nga fqinjët!

Beleri nga PE: Në Shqipëri protestohet kundër korrupsionit, por qeveria thotë se problemet vijnë nga fqinjët!

July 9, 2026
VIDEO / Aeroporti i Vlorës dhe investimi në Zvërnec, Balla replikon në Parlamentin Europian

VIDEO / Aeroporti i Vlorës dhe investimi në Zvërnec, Balla replikon në Parlamentin Europian

July 9, 2026
“Tre kapituj në fazën përmbyllëse”, Pirdeni: Strategji e re për tërheqjen e ekspertëve në administratë

“Tre kapituj në fazën përmbyllëse”, Pirdeni: Strategji e re për tërheqjen e ekspertëve në administratë

July 9, 2026
Përfundojnë 87% e punimeve në “Elbasan-Rrogozhinë”! Rruga e re do të jetë autostradë e kategorisë “A”

Përfundojnë 87% e punimeve në “Elbasan-Rrogozhinë”! Rruga e re do të jetë autostradë e kategorisë “A”

July 9, 2026
Monika Kryemadhi gjobitet me 10 mijë lekë, sulmoi gazetarin Zhilla në sallën e gjyqit

Kryemadhi në GJKKO: Akuza bazohet në mesazhe nga një telefon që gjykata thotë se nuk është i imi

July 9, 2026
Rezoluta në Komitetin Parlamentar Shqipëri-BE, PS: Nuk pranuam amendamente që deformonin konsensusin

Rezoluta në Komitetin Parlamentar Shqipëri-BE, PS: Nuk pranuam amendamente që deformonin konsensusin

July 9, 2026
Nis shpërndarja e teksteve mësimore falas për Diasporën, Kumbaro: Për herë të parë dërgohet Niveli III i Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare

Nis shpërndarja e teksteve mësimore falas për Diasporën, Kumbaro: Për herë të parë dërgohet Niveli III i Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare

July 9, 2026
Del VIDEO nga Strasburgu, ‘protestuesit’ ndjekin dhe filmojnë deputetët e PS pranë hotelit

Del VIDEO nga Strasburgu, ‘protestuesit’ ndjekin dhe filmojnë deputetët e PS pranë hotelit

July 9, 2026
Gjyqi i Metës, avokati: Të mos përdoret dëshmia e të ndjerit Dritan Prifti

Gjyqi i Metës, avokati: Të mos përdoret dëshmia e të ndjerit Dritan Prifti

July 9, 2026
Ndahet nga jeta legjenda e muzikës Bonnie Tyler, këngëtarja e hitit “Total Eclipse of the Heart”

Ndahet nga jeta legjenda e muzikës Bonnie Tyler, këngëtarja e hitit “Total Eclipse of the Heart”

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In