• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita një vit pas 25 prillit/ Nis viti i dhjetë: Demokratët të përçarë, Berisha ‘non grata’, por ende në krye

by Java News
25/04/2022 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

1 vit nga zgjedhjet  parlamentare opozita ndodhet në  udhëkryq,  ndërsa  mazhoranca duket se po qeveris e pashqetësuar. Në analizën  politike të Ben Andonit  rezultati zgjedhor tregoi jo vetëm dështimin e strategjisë së PD-LSI për të ardhur në pushtet, por nxori në pah edhe krizën e thellë të partive të opozitës.

“PO e lënë vendin pa opozitë nuk po arrijnë të kuptojnë përgjegjësinë e madhe që kanë. Problem shumë  i madh është kriza e PD, e cila më shumë sesa forca e socialistëve vjen nga përpjekja e tyre për krijimin e një identiteti, nën zotërimin e z Berisha.  

PD, në mendimin tim është një parti që e ka mbyllur ciklin e vet, shoh shumë pak mundësi që te ringrihet jo thjesht prej sensit non-grata të Sali Berishës, por sepse është parti që i mungon fasha ideologjike ku drejtohet. LSI  po ashtu e mbylli ciklin e vet se ishte një parti tejet klienteliste, dhe arritëm deri në zgjedhjet e 6 marsit e dhanë partine e tyre me qera.”– tha analisti Ben Andoni.

LSI ndihmoi  Berishën në zgjedhjet e 6 marsit, por u divorcua  me zhurmë me Bashën pas humbjes së 25 Prillit.Por, kampi opozitar  pritet te tronditet sërish nga një lëvizje e re.

“Çarja mes LSI dhe PD është e pariparueshme dhe në sfond kemi një levizje të re opozitare të drejtuar nga zoti Meta, i cili mesa duket do rikuperojë gjitha çarjet dhe plagët që ka krijuar PD që pas shpalljes non grata’ tha Aristir Lumezi.

 “Mendoj  se Meta  e ka mbyllur ciklin, sepse smund të shkosh nga presidenca të shkosh kryetar i një partie që është fashitur krejt dhe nuk ka kredo më për një parti që është mirëfilli parti familjare. Zoti Berisha dhe zoti Meta kanë shumë gjëra që duhet të zgjidhin me të shkuarën.”– tha Ben Andoni.

Por, e shkuara e demokratëve është Sali Berisha, i cili ka treguar se nuk ka ndërmend te largohet lehtë.

“Nje brez i ri i sotëm i demokrateve duhet të tregojë një përfaqësim tjetër nga ai zotit Berisha. Zotit Berisha i përket së shkuarës. Me një lider të ri. Edhe nuk është e vështire të zgjedhësh një njeri mes atyre që janë por të paktën te ketë një barazlargim nga këto dy personazhe (Berisha dhe Basha) dhe te shikoje problematikat qe përballet sot PD.’ Tha Ben Andoni.

“Nuk besoj do kemi parti të re nga PD, demokratët do mbeten tek kjo parti. Ata janë të dënuar të jenë bashkë, por problematike do jetë lidershipi dhe raporti i  tij me SHBA.”- tha Lumezi.

E pikërisht tek raporti i Partisë Demokratike me SHBA,  duket  se analistët bashkohen.

“E lashe për në fund për të thënë që shqiptarët janë lodhur nga pjesa me dy standarte e zotit Berisha.” –tha Andoni./tch/m.j

Next Post
Nisin me Francën javët kulturore në Sheshin Skënderbej, Rama: Koincidencë e bukur me fitoren e Macron, nisma do kthehet në traditë!

Nisin me Francën javët kulturore në Sheshin Skënderbej, Rama: Koincidencë e bukur me fitoren e Macron, nisma do kthehet në traditë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregulla të ashpëra për maturën 2020, nga 1 vit ”stazh” në ndjekje penale për kopjacët

Maturantët nisin sfidën akademike, hapen 7 fazat 48 orëshe, këtë vit aplikuan afro 900 maturantë

August 28, 2026
Trafikanti shqiptar mban peng për 10 ditë shoferin në Spanjë, humbi 500 kg kokainë me vlerë 30 milionë euro!

Trafikanti shqiptar mban peng për 10 ditë shoferin në Spanjë, humbi 500 kg kokainë me vlerë 30 milionë euro!

August 28, 2026
E trishtë! Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë

Ana Dyrmishi dhe pyetja që mbetet pas flakëve: Kush mban përgjegjësi?

August 28, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 29 Gusht 2026

August 28, 2026
“Të paktën 2,3 mln lekë në muaj”! Pas gjyqtarëve, edhe KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

“Të paktën 2,3 mln lekë në muaj”! Pas gjyqtarëve, edhe KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

August 28, 2026
Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika dhe ligji, baza e shërbimit ndaj qytetarëve

Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika dhe ligji, baza e shërbimit ndaj qytetarëve

August 28, 2026
Kryeson Serbia! Ja cilat janë vendet më të rrezikshme në Evropë për drejtimin e automjeteve

Kryeson Serbia! Ja cilat janë vendet më të rrezikshme në Evropë për drejtimin e automjeteve

August 28, 2026
Nxorën fotot e Ergys Agasit gjatë arrestimit, pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

Nxorën fotot e Ergys Agasit gjatë arrestimit, pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

August 28, 2026
Trump ndryshon planet për 11 shtatorin, nuk do të shkojë në vendin ku ndodheshin Kullat Binjake

Trump ndryshon planet për 11 shtatorin, nuk do të shkojë në vendin ku ndodheshin Kullat Binjake

August 28, 2026
Makina doli jashtë rruge, vdesin dy 17-vjeçarë në aksident në Itali

Makina doli jashtë rruge, vdesin dy 17-vjeçarë në aksident në Itali

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com