• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita në kërkim të vulës

by Ermir Gjinishi
16/03/2023 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Nga Ermir Gjinishi

Megjithëse përgjatë kohërave pushteti është tjetërsuar në aq shumë forma e modele, me personalitete të gdhendura bukur në histori, për disa të tjerë thotë Kisingeri ai nuk ka mundur të kapërcejë vlerën e një “afrodiziaku të hatashëm”. Nëse i referohemi thënies hebraike pushteti është pije dehëse, për ne shqiparët efekti deh-pijës i tij mbetet treguesi ikonë i teatrit tragji-komik të zgjedhjeve për një shekull të tërë.

Zgjedhjet e para parlamentare në Shqipëri u mbajtën në 5 Prill 1921. Më 27 dhjetor 1923 ishin zgjedhjet e treta parlamentare, por të fundit zgjedhje të lira. Prej 1925 deri më 1943 janë mbajtur 5 zgjedhje parlamentare, të gjitha të kontestueshme. Ndërsa në kohën e diktaturës, nga viti 1945 deri 1991, janë plot 12 zgjedhje parlamentare pa opozitë.

Shqipëria trashëgon bilanc negativ në sjelljen me opozitarizmin. Në fakt kjo sjellje, e cila kish filluar gjatë luftës me eleminimin e eksponentëve nacionalistë pro-perëndimorë qoftë dhe të majtë, si Mustafa Gjinishi apo organizatave politike jo-komuniste Balli Kombëtar e Legaliteti, ndoqi të njejtin kah edhe pas çlirimit të vendit me ekzekutimin e 16 deputetëve në vitin 1947. Deri në vitin 1991, monizmi shqiptar me përqindjen e votuesve pro-pushtet nga 99% – 100% për 55 vite, i ngjan afrodiziakut Kisingerian, ndërsa me eleminimin e opozitarizmit konkuron despotizmat e të gjitha kohërave. Kush kërkon gjithçka, humbet gjithçka thotë Seneka.

Ndryshimet postkomuniste i hapën rrugën pluralizmit, pa çka se ligjërimi pushtet-opozitë dhe anasjelltas, akoma trashëgon dikotominë e diktaturës hero-armik. Prej vitit 1991 deri në vitin 1997 përqindja e votuesve vazhdojë të ishte e lartë nga 92.6%-72.6%. Bjerrja më e madhe e pjesëmarrjes në zgjedhje nga 53.6% në 46.3%, ndodhi gjatë viteve 2001-2021. Me këto shifra, pozitat dhe opozitat, në raport me pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë gjatë këtyre dy dekadave, nuk dalin jashtë citatit të Senekës, njëra dorë lan tjetrën.

Pavarësisht bastioneve, harta zgjedhore në këto 30 vite nuk ka qenë njëngjyrëshe, sidomos në pushtetin lokal. Bashkia e kryeqytetit është fituar 3 herë nga PD me Sali Kelmendin, Albert Brojkën, Lulzim Bashën dhe 5 herë nga PS, me Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Jugu voton kryesisht majtas, veriu djathtas. Shqipëria e mesme është e ndarë. Vitet e fundit nga 2007, e djathta ka humbur disa nga bastionet e saj historike, përfshi Kamzën dhe Vorën. Por akti fatal i opozitës me daljen nga parlamenti dhe braktisjen e zgjedhjeve të 2019-tës, bëri që për herë të parë harta zgjedhore e vendit të jetë vetëm njëngjyrëshe, mavi. Me daljen nga sistemi, opozita i ofroi pushtetit kapjen e shtetit. Për shkak të lehtësirave që opozita i mundësoi pushtetit, zgjedhjet e 2023-shit janë ndoshta më të pabarabartat e këtyre tre dekadave. Ato janë të destinuara për një tjetër disfatë të opozitës. Pyetja është nëse do jetë e thellë apo relative.

Në një analizë të ftohtë, racionale dhe empirike, rezultati është i mbyllur pa filluar ende fushata për disa arsye të patjetërsueshme. Sistemi zgjedhor në Shqipëri favorizon partitë dhe koalicionet. Është e pamundur për individë të faktorizohen apo të fitojnë nëse nuk kanë organizata politike të forta nga pas. Ndërkaq, dy aktorët e mëdhenj politik reflektojnë realitete të ndryshme. E majta qeverisëse, është e unifikuar me kanditaturat për kryetar bashkie në maxhoritar edhe tek gara e propocionalit, me një listë unike. Situata në kampin opozitar është ndryshe. Partia më e madhe opozitare PD, është e ndarë në dy kampe. Nga njëra anë është lideri themelues i saj zoti Berisha me grupin e rithemelimit i cili mban selinë e PD-së, nga ana tjetër grupimi i ish-kryetarit zotit Basha, i cili rezulton i dorëhequr vetëm verbalisht por juridikisht është akoma kryetari i PD. Beteja juridike një vjeçare mes dy kampeve në PD, pa përjashtuar edhe faktorë të tjerë jashtë tyre, rezultoi me thellimin e përçarjes. Jo pa nota ironie, këtë betejë mes humbësish publiku ka arritur ta identifikojë, beteja për vulën.

Realiteti në kampim më të madh opozitar mbetet në kufijtë komikë të Volterit kur thotë, triumfi i vërtetë i arsyes është se na aftëson të vazhdojmë rrugën me ata që nuk e kanë. Lufta për pushtet mes dy grupeve në PD noton e maskuar në tone parimore. Grupimi i zotit Basha, megjithëse ka humbur pesë palë zgjedhje nën drejtimin e tij, hiqet sikur këtë luftë e bën në emër të idealeve atlantike, pasiqë lideri historik i PD zoti Berisha prej një viti e gjysëm është sanksionuar në listën e zezë të SHBA-ve. Edhe grupimi i zotit Berisha luftën kundër grupit të Bashës hiqet sikur e ka parimore në emër të statutit, forumeve dhe ruajtjes së pluralizmit në Shqipëri. Ndërkohë vetë zoti Berisha, në shkelje të statutit, e ka legjitimuar zgjedhjen e Bashës tri herë në krye të PD-së pas humbjeve të njëpasnjëshme elektorale. I mbajmë para syve veset e të tjerëve, por tonat i hedhim pas shpine, thotë Seneka.

Kjo situatë e thellon përçarjen e opozitës. Dalja e grupimeve brenda PD-së në zgjedhjet e majit 2023 me dy lista, si në proporcional ashtu dhe në maxhoritar, vetëm se e thellon disfatën e opozitës. Veç kësaj, pritet që partitë e tjera opozitare të dalin me listat e tyre në propocional e maxhoritar, me kandidatë të pavarur jashtë koalicionit, si në rastin e deputetit Dashamir Shehi në Tiranë. Në këto kushte, pavarësisht gjendjes së rëndë ekonomike në vend, situatës sociale post -covid apo skandaleve të pafundme të mazhorancës në pushtet, përçarja, keqorganizimi, mungesa e motivimit, bëjnë që dy muaj para zgjedhjeve shanset e kampit opozitar të jenë të pakëta.

Palët opozitare, të cilat i kanë të qarta sondazhet, po pregatiten që me akuza të ndërsjellta për tradhëti, të justifikojnë disfatën e ardhëshme zgjedhore dhe luftën për mbijetesë pas zgjedhjeve të majit 2023. Armiqësia mes tyre mund të shkojë shumë larg. Një ri-rreshtim i mundshëm i grupeve parlamentare të opozitës, siç ka ndodhur edhe më parë, ku njëra nga palët opozitare mund të ulet me mazhorancën pas zgjedhjeve dhe të ndryshojë kushtetutën për rregulla të tjera zgjedhore në 2025-ën, do t’i hapte rrugën drejt një mandati të katërt maxhorancës ekzistuese dhe do të fundoste përfundimisht mundësinë e opozitës për rrotacion.

Në vend që të mallkosh errësirën, ndiz një qiri thotë Benxhamin Franklin. Në opinionin publik është krijuar bindja se vetëm nëpërmjet një reformimi real të opozitës, duke e patur atë qartësisht pro perëndimore, jashtë kontrollit të oligarkisë dhe krimit të organizuar vendas, me një demokraci të brendëshme funksionale e cila natyrshëm krijon kushtet e ndryshimit të gjeneratës akuale politike në një rrotacion normal, si e vetmja mënyrë për të krijuar hapësirën e mjaftueshme për rrotacion politik në 2025-tën. Nëse palët opozitare do vazhdojnë me të njejtat metoda, dhe me gjasë do ta bëjnë, atëherë do drobitemi edhe për pak kohë së dëgjuari folkloristët e mbetur të gjeneratës së vjetër, që insistojnë të na bindin me tallavanë shurdhuese.. kë të marr e kë të le, vulë kam apo vulë s’ke. Koha merr me vete gjithçka, thotë Virgjili.

Next Post
Vrasja e Pjerin Xhuvanit para zgjedhjeve / Pranga Donald Zanes, akuzohet se gënjeu në gjyq

Vrasja e Pjerin Xhuvanit para zgjedhjeve / Pranga Donald Zanes, akuzohet se gënjeu në gjyq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

30 vjet Dejton: Marrëveshja e paqes për Bosnjen me mangësi

30 vjet Dejton: Marrëveshja e paqes për Bosnjen me mangësi

December 11, 2025
Me 85 vota pro, Kuvendi zgjedh Endrit Shabanin si Avokat të Popullit

Me 85 vota pro, Kuvendi zgjedh Endrit Shabanin si Avokat të Popullit

December 11, 2025
“Fundi politik i Berishës, foltorja e tij”/ Fatos Klosi: Nano iku vetë në 2005, u lodh nga pushteti!

“Për të vdekurin mirë ose hiç”, Berisha për Fatos Nanon: Nuk shkoi në burg prej meje!

December 11, 2025
“Pyetjet e KLP si në Big Brother”, Curri: Intervistat për kreun e SPAK, skandaloze/ Karamuço: Ja ku gabuan kandidatët

“Pyetjet e KLP si në Big Brother”, Curri: Intervistat për kreun e SPAK, skandaloze/ Karamuço: Ja ku gabuan kandidatët

December 11, 2025
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Reforma zgjedhore, Balla: Numëruesit s’do të jenë më të partive. Të adresojmë financimin e partive dhe fushatave zgjedhore

December 11, 2025
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

“Gjest për të treguar…”, Zogaj mbron praninë e ambasadorëve në zgjedhjen e kreut të SPAK-ut

December 11, 2025
Shqipërisë i mungon e djathta

“Kam fjetur në zyrë, mbaja edhe armë në dorë”/ Berisha rrëfen momenti e vështirë në 1997

December 11, 2025
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Mbajtën peng për dy javë një shqiptar nga Kosova, arrestohen katër persona në Vlorë

December 11, 2025
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

Paralajmërimi i Alibeajt: S’ka më ditë të bardha për këtë klasë politike, do mbyllen në qeli

December 11, 2025
13 dëshmi për Sali Berishën, për lidhjet me Ramiz Alinë, familjen Hoxha dhe Byronë Politike

“2.5 mln shqiptarë në uri kronike”, kur Berisha punoi si mjek në Peshkopi: Hasa sëmundjen e pelagrës!

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In