• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita, në ceremoninë e diplomimit si vjedhëse protestash!

by Alfred Peza
17/12/2018 08:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza/

Opozita jonë të hënën ka njoftuar mbajtjen në Tiranë, të asaj që ajo e quan, protesta e studentëve kundër qeverisë për çështjen e tarifave dhe gjendjes në universitete. Më shumë sesa një protestë e saj, me maskën e hequr pas ikjes nga Rruga e “Durrësit”, me logon e vjedhur nga studentët dhe me kauzën e grabitur prej tyre, ajo vlen për diçka tjetër. Më të rëndësishme, më përfaqësuese dhe më denoncuese përpara gjithë shqiptarëve.

Të hënën në Tiranë, nuk do të bëhet protesta opozitare me flamujt e studentëve të vërtetë me hallet e tyre reale, por ceremonia e diplomimit të opozitës sonë, si një vjedhëse seriale dhe profesioniste tashmë, e kauzave të qytetarëve shqiptarë. Një gjë është e sigurtë, se ajo e ka treguar me prova të panumërta, se e meriton plotësisht këtë diplomë.

Prej mbi 5 vitesh në opozitë, PD fillimisht por edhe LSI prej dy vjetësh tashmë, kanë treguar se nuk kanë patur vetë asnjë kauzë reale për ta mbajtur lart si flamurin e ballafaqimeve të tyre opozitare, kundër mazhorancës e qeverisë. E vetmja strategji, e vetmja qasje politike, e vetmja rrugë e ndjekur deri tani prej saj, ka qenë opozitarizmi nëpërmjet JO-së. JO Parlamentit dhe parlamentarizmit. JO dialogut me qeverinë dhe institucionet e saj. JO bashkëpunimit për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve për çështje strategjike si ndërtimi i institucioneve të drejtësisë se re dhe integrimi i vendit në BE.

Opozita jonë i thotë JO çdo gjëje dhe gjithçkaje që ofron sistemi politik dhe demokracia parlamentare shqiptare, duke qenë në gjueti vetëm për rrëmbime kauzash qytetare. Sapo dallon shkëndijën më të vogël të një pakënaqësie të grupeve të ndryshme të interesit qytetar, vrapon për ti zënë pritë e para, për ti grabitur dhe për ti shitur menjëherë kauzat e tyre, si të vetat. Edhe atëherë kur nuk përfillet, edhe atëherë kur refuzohet, edhe atëherë kur ata i përzenë në mënyrë demonstrative.

Tentuan që tua rrëmbenin kauzën qytetarëve fillimisht, gjatë protestave kundër ardhjes së armëve kimike në Shqipëri dhe shumë të tjera më të vogla më pas, gjatë mandatit të parë të PD në opozitë.

Tentuan që ta bënin këtë, edhe në këtë mandat të dytë, me kauzën e banorëve të Kukësi që protestuan kundër tarifës së kalimit me makina nëpër Rrugën e “Kombit”.

Tentuan dhe ia arritën që ta delegjitimonin me sukses, protestën e banorëve të Unazës së Madhe në Tiranë, kundër projektit të ri për zgjerimin e saj.

Tentuan por dështuan në mënyrë spektakolare, për tia rrëmbyer këto dy javë protestën, studentëve që kanë kërkuar ulje tarifash dhe rregullimet e tjera të kushteve të tyre nëpër universitete. Ishte aq e vërtetë dhe aq e bukur për të qenë e vërtetë kjo protestë, sa opozita nuk kishte si të mos e kërkonte me çdo çmim për ta bërë të sajën. Si kurrë më parë, opozita jonë vuri në lëvizje këdo dhe gjithçka, për çdo gjë. Por nuk ia arriti e nuk ia doli dot që ta merte flamurin e kësaj proteste të vërtetë, që refuzoi në radhë të parë, vetë opozitën fillimisht.

Të nervozuar, të inatosur, të pezmatuar nga ky dështim, nga ky mospranim dhe nga ky refuzim, opozita jonë vendosi ti japi një mësim shembullor protestës së studentëve të vërtetë, që ta mësojnë atë më pas edhe gjithë të tjerët që do kenë kauzat e tyre qytetare në këtë vend. Ndaj e morën peng në mes të ditës, në sy të gjithë shqiptarëve. E grabitën protestën përdhunshëm dhe tashmë duke e quajtur pronë të tyre, vendosën që ta çonin hakmarrjen deri në fund.

Shkuan takuan forumet e partive të tyre, u kërkuan që të hedhin tesera e flamurë, të marin autobuzë falas dhe gjithçka tjetër që u duhet dhe të mblidhen në shesh. Në Tiranë. Për të protestuar në vend të studentëve. Jo për hallin e tyre sigurisht. Thjeshtë dhe vetëm për hallin, qëllimin, objektivin, ëndrrën dhe synimin e tyre të vetëm opozitar: Largimin e Ramës dhe rikthimin e tyre sa më parë në pushtet. Kjo ka qenë, është e do të mbetet e vetmja kauzë reale e kësaj opozite.

Ndaj, të hënën në Tiranë, nuk do të zhvillohet as protesta e studentëve, as protesta e studentëve të mbështetur nga opozita dhe as edhe vetëm protesta e opozitës në emër të studentëve. Të hënën në Tiranë, të gjithë keni rastin të shihni ceremoninë e diplomimit të opozitës sonë, si vjedhëse profesioniste e protestave të qytetarëve!

Next Post
Foto me minorene, kapen pedofilët shqiptarë në Greqi

Kapshticë, dështojnë planet e shqiptarit të dënuar, tentoi të ikte nga Greqia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE pezulloi fondet për Serbinë, Vuçiç sulmon komisioneren Marta Kos: Nuk ka qëllime të mira, nuk kemi çfarë flasim më!

BE pezulloi fondet për Serbinë, Vuçiç sulmon komisioneren Marta Kos: Nuk ka qëllime të mira, nuk kemi çfarë flasim më!

May 10, 2026
Dua Lipa padit Samsung: Po përdor imazhin tim për të reklamuar televizorët

Dua Lipa padit Samsung: Po përdor imazhin tim për të reklamuar televizorët

May 10, 2026
“Ka lidhje me krimin e organizuar”, Salianji paralajmëron se po përgatit një dosje për Berishën

“Ka lidhje me krimin e organizuar”, Salianji paralajmëron se po përgatit një dosje për Berishën

May 10, 2026
Pse Janaqi sërish i ka trefishuar çmimet për sezonin turistik?

Pse Janaqi sërish i ka trefishuar çmimet për sezonin turistik?

May 10, 2026
“Hantavirusi transmetohet nga njeriu te njeriu”, mjeku Erion Dasho: Është i pranishëm në Shqipëri!

“Hantavirusi transmetohet nga njeriu te njeriu”, mjeku Erion Dasho: Është i pranishëm në Shqipëri!

May 10, 2026
Drejt fundit ndikimi i Moskës në Afrikë? Tërhiqen trupat ruse, rebelët Tuareg shkaktojnë “tërmet” në Mali

Drejt fundit ndikimi i Moskës në Afrikë? Tërhiqen trupat ruse, rebelët Tuareg shkaktojnë “tërmet” në Mali

May 10, 2026
Misteri i molovistëve italianë në protestën e 8 majit

Misteri i molovistëve italianë në protestën e 8 majit

May 10, 2026

Ambasadori Gonzato është caktuar “armik në dispozicion” të Berishës

May 10, 2026
Përleshja e tifozëve në ‘Elbasan Arena’, dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici

Përleshja e tifozëve në ‘Elbasan Arena’, dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici

May 10, 2026
‘PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët’, Salianji: Berisha ka uzurpuar partinë, nuk e sjell dot në pushtet

‘PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët’, Salianji: Berisha ka uzurpuar partinë, nuk e sjell dot në pushtet

May 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In