• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Opozita në 2 vite është marrë me veten”, Minxhozi: Berisha i paaftë që të bashkonte PD-në në një listë të vetme kandidaturash

by Java News
23/05/2023 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Skënder Minxhozi këtë të martë ka qenë i ftuar në “Tirana Live” ku ka komentuar situatën në të cilën ndodhet kampi opozitar pas zgjedhjeve të 14 majit.

Minxhozi në fjalën e tij ka theksuar se opozita nuk ka punuar për të qenë të bashkuar por është copëtuar më shumë dhe se rezultati i zgjedhjeve të fundit ishte një shifër për tu vajtuar.

“Kjo që po shikojmë është papërgjegjshmëri e madhe, dhe të jesh i papërgjegjshëm është një faj që paguhet. Sali Berisha marrë të dy betejat dhe Metën nuk kanë marrë 514 mijë vota, ndërsa në vitin 2021 opozita u erdhi më shumë se kurrë më pranë mazhorancës. Nëse nga 514 mijë votat që i ka marrë në 14 maj dhe i heqim pjesën e ilir metës me mbi 100 e ca mijë vota mbeten rreth 400 mijë vota që është një shifër për tu vajtuar. Kjo është një shifër që nuk të lë për të aspirosh për pushtetin. Nëse Berisha ka hyrë për të qenë për të fituar, drejtimi i tij është i gabuar”, ka thënë ai.

Ndër të tjera analisti është shprehur se është për të ardhur keq sesi në këto dy vite të dy PD-të thjesht kanë bërë sherr mes tyre dhe asgjë për votën.

Sipas tij PD nuk e ngriti zërin te reforma territoriale që i jep më shumë benefite dhe avantazh mazhorancës për të qëndruar në krye të vendit.

“Berisha në dy vite sherr në PD, apo të themi të gjithë opozita nuk kanë bërë asgjë për marrjen votë normale. Në fuqi në ligjin elektoral është një ligj që ndalon koalicionet, por është në interes të opozitës që ta zhbëjnë këtë gjë që Rama bëri në 2021 dhe ndau PD me LSI-në duke fituar zgjedhjet.  Berisha dhe opozita nuk po bëjnë asgjë në lidhje me ligjin që përjetësoi fitimtarin dhe humbësin de fakto. Berisha pas 2021 dhe prishjen me Bashën ishte i paaftë që të bashkonte PD-në në një listë të vetme kandidaturash, thjesht është retorikë dhe asgjë konkrete. Futja me 14 kandidatë e Alibeaj dhe prezenca në PD e atyre që nuk e duan Berishën, duhej të punohej për një votë normale jo të shpërndarë.

Angazhimi për votën e lirë i Berishës lidhet me atë që s’ka bërë Basha. PD në këto dy vite është marrë vetëm me veten, jo me gjërat e tjera ku një ndër to është harta e bërjes territoriale. Kjo reformë e ka ndarë Shqipërinë në një formë që influencon votën, dhe kjo është ajo që e ndan territorin. Berisha bashkë me tjerët shajnë Ramën dhe krimin dhe konkretisht nuk bëjnë asgjë, ruajtja e votës është retorikë.  Kjo është një reformë që ndihmon mazhorancën”, është shrehur Minxhozi./abcnews

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

November 23, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

November 23, 2026
Atentati që solli vdekjen e Sel Çamit në Fier, mbetet i plagosur edhe i vëllai

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

November 23, 2026
“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

November 23, 2026
Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

November 23, 2026
Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

November 23, 2026
“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

November 23, 2026
U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

November 23, 2026
Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

November 23, 2026
Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In