• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita, #MeToo me çdo kusht në institucione

by Lorenc Vangjeli
12/08/2019 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Ishte slogan jashtëzakonisht i gjetur. I thjeshtë. I kuptueshëm. I drejtpërdrejtë. Si i tillë, ai kishte të gjitha shanset të bëhej menjëherë popullor në Tiranën e ndezur nga emocionet e të panjohurës që propozohej: të pengoheshin me çdo kusht votimet e 30 qershorit. Slogani kishte vetëm një problem të vogël. Nuk ishte origjinal. Nisma “Edhe unë”, ishte përkthim i lëvizjes #MeToo, një lëvizje që denonconte grabitqarët seksualë në SHBA dhe që u bë jashtëzakonisht popullore dhe interesante në gjithë botën, si të gjitha gjërat që kanë seks brenda Por në Tiranë, si të gjitha kopjet dhe  si ndryshimi i seksit të përjetshëm me politikën e përkohshme të ditës, nisma rrezikoi të kishte fatin e kopjes. Që në rastin më të mirë mund të keqkuptohej.

E drejtuar kryesisht ndaj kryeministrit Edi Rama, që zakonisht pikturohet si dhunues i shumëfishtë, i opozitës, i institucioneve, i miqve që i mungojnë dhe i kundërshtarëve që shpik, dukej sikur lëvizja i vinte edhe nënshkruesit e saj në pozitën e viktimave që denonconin agresione të një natyre tjetër dhe jo arrogancën politike të Ramës. Kaq i dukshëm ishte ky lloj paralelizmi, sa në fakt, edhe vetë Rama u ndruajt të bënte atë që shijon më së shumti: ironinë dykuptimëshe me kundërshtarët edhe atëherë kur kjo gjë nuk i vlen askujt.

Dy muaj më pas, tani kur 30 qershori është një realitet, përkundër cfarë besonin skeptikët, kundërshtarët apo përkrahësit, ka një pyetje që vlen të bëhet. Kush e dhunoi më shumë opozitën, Edi Rama si kundërshtar i saj apo ajo vetë vetveten? Për të pasur një përgjigje normale duhen llogaritur së paku tre stacionet kryesore të këtij gjashtë mujori të ethshëm.

Djegia e mandateve të opozitës në shkurt është një patate e nxehtë që përvëlon ende në gusht. Më shumë i marrë se i padobishëm, gjashtë muaj më pas, ky akt nuk i dogji prehrin qeverisë.. Përkundrazi. Ai e transferoi fokusin e problemit nga qeverisja dhe qeverisësit shpesh kontraversë të këtij vendi, tek opozita, e cila u vetëshndërrua në problem për t’u zgjidhur.

Qoftë Basha si inisiator formal, qoftë Kryemadhi si ndjekëse e këtij aksioni, me siguri nuk e kishin menduar se kjo çudi që çuditi gjithkënd, ishte një armë që mund të kërcënonte, por nuk duhej shpërthyer. Sepse në këtë mënyrë, ata u shndërruan në kamikazë që hodhën në erë veten në themel të sistemit, duke dëmtuar realisht sistemin, por duke u vetëvrarë në pakthim.

Stina e protestave, në prolog të secilës prej tyre premtohej largimi i kryeministrit, bëri gjithçka dhe afroi çdo pamje të mundshme në Tiranë, përveç ndryshimit të polifotos së qeverisë, e cila u bë edhe më shumë një “one man shoë”.

Shumë energji e shkuar dëm kundër mureve të godinës së këshillit të ministrave dhe edhe më shumë mllef e molotovë ndaj oborrit të godinës së parlamentit, nuk plotësuan asnjë pritshmëri. Vetë parlamenti nuk pati vakuum për shumë ditë. Pavarësisht se kush e mbushi boshin e opozitës, egoizmi njerëzor, karrierizmi, nevoja vetjake, komikja e veshur me kravatë, presioni me shkop e karrotë i qeverisë apo ndoshta edhe ndopak idealizëm, parlamenti sot ka Doktorin, Lulin, Monës, Edin, Albanën, Joridën, Gridën, Flamurin dhe shumë Ervina të tjerë me portrete të ndryshëm, por jo shumë ndryshe nga ata. Në disa raste, madje, edhe më të mirë nga ata që ikën sepse së paku nuk kanë bërë keq si ata.

Por nëse në largimin e opozitës nga parlamenti, me zor dhe në mënyrë të sforcuar edhe mund të gjendet ndonjë justifikim, absurdi u thellua me lënien në tavolinë të minimalisht 25, 30 apo dhe më shumë bashkive të vendit. Refuzimi i zgjedhjeve lokale të qershorit ishte një budallallëk që sa më tepër kohë kalon, aq më qesharak e komikë i bën vetë bojkotuesit. Qesharake është dhe skena tjetër e fituesve, por me një diferencë domethënëse: ata janë në zyra dhe kundërshtarët e tyre në rrugë.

Në të gjithë këtë trekëndësh, lëvizjet e Presidentit të Republikës në fund të gjithë llogarisë, e kanë shndërruar atë në palë, por pa mundur të jetë në të njëjtën kohë dy në një. Meta nuk është dot portreti i ashpër i opozitarit sepse nuk ja lejon formaliteti i postit, nuk është as Presidenti i Republikës sepse nuk ja lejon urrejtja opozitare që ka ndaj gjithçkaje përfaqëson Edi Rama.

Gushti është zakonisht muaji me i shkurtër në Tiranë. Gushti ikën më shpejt se cilido muaj tjetër. Si të gjitha gjërat e bukura që nuk jetojnë gjatë, ai do të pasohet nga shtatori që vijon me pak inerci pushimesh për të përfunduar në tetor e më tej, kur fjalën nis dhe e mer logjika dhe realizmi ngjethës shqiptar: me luftë për të siguruar bukën e mbijetesës së shumicës dhe me luftën e një pakice tjetër që pretendon se di të shumojë si Jezu Krishti bukën e të varfërve të shumtë të vendit.

Atëherë do të kuptohet se opozita duhet të ripërqafojë sërish sloganin e vjetër të lëvizjes #MeToo. Pa pasur frikë se e keqkuptojnë si viktimë përdhunimi, por me dinjitetin e plagëlëpirjes, duhet të ketë një synim të vetëm: #MeToo dhe me çdo kusht në sistem. Ndryshe, bota e vogël shqiptare do të vazhdojë të vërtitet #EdhePaOpozitën    e saj, që duke dashur të rrëzojë Edi Ramën, ju rrëzua atij vetë nëpër këmbë; prova e gjallë e bindjes se atë që të bën absurdi vetjak, nuk ta bën as armiku më i egër! /l.m

Next Post
Dy vëllezër në kërkim, goditën me thikë 38-vjeçarin Shkodër

Dy vëllezër në kërkim, goditën me thikë 38-vjeçarin Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, makina përplaset me bordurën, gruaja transportohet në spital

Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, makina përplaset me bordurën, gruaja transportohet në spital

August 9, 2026
“Daily Express”: Tirana, kryeqyteti europian që të gjithë duhet ta zbulojnë në 2026

710 euro qira, 760 euro pagë: Tirana e dyta në Europë për barrën e strehimit

August 9, 2026
Riaktivizohet vatra e zjarrit në Panahor të Mallakastrës, flakët avancojnë drejt Greshicës

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Panahor të Mallakastrës, flakët avancojnë drejt Greshicës

August 9, 2026
Zbardhet dëshmia e vrasësit të 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë. Ja motivet e ngjarjes së rëndë

Zbardhet dëshmia e vrasësit të 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë. Ja motivet e ngjarjes së rëndë

August 9, 2026
Këlliçi, debutim me gafa në Kuvend

Censura e institucioneve ushqen kancerin e lajmeve të rreme (dhe Besa duhet të vlejë edhe për mediat)

August 9, 2026
7 orë luftë me flakët, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër

7 orë luftë me flakët, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër

August 9, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Çfarë tregon fitorja e Edlirës

August 9, 2026
“U shmang një bilanc tragjik, siç po ndodh në Europë”, Rama reagon për zjarrin e madh në Malin e Krujës

“U shmang një bilanc tragjik, siç po ndodh në Europë”, Rama reagon për zjarrin e madh në Malin e Krujës

August 9, 2026
Policia rrethon vilat e Palasës, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

Policia rrethon vilat e Palasës, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

August 9, 2026
Arrestohet autori i vrasjes në Korçë, forcat RENEA mbyllin operacionin pas ekzekutimit të 20-vjeçarit

Arrestohet autori i vrasjes në Korçë, forcat RENEA mbyllin operacionin pas ekzekutimit të 20-vjeçarit

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com