• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita mes kallashnikovit të grekut dhe çadrave të 21 Janarit

by Flogert Muça
30/10/2018 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça

Vrasja  e Konstandin Kaçifas në Bularat të Gjirokastrës nga forcat RENEA në një shkëmbin zjarri (pas disa orësh përpjekje për ta ndaluar agresorin grek), ka ngjallur një debat të ri mes Athinës dhe Tiranës. Athina po përpiqet që ta politizojë çështjen, duke thënë se i ndjeri Kaçifas ra për flamur, kur në fakt ai në dorë mbante një kallashnikov që jua drejtoi forcave të policisë shqiptare dhe qëlloi mbi ta. Në fakt historia është e thjeshtë. Në çdo vend demokratik, nga SHBA në Gjermani, po iu drejtove policisë me armë, je i vdekur! Më herët lexo.al ka përcjellë rastet ku policia greke ka vrarë shqiptarë në kushte të ngjashme me atë të Kostandinit, që tregon se sot shteti grek po përdor dy standarte. Athina zyrtare këtë natyrisht që e di, por ka të tjera interesa pse sot bën politikë me rastin e Bularatit.

Por përtej politikës së Athinës e cila luan me gjakun e Koçifasit për interesa politike, ajo që të bën përshtypje në këtë rast është qëndrimi i opozitës në Tiranë.

Dje i pari që reagoi për ngjarjen ishte ish-presidenti, ish-kryeministri, ish-lideri legjendar i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Teksa i shprehte ngushëllimet familjes së viktimës, Berisha shprehte pakënaqësinë ndaj policisë shqiptare. Sipas Doktorit, policia nuk duhet ta kishte vrarë agresorin që gjuante në drejtim të policisë me kallashnikov, por duhet ta kishte neutralizuar apo plagosur. Kryeministri Rama reagoi pas sulmit të doktorit ndaj policisë duke thënë se ‘Deklarata e SB për Bularatin një pisllëk që mund ta bëjë vetëm një materie e biodegraduar deri në palcë.’ Flakë për flakë kundër policisë e pro Berishës reagoi edhe Lulzim Basha, i cili duke i thënë të drejtë Berishës, sulmoi si Berisha.

Kjo ishte pak a shumë panorama e betejës politikë në Tiranë, mbi ngjarjen e Bularatit. Edhe pse në çdo rast nga opozita nuk ka supriza në qëndrimet që mban, dje mund të themi se shumëkush është suprizuar kur kanë parë se si PD-ja vajti deri aty, sa doli kundër policisë edhe në një rast aq flagrant sa ai i Bularatit.

Kjo politikë-bërje na sjell ndërmend të tjera ngjarje të tmerrshme që kanë shenjuar jetën e shqiptarëve. Kjo sjellje e Berishës e Bashës dje, vlen për të bërë edhe një analizë të veprimit të tyre, ku ndryshe kanë bërë dje e ndryshe sillen sot.

Sali Berisha dhe Lulzim Basha thonë sot se policia nuk ishte profesionale në aksionin e tyre ndaj agresorit grek, por pyetjet që shtohen janë:

Po në 21 janar, a u zbatua ligji kur u vranë 4 qytetarë në mes të Bulevardit?

A ishin më të rrezikshëm 4 viktimat e 21 janarit  me çadra në dorë, se greku i Bularatit që qëllonte me kallashnikov?

A ekzistonte i njëjti ligj edhe në 21 janar të 2011-tës dhe pse u dha urdhër të vriteshin 4 qytetarë të pafajshëm në mes të sheshit të pushtetit të qytetarëve?

Këtyre pyetjeve duhet t’ju japin përgjigje Berisha dhe Basha, përpara se të japin leksione ligjshmërie ne Facebook, duke sulmuar policinë e shtetit të tyre.

Për sa kohë nuk janë përgjigjur mbi pyetjen e mësipërme, ata janë të fundit në Republikën e Shqipërisë që duhet të flasin për ligjin dhe për mënyrën si duhet vepruar në raste të tilla. Është e turpshme kur dëgjon se si  ish-kryeministri Berisha dhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha, që kanë në duart e tyre gjakun e 4 viktimave që shkuan në shi me çadra në duar në protestë dhe nuk u kthyen më kurrë në familjet e tyre, bëjnë moral dhe japin mend mbi ligjshmërinë edhe pse për ata kjo është kthyer në normalitet.

Next Post
Flet babai i ekstremistit të vrarë: Konstandini u frymëzua nga ushtarët grekë!

Flet babai i ekstremistit të vrarë: Konstandini u frymëzua nga ushtarët grekë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In