• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita me qasje prej sekseri ndaj Portit të Durrësit

by Mero Baze
16/11/2022 21:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Qasja e kritikave të opozitës ndaj projektit të Durrësit e orienton opinionin publik jo nga problemet që mund të sjellë projekti, apo dhe të mirat e tij, por shqetësimi që ajo tregon për pjesën e imagjinuar të fitmit që mund ta marrë dikush, që është në vend të tyre në pushtet.

Kontrata e Portit të Durrësi ka gati pesë vite që negociohet dhe “kritikuesi” më i madh i saj natyrisht ka qenë kryeministri, që disa herë ka shkuar deri tek prishja e kontratës. Është një marrëveshje shumëpalëshe, që prek rritjen ekonomike të vendit, sigurinë ligjore të pronarëve dhe raportet qeveri- investitor privat.

Dhe natyrisht aty mund të gërmosh gjithë jetën për saktësime apo korrigjime.

Por opozita qysh nga fillimi ka pasur një qasje sekseri ndaj kësaj kontrate. Qysh në fillim e deri sot, i vetmi shqetësim i opozitës është se kush mund të fitojë nga ky projekt, dhe sa është pjesa që marrin.

Në fillim shpikën sekser, kuantin e Lulzim Bashës. Se ku gjetën ca faqe interneti që panë emrin e një prej kompanive të tij në fushën e marketingut dhe e shpallën Bashën 50 për qind pronar të Portit të ri.

Pastaj një studio që ka mbrojtur Shkëlzen Berishën në SHBA, dhe që është e lidhur me “Foltoren”, u shfaq tek disa hallka të procesit, por “Foltorja” heshti. Këtyre nuk u caktuan pjesë, se i kishin të tyre.

Më vonë u ngrit shqetësimi pse tre kompanitë që janë pjesë e kontratës, janë në “offshore” dhe këtu dilte pronar Edi Rama. Pastaj panë që kompanitë janë të gjitha të Mohamed Alabbar, presidentit të kompanisë më të famshme të Emirateve të Bashkuara dhe ndër më të mëdhatë në botë, për të cilin shkruhet e flitet përditë në mediat më prestigjioze të botës.

Atëherë Berisha ndryshoi akuzat dhe shpiku pronar “vëllezërit Kariç”, meqë në një projekt në Beograd ata kanë qenë pjesë e ndertimit. Madje dhe Lukashenkon, meqë ata kanë dalë në fotografi me të.

Në fakt, vëllezërit Kariç janë licencuar nga Berisha për hidrocentrale në Tropojë, bashkë me nipin e tij dhe dy këshilltarë të tij, por nuk kanë asnjë lidhje as me projektin dhe as investitorët. E vetmja lidhje që ata kanë me Shqipërinë, është që janë “non grata” nga SHBA, njësoj si Berisha dhe familja e tij.

E gjithë qasja dhe balta e “Foltores” mbi projektin më të madh të historisë së Shqipërisë, që në fakt do të thyejë kufirin e rritjes ekonomike në vend dhe do të ristandartizojë vlerat e pronave në bregdetin e Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, është vetëm qasje prej sekseri. Ajo flet vetëm për pjesë, për aksionerë të fshehura dhe sidomos për makthin se mos në këtë pjesë ka dhe kundërshtarë të Berishës.

E kam takuar Mohamed  Alabbar në verën e vitit 2019, gjatë një vizite në luginën e Vjosës, nga Peshtani në Përmet, për të parë mundësinë e një investimi në një zonë malore pranë Vjosës.

Më tregoi historinë e investimit të tij në Beograd, që shkon pak a shumë sa investimi në Durrës. E përfundoi për dy vjet dhe blerësit janë të gjithë serbë, asnjë arab.

Por dhe aty ishte përballur nga një sulm i egër nga opozita serbe. Por qasja e tyre nuk ishte qasje sekserësh. Ata e sulmonin qeverinë politikisht pse po sjell arabë në zemër të Beogradit.

Alabbar tregoi se kur u takua me një nga njerëzit më agresivë të opozitës, u shokua.

-Ti vazhdo punë, i tha, se nuk kemi gjë me ty, e kemi me qeverinë. Mos u shqetëso.

I ardhur nga një vend pa luftë politike dhe pa opozita, miliarderi i Emirateve natyrisht e kishte të vështirë ta kuptonte të gjithë këtë, dhe në fund thoshte i lehtësuar se “asnjë arab nuk ka blerë aty.”  D.m.th. kishte hallin se opozita aty ishte shqetësuar kot për arabët dhe po e qetësonte.

Tani nuk e kam idenë se si ndjehet kur i thonë kujt i jep para, se ai në fakt i ka paratë e veta dhe po i investon për të fituar vetë dhe për të transformuar një vend, për ta bërë lider të truizmit rajonal.

Ëndrra e gjithë opozitarëve të “Foltores”, është që një natë ai të presë Zenin diku fshehur dhe t’i thotë :”Po çfarë halli keni mo vëlla, sa përqindje doni”. Dhe ata pastaj të qetësohen.

Nuk ka për të ndodhur, kështu që do vazhdoni të dëgjoni dërdëllitjen derisa të mbarojë projekti. Pastaj mos u çudisni t’i shikoni banorë të Portit, këta që çirren. Jo për gjë, por është lehtë se mund ta blesh nga Dubai. Aty ku kanë dhe lekët.

Next Post
Detaje nga përdhunimi i të miturës/ Prindërit ishin në spital kur u abuzua, dyshohet se …

Detaje nga përdhunimi i të miturës/ Prindërit ishin në spital kur u abuzua, dyshohet se …

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avokati: Thyerja e vizës për Britaninë sjell ndalim hyrjeje deri në 10 vite

Avokati: Thyerja e vizës për Britaninë sjell ndalim hyrjeje deri në 10 vite

February 27, 2026
“Durimit i erdhi fundi!”, Pakistani i shpall luftë Afganistanit, sulme e shpërthime me dhjetëra viktima

“Durimit i erdhi fundi!”, Pakistani i shpall luftë Afganistanit, sulme e shpërthime me dhjetëra viktima

February 27, 2026
Arratiset nga spitali i Kosturit i burgosuri shqiptar, policia në alarm, blindohet edhe kufiri

Tragjike në Korinth! U qëllua me thikë nga greku gjatë një sherri, humb jetën i riu shqiptar

February 27, 2026
Pak orë pas ndryshimeve në kabinet, kryeministri Rama mbledh sërish ministrat

Pak orë pas ndryshimeve në kabinet, kryeministri Rama mbledh sërish ministrat

February 27, 2026
Temperatura të larta në fundjavë? Si parashikohet moti

Fundjava me diell, temperaturat arrijnë 20 gradë

February 27, 2026
Vidhnin banesat e milionerëve në Spanjë, shkatërrohet banda e “skifterëve”, 4 nga të arrestuarit janë shqiptarë

Vidhnin banesat e milionerëve në Spanjë, shkatërrohet banda e “skifterëve”, 4 nga të arrestuarit janë shqiptarë

February 27, 2026
Tronditet politika britanike/ Humbje e madhe për Keir Starmer në Manchester, pozita e tij në rrezik

Tronditet politika britanike/ Humbje e madhe për Keir Starmer në Manchester, pozita e tij në rrezik

February 27, 2026
“Kam dashur t’i jap fund jetës”/ Nga divorci te problemet me shëndetin e djalit, përlot Jonida Maliqi

“Kam dashur t’i jap fund jetës”/ Nga divorci te problemet me shëndetin e djalit, përlot Jonida Maliqi

February 27, 2026
Përplasën për vdekje 7-vjeçarin, lirohen dy shoferët: Nuk kishim fushëpamje…

Përplasën për vdekje 7-vjeçarin, lirohen dy shoferët: Nuk kishim fushëpamje…

February 27, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit / Cilët janë drejtuesit e rinj të komisariateve të Krujës, Pogradecit dhe Bulqizës

Ndryshime në Policinë e Shtetit / Cilët janë drejtuesit e rinj të komisariateve të Krujës, Pogradecit dhe Bulqizës

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In