• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita, me dy lista! LSI më vete, Duka e Mediu: Ne do t’i bashkohemi listës së Bashës

by A R
20/12/2020 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brenda muajit Dhjetor, Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të përmbyllin mënyrën e daljes së koalicionit opozitar në zgjedhje.

Pavarësisht taktikës elektorale që parapëlqen kryedemokrati Basha, aleatët e opozitës së bashkuar thonë se tashmë formula është ajo e daljes me dy lista në “betejën” e 25 prillit.

“Brenda 10 ditëve do të kemi dy lista, një LSI dhe një PD-aleatët e saj”, tha Duka.

“Vlera e këtij koalicioni qëndron nëse votat që ne bashkojmë krijojnë mandate. Votat që nuk krijojnë mandate shkojnë në interes të Edi Ramës”, tha Mediu.

Ndonëse dalja me siglën e Partisë Demokratike i dëmton, si Mediu i Republikanëve, ashtu edhe Duka i Agrarëve, që më herët ka folur për kandidim më vete, pohojnë se do të jenë pjesë e listës finale të selisë blu.

“Nga pikëpamja e interesit elektoral Partia Republikane nuk i intereson që të dalë më vete sepse numri i votave që duhet brenda koalicionit është po aq sa duhet për të marrë më vete, po të dalë si forcë politike. Por dalja më vete krijon kosto për interesat e Shqipërisë dhe jo vetëm të opozitës”, tha Mediu.

“Ne do të dalim në listë me PD-në sepse dalja më vete e një prej partive aleate siç është PAA mund të rrezikojë çuarjen dëm të disa votave në qarqe të ndryshme”, tha Duka.

Por “besa” e dhënë ndaj Lulzim Bashës thonë se dikton një marrëveshje paralektorale me kryedemokratin, jo vetëm për zgjedhjet e 25 Prillit, por edhe qeverisjen e nesërme.

“Duhet që çdo subjekt politik të dijë si të veprojë brenda kësaj marrëveshje për të maksimalizuar votën e vet dhe për të thirrur qytetarët në marrëdhënie brenda koalicionit”, tha Mediu.

“Për të zhdukur çdo lloj dileme duhet të dalim në një deklaratë të përbashkët që kushdo dhe sido që të jenë rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme e shohim të ardhmen tonë sëbashku”, tha duka.

Dy aleatët e Lulzim Bashës në takimin e fundit që kanë patur me kreun e opozitës i kanë kërkuar që të kenë përfaqësues të tyre në disa qarqe të vendit.

/a.r

Next Post
Ndodhej në Turqi për kurim, Covid i merr jetën ish-deputeti të PD

Ndodhej në Turqi për kurim, Covid i merr jetën ish-deputeti të PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

March 15, 2026
Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

March 15, 2026
VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

March 15, 2026
Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

March 15, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rritja e çmimeve të naftës, Rama: Po ndodh në të gjithë botën, por nuk do të rrimë duarkryq

March 15, 2026
Kushtet ekstreme të motit në Ukrainë, Trump: Putini ra dakord për një armëpushim njëjavor

Pse Trump po kërkon ndihmë edhe nga Pekini: Sinjalet kontradiktore të udhëheqësit amerikan

March 15, 2026
E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

March 15, 2026
Tronditet Drashovica e Vlorës, shpërthen bombola në një banesë

Tronditet Lezha, tritol automjetit të një agjenti policie

March 15, 2026
Ndodhej në gjendje kritike, ndërron jetë foshnja nga Korça në Tiranë

Ndodhej në gjendje kritike, ndërron jetë foshnja nga Korça në Tiranë

March 15, 2026
Shtyhet “Gërdeci”, kush janë dy dëshmitarët, që refuzuan të flasin para gjykatës

Masakra e Gërdecit, sot 18 vite pa drejtësi: Asnjë i dënuar për vrasje dhe një gjyq pa fund për Mediun

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In