• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Opozita me dy fytyra përballë drejtësisë”, Veliaj: Është detyrë patriotike të vazhdojmë të fitojmë. PS e vetmja forcë që di të bëjë shtet

by Java News
17/06/2024 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha se opozita di të komunikojë vetëm me gjuhën e dhunës. Nga Njësia 7, ku zhvilloi një takim me strukturat e kësaj force për t’u shprehur mirënjohjen socialistëve, ai nënvizoi se kjo është një arsye më shumë që Partia Socialiste të fitojë në 2025-ën, si e vetmja parti që sjell frymë europiane.

“Jemi në vitin 2024, ata janë ende si në ‘97. Edhe atëherë me hu dhe me dru, edhe sot me hu dhe me dru. Nuk është puna a kanë apo s’kanë vulë, janë në opozitë apo janë në qeveri, ata [PD] dinë të flasin vetëm më atë lloj gjuhe. Turistët vijnë të fotografojnë qytetin, por tmerrohen para bashkisë dhe parlamentit se shikojnë këtë Kopshtin Zoologjik që djeg goma. Ka edhe një parti tjetër në botë që djeg goma, janë talibanët. Ndaj jemi të destinuar të fitojmë, që t’i mundim, si e vetmja forcë që civilizon vendin, që sjell frymë europiane, dukje europiane, fjalime europiane. Është detyrë kombëtare të vazhdojmë të fitojmë”, tha ai.

Veliaj shtoi se opozita mbron ata që shkelin ligjin dhe përdor dy standarde sa i takon drejtësisë. “Kur janë te ajo rrugica para bashkisë, thonë Rroftë Drejtësia. Kur janë te rrugica “Mustafa Matohiti”, thonë Poshtë Drejtësia. Kurse ne themi, kush ka bërë gabime, të shkojë t’i sqarojë. Ç’është kjo dyfytyrësi? Si mund të ndryshosh qëndrim për 30 minuta?! Ndaj miq, nuk është vetëm dëshirë dhe pasion, është detyrë patriotike të vazhdojmë të fitojmë, të drejtojmë Shqipërinë dhe Tiranën”, theksoi ai.

Teksa vlerësoi sakrificat e socialistëve që kanë kontribuar ndër vite, Veliaj tha se sot ka ikur koha kur mund të vriteshe dhe dhunoheshe se po proteston. “Kur ishe socialist të thoshin shko te Stadiumi “Dinamo”, pastaj shko te fusha e “Ali Demit”, e mbani mend atë kohë? Që të ishe në socialist duhet të kishe një vetëmohim, të rrezikoje jetën. Kush protestoi më 21 janar, mund të mos kthehej në shtëpi. Katër prej shokëve nuk u kthyen në shtëpi. Kush punoi në Gërdec, 26 vetë, nuk u kthyen në shtëpi, madje në shtëpi u vranë. Kush punonte për patriotizëm si Remzi Hoxha, u rrëmbye në rrugët e Tiranës dhe nuk u kthye në shtëpi. Për këtë rast ne kërkuam falje dhe dikush më tha: O kryetar, pse kërkon falje? Se nuk e ke bërë ti dhe nuk e ka bërë PS-ja. Por, i shkon etikës dhe dinjitetit të qytetit të kërkojë ndjesë kur një patriot rrëmbehet nga pjesa e vështirë, më problematike, më agresive dhe më e dhunshme e shoqërisë tonë, që janë ata që kemi përballë”, tha Veliaj./m.j

Next Post
Adoleshenti rrezikon të mbytet në bregdetin e Lezhës, dërgohet me urgjencë në spital

Tragjike/ Vdes turisti italian në Ishull Lezhë, ndërroi jetë sapo hyri në det

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi një komb që i ka dhënë historisë botërore”, deputeti i PS: Nuk dimë të vlerësojmë gjërat tona

“Vuçiç është shumë i kënaqur”, Bido për dënimet e Speciales: Vendim absurd, ka pasoja politike për Kosovën!

September 16, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

September 16, 2026
Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

September 16, 2026
Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

September 16, 2026
“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

September 16, 2026
Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

September 16, 2026
“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

September 16, 2026
Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

September 16, 2026
FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

September 16, 2026
Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com