• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita lexon ndryshe rekomandimin e KE. PD: Dështim! LSI: Vendi hapa pas!

by Java News
17/04/2018 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike është skeptike sa i takon rekomandimit të Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Deputetja e PD, Jorida Tabaku, deklaroi pas prezantimit të progres-raportit, se është hera e tretë që Brukseli rekomandon çeljen e negociatave, ndërsa thekson se rekomandimi me kusht është dështim për qeverinë.

“Komisioni rekomandon për herë të tretë hapjen e negociatave. Shqipëria e nisi rrugëtimin e saj në Europë që nga dita e parë e ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike në vitin 1992. Kjo si pasojë e një vokacioni të brendshëm të shqiptarëve të cilët zgjodhën hyrjen në Europë përballë perdes së hekurt që kish vendosur diktatura komuniste në vend.Sot, pas 27 vitesh Shqipëria ende kërkon të ndërtojë të ardhmen e saj brenda Bashkimit Europian, por qeveria që e drejton prej pesë vitesh vazhdon të qëndrojë në vend-numëro. Rekomandimi për hapjen e negociatave me kusht që iu dorëzua sot qeverisë Rama është një dështim i asaj çfarë qeveria premtoi këtu e pesë vite të shkuara. Por një dritë jeshile e Europës që ende shpreson se rekomandimi i kushtëzuar do të bëjë më përgjegjëse qeverinë aktuale karshi ëndrrës dhe dëshirës së shqiptarëve.Raporti evidenton qartë se Komisioni do të vëzhgojë imtësisht ritmin aktual të reformës në drejtësi si një pikë kyçe e një shteti ligjor, sikundër i rikujton qeverisë pesë prioritetet të cilat zënë vend të veçantë në bilancin e vendit përballë Europës. Ndonëse përballë këtyre sfidave deri më tani qeveria është dorëzuar. Mjafton të kujtojmë se përpjekjet e qeverisë ndaj pesë prioriteteve të BE-së (reforma e sistemit të drejtësisë, reforma e administratës publike, lufta ndaj korrupsionit, lufta ndaj krimit të organizuar, dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut) janë të barabarta me zero.

Mjafton të kujtojmë se përpjekjet e qeverisë për zbatimin e reformës në administratë publike janë në fakt përpjekje të qeverisë për të “marrë tepsinë për veten e saj”. Beteja e qeverisë ndaj krimit të organizuar në fund të ditës është shndërruar në një betejë të qeverisë për të mbrojtur ish ministrin e brendshëm të akuzuar për bashkëpunim në trafikimin e lëndëve narkotike.Jo më larg se një ditë më parë, ministri i brendshëm Xhafaj doli përkrah kryebashkiakut Sejdini që akuzohet për përfshirje në grupet kriminale. Ndërkohë që krimi i organizuar godet në forma inceneratorësh dhe jo vetëm qytetarët shqiptarë si në xhepat e tyre ashtu edhe në cilësinë e jetës. Pa folur më pas për mbrojtjen e të drejtës së pronësisë (përfshirë në të drejtat e njeriut) ku qeveria angazhohet të nxjerrë ligje në kundërshtim me të Drejtat e njeriut.Për ta thënë më qartë; duhet një përpjekjet titanike nga qeveria për të kaluar këtë hendek! Kjo është hera e tretë që Shqipërisë i sugjerohet nga Komisioni hapja e negociatave. Në 2013 u rekomandua marrja e statusit të vendit kandidat dhe hapja e negociatave por vendet anëtare vendosen vetëm për marrjen e statusit të vendit kandidat. Në nëntor 2016 përsëri komisioni rekomandoi hapjen e negociatave me kusht zbatimin e plotë të reformës në drejtësi mbas ndryshimeve kushtetuese të miratuara me konsensus.Partia Demokratike beson se Shqipëria e ka vendin në Europë, për sa kohë të jetë në opozitë nuk ka për ta penguar këtë proces. Përkundrazi, siç e ka treguar do ta mbështesë pa hezitim. Ndonëse edhe një herë i takon përgjegjësia forcës qeverisëse për të bindur vendet anëtare‘, shkruan Tabaku

Teksa Komisioni Europian ka vlerësuar ecurinë e Shqipërisë në progres-raport dhe ka rekomanduar hapjen e negociatave pa kushte, tjetër mendim ka shpalosur Lëvizja Socialiste për Integrim. Kreu i grupit të kësaj force politike Petrit Vasili, ka reaguar pas vendimit ku thotë se ”Arroganca, paaftesia, kapja e drejtesise dhe korrupsioni i qeverise jane premisa edhe me negative, qe rrezikojne qe pas ketij hapi perpara te prillit 2018, te behen hapa te tjere pas ashtu sic ndodhi me rekomandimin historik te nentorit 2016”.

Mes të tjerash, Vasili shton se çdo ekzaltim, trimfalizëm apo keqpërdorim i këtij rekomandimi do të zhyste vendin në pasiguri të reja, instabilitet ekonomik dhe social edhe me të rëndë.

“Rekomandimi pozitiv i KE te mos jete nje hap para dhe dy pas. Rekomandimi pozitiv per hapjen e negociatave per anetaresim ne BE duhet te mos jete kurrsesi nje hap para dhe dy hapa pas. Shqiperia ka pasur nje moment historik ne nentor 2016 kur absolutisht per here te pare ne historine saj te procesit te integrimit europian ajo mori nje rekomandim pozitiv per hapjen e negociatave.Por qe nga ai hap i pare pozitiv te tjera hapa shume te renda prapa beri Shqiperia sepse krimi i organizuar dhe trafiku i droges u shnderruan ne probleme kritike per vendin. Arroganca, paaftesia, kapja e drejtesise dhe korrupsioni i qeverise jane premisa edhe me negative, qe rrezikojne qe pas ketij hapi perpara te prillit 2018, te behen hapa te tjere pas ashtu sic ndodhi me rekomandimin historik te nentorit 2016.Ndaj cdo ekzaltim, trimfalizem apo keqperdorim i ketij rekomandimi do te zhyste vendin ne pasiguri te reja, instabilitet ekonomik dhe social edhe me te rende“, shkruan Vasili

a.ç

Next Post
Mediat ndërkombëtare: Shqipëria më pranë BE! Brukseli përgjigje Rusisë në Ballkan

Mediat ndërkombëtare: Shqipëria më pranë BE! Brukseli përgjigje Rusisë në Ballkan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

April 10, 2026
Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

April 10, 2026
Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

April 10, 2026
Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

April 10, 2026
Zgjedhjet/ Shehi: Populli është lodhur me të njëjtët personazhe, sot fushatat bëhen me LED, balerina e show!

Shehi: Reforma në drejtësi u miratua me presionin ndërkombëtar, ka trembur politikanët

April 10, 2026
“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

April 10, 2026
EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Punonjësi ra në kontakt me rrymën elektrike dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori i lokalit

April 10, 2026
Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

April 10, 2026
Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In