• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Opozita lesh arapi në Tiranë”/ Nikoll Lesi: Veliaj të shkojë për pushime gjatë fushatës, se e ka fitoren të sigurtë

by
02/11/2022 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nikoll Lesi, në një editorial në gazetën e tij “Koha Jonë”, shkruan se Erion Veliaj e ka të sigurtë fitoren në Tiranë, pasi opozita po gabon me strategjinë e saj.

Shkrimi

Kryeqyteti pritet të jetë një betejë e mirëfilltë politike për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Dhe këtë po e kërkojnë Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët i mëshojnë idesë se duhet një kandidat i mirëfilltë politik në Tiranë që të sfidojë Erion Veliajn. Por të dy kanë rënë në kurthin e Eron Veliajt, i cili pikërisht këtë synon që beteja në Tiranë të kthehet në përballje politike, ku të futen të gjithë në këtë përplasje; Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Natyrisht dhe ai vetë.

Por në kryeqytet sipas njerëzve të statistikave elektorale kandidatit të opozitës i duhet të marrë me shumë se sa ka prodhuar koalicioni opozitar në zgjedhjet e fundit politike, diku te 30 mijë vota plus. Dhe kjo sikur të marrim variantin që kandidati opozitar nuk ka asnjë rrjedhje vote nga e djathta si dhe nga PL, dikur LSI.

Duke ditur fort mirë se demokratët do të jenë të ndarë dhe nuk kanë asnjë shans të përbashkohen në këto zgjedhje, siç po luhet teatër mes Edi Palokës dhe Gazmend Bardhit, pra kjo do të sjellë një firo të madhe votash sidomos në Tiranë, sepse duhet pranuar se deputetja Jorida Tabaku dhe njerëzit e tjerë në grupin Alibeaj-Basha, kanë vota të konsiderueshme. Ose më saktë do të kandidojnë një emër nga radhët e tyre që nuk fiton, por heq një kamion me vota nga PD-ja e Berishës.

Ndaj skema që duan të dalin me një kandidat të fortë politik apo nga radhët e politikës është skemë e dështuar elektorale dhe që do të sjellë fitoren automatike të Erion Veliajt.

Pikërisht këtë po luan mjeshtërisht Erion Veliaj, duke punuar e mikluar njerëzit që ka si kolonë të pestë në kryesinë e PD-së së Saliut. Në qoftëse gjëndet një figurë jo militante apo me imazhin e një njeriu që nuk pyet partinë por vetëm qytetarët, atëhere dueli vështirësohet për Erion Veliajn.

Nëse vendoset ky portret kandidati për bashkinë e kryeqytetit, ka nevojë që të mos e tradhtojnë militantët fanatikë të opozitës. Sepse kandidati që vjen nga bota e shoqërisë civile merr vota e elektoratit gri të cilat në shumë raste shkojnë deri në 25 përqind. Vetëm kjo pjesë elektorati mund ta lëkund Erion Veliaj.

Ndryshe me kandidat militant, nuk ka asnjë shans të fitohet Tirana, sepse makineria gjigande elektorale dhe partiake e Erion Veliajt dhe e kryeministrit bën shoshë cdo kandidat opozitar. Raportet me elektorat fanatikë mes PS dhe opozitës në kryeqytet tregojnë së Edi Rama me Erion Veliajn janë shumë përpara.

Ndaj të shkosh vetë në thertoren e Veliajt në Tiranë është sakrilegj i madh për kandidatin opozitar.

Brenda kampit opozitar ka debate të forta për emrin e kandidatit, pasi Primaret ndezin elektoratin demokrat, por nuk mjaftojnë për të mbytur transoqeanikun e Erion Veliajt.

PL e Ilir Metës, me sa duket ka interes vetëm për njërin nga kandidatët e PD-së që ka vetshpallur kandidaturën, duke krijuar xhelozi të kandidati tjetër demokrat. Dhe të gjitha përkthehen në vota minus me datë 14 maj 2023.

Ndaj, fatkeqësisht, në qoftëse kandidati do të jetë një nga politika aktive në Tiranë për llogari të opozitës, Erion Veliaj le të shkojë me pushime muajin e fushatës dhe me 15 maj 2023 të vijë e të marrë mandatin e kryebashkiakut! Opozita po gabon dhe do ta pësojë pas zgjedhjeve zhgënjimin. /Tema/

/e.d

Next Post
Kryetarja e AMA-s: Propaganda, manipulimi i informacionit, dezinformimi kanë arritur një tjetër standard…

Kryetarja e AMA-s: Propaganda, manipulimi i informacionit, dezinformimi kanë arritur një tjetër standard…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In