• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita kundër Ramës për mbylljen e AKU: Një goditje e rëndë ndaj sigurisë ushqimore në vend

by E S
03/07/2025 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita ka kundërshtuar kryeministrin Edi Rama, për mbylljen e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU)

“Mbyllja e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU) nga qeveria Rama përbën një grusht institucional dhe një goditje të rëndë ndaj sigurisë ushqimore në vend. Ky akt zhduk edhe formalizmin e kontrollit ushqimor, duke “legalizuar” kontrabandën, korrupsionin dhe kequshqyerjen e popullsisë shqiptare.

Kjo krijon një vakum të rrezikshëm, si në aspektin formal, ashtu edhe në atë praktik. Mbyllja e një institucioni të miratuar nga Kuvendi, veçanërisht në një periudhë dy mujore mungese të veprimtarisë së Kuvendit, është një veprim i papërgjegjshëm dhe i papranueshëm.

Qeveria Rama nuk ka dhënë asnjë shpjegim apo alternativë, duke lënë vendin pa asnjë kontroll ushqimor efektiv. Pavarësisht kritikave të ashpra që kam bërë ndaj AKU-së, kjo mbyllje është një veprim shkatërrues në të gjitha aspektet.

Vetëm një sulltan i pa përgjegjshëm, apo një drejtues i kontrolluar nga korrupsioni, mund të marrë një vendim të tillë, duke cenuar rëndë interesat dhe sigurinë e qytetarëve”, tha Tritan Shehu.

“Vandalizmi antishteteror i Rames asgjesoi AKU-në, siguria ushqimore ne mes te kater rrugeve!

Vandalizmi institucional rilindas pas 12 vjetesh ne pushtet e shpartalloi totalisht sigurine ushqimore te Shqiperise.

Korrupsioni, paaftesia, mbushja me patronazhiste dhe interesat e pista te bisneseve te lidhura me qeverine ja hengren koken AKU-se.

Rama e rrembeu timonin dhe tepsine e AKU dhe e çoi ne shkaterrim dhe asgjesim te plote.

Kontrolli dhe siguria ushqimore ne rruge te madhe dhe pa institucion per here te pare ne me shume se 100 vjeç shtet shqiptar.

Pasojat ne shendetin e njerezve te pallogaritshme.

Akti u ndermor ne kulmin e sezonit turistik dhe qindra e mijra struktura e bisnese jane jashte kontrollit.

Pa kontroll te sigurise ushqimore do te thote qe kemi talebanizem turistik.

Ku ve doren Edi Rama ka vetem shkaterrim”, thotë nga ana tjetër Petrit Vasili.

Next Post
“Bankers” – Kronologjia e një bastisjeje të paralajmëruar

“Bankers” – Kronologjia e një bastisjeje të paralajmëruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

October 27, 2026
Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In