Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili raportohet të kenë takuar Lulzim Bashën në ambientet e selisë blu.
Takimi vjen disa minuta pas konferencave për shtyp ku kryetari i PD dhe kryetarja e LSI veç nga njëri tjetri denoncuan atë që e quajtën “krimi në pushtet”.
Sipas burimeve nga PD, në fokus të takimit është rakordimi i opozitës për aksionet ditët në vijim.
Po sot, Monika Kryemadhi iu përgjigj pozitivisht ftesës së Lulzim Bashës për një tryezë të përbashkët të spektri opozitar. /b.d