• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Opozita kosovare kundër platformës së Qeverisë Haradinajt për serbët

by Java News
05/06/2018 07:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita barrikadohet kundër platformës së Qeverisë për bisedime. Partitë opozitare në Kosovë ritheksuan kundërshtimin e tyre ndaj rrugës që po ndjekin institucionet për të drejtuar bisedimet e ardhshme me Serbinë, për një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.Qeveria e Kosovës miratoi në muajin prill një platformë për bisedimet me Serbinë në të cilën roli udhëheqës i besohet presidentit të Kosovës. Platforma pritet të debatohet në parlament.Lidhja Demokratike e Kosovës tha të hënën se nuk do të përkrahë platformën e qeverisë duke e cilësuar atë jo serioze, të dobët dhe me pretendime jo kushtetuese.

Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike, tha për Zërin e Amerikës se partia e saj mbetet e hapur për të ndërtuar një konsensus të përgjithshëm për bisedimet e ardhshme që sipas saj janë shumë të rëndësishme. Ajo tha se platforma aktuale nuk i ka përcaktuar qartë vijat e kuqe të Kosovës.

“Këto nuk janë të përcaktuara qartë në platformën aktuale dhe për më tepër kemi edhe vërejtjet tona sa i përket formatit të përfaqësimit të Kosovës, kemi vërejtur që në këtë draft ka edhe tendenca për të shkuar edhe përtej kushtetutës dhe këtë format ashtu si është nuk do ta pranojmë dhe nuk do ta votojmë”, tha zonja Osmani.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se deri më tani ekziston një konsensus i përbashkët për të hedhur poshtë siç tha pretendimet e institucioneve për mënyrën e zhvillimit të bisedimeve të ardhshme.

“Deri më tani edhe opozita por ndoshta edhe Nisma (në qeveri) është e përcaktuar që presidenti të mos i udhëheq këto bisedime kështu që nuk konsideroj që ekziston madje edhe shumica e thjeshtë e mazhorancës që është fiktive që t’i bëjë numrat edhe për këtë rezolutë në Parlamentin e Kosovës”, tha Konjufca.

Partitë opozitare kritikuan ashpër presidentin Hashim Thaçi pas paralajmërimeve për kompromise të reja me Serbinë për të arritur një marrëveshje përfundimtare. Ata thonë se presidenti Thaçi nuk duhet të drejtojë bisedimet meqë sipas tyre ai përballet me një trashëgimi të keqe nga ky proces.

“Kosova nuk është e gatshme, mund të jetë ai (presidenti Thaçi) personalisht i gatshëm për kompromise të dhimbshme por kjo nuk do të thotë që Kosova dhe shumica parlamentare janë të gatshme për kompromise të tilla. Çështja e parë që duhet të ndodhë është që presidenti duhet të njoftojë qytetarët por edhe parlamentin lidhur me takimet e deritanishme që i ka bërë me presidentin e Serbisë brenda një viti, cilat kanë qenë temat e atyre diskutimeve, cili ka qenë qëndrimi që ka mbajt presidenti në emër të Kosovës në qoftë se veç është paraqitur ashtu lidhur me temat që janë shtruar”, tha Osmani.

“Është i dëmshëm ky diskurs i Hashim Thaçit për kompromis me Serbinë kjo po i bie që nënkupton ndoshta ndonjë autonomi territoriale për t’ia dhënë Serbisë që e kontrollon brenda Kosovës. Të gjitha këto do të kundërshtohen jo vetëm nga opozita por edhe nga qytetarët qoftë nevoja edhe me protesta e demonstrata të mëdha”, tha Konjufca.

Kosova e Serbia pritet që të rifillojnë bisedimet gjatë këtij muaji, në një përpjekje për t’i hapur rrugë arritjes së një marrëveshjeje detyruese ligjore për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Deri më tani autoritetet në Kosovë kanë paralajmëruar se arritja e marrëveshjes pritet të ndodh brenda një periudhë nëntë muajshe.

Me gjithë kundërshtimet e partive në parlament për mënyrën e udhëheqjes së bisedimeve, presidenti Thaçi do të mund të zhvillojë takimet e ardhshme, mbase brenda këtij muaji.

Por, çështja më e debatueshme është se cilat do të jenë kompromiset që duhet t’i bëjnë të dyja vendet në mënyrë që ky proces të përmbyllet, përgatiti VoA. (b.an)

Next Post
Emigrimi, zbulimi i talentit dhe kontratat e mëdha, babai i Rita Orës rrëfen hapat e suksesit të vajzës

Emigrimi, zbulimi i talentit dhe kontratat e mëdha, babai i Rita Orës rrëfen hapat e suksesit të vajzës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Finalisti i AGT habit kryeministrin, Dashnor Bushi truke magjie me Ramën (VIDEO)

Finalisti i AGT habit kryeministrin, Dashnor Bushi truke magjie me Ramën (VIDEO)

January 18, 2026
Sulmi Iranian ndaj Izraelit/ Minxhozi: Zanafilla e krizës daton me 7 Tetor. Netanyahu mori një mesazh të fortë me vizitën në SHBA

Një vjetori i Presidencës Trump dhe provincializmi endemik shqiptar

January 18, 2026
VIP-at me NIPT në rrjetet sociale/ Influencerëve dhe blogerëve që nuk regjistrohen në QKB do t’iu bllokohen llogaritë

VIP-at me NIPT në rrjetet sociale/ Influencerëve dhe blogerëve që nuk regjistrohen në QKB do t’iu bllokohen llogaritë

January 18, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 19 Janar 2026

January 18, 2026
Tatimi mbi të ardhurat: Ja lista me 262 profesionet që do jenë objekt tatimi 13-23% nga 1 Janari 2024

Tregu i sigurimeve-Ekspertët: Të drejtpeshohen parandalimi me komepsimin e dëmeve

January 18, 2026
Tarifat ndaj aleatëve të NATO-s për Groelandën-Kryeministri britanik dhe liderët evropianë dënojnë planin e Trumpit

Tarifat ndaj aleatëve të NATO-s për Groelandën-Kryeministri britanik dhe liderët evropianë dënojnë planin e Trumpit

January 18, 2026
Parandalohet krimi në plazhin e Durrësit, kapet 24-vjeçari i armatosur me pistoletë

Parandalohet krimi në plazhin e Durrësit, kapet 24-vjeçari i armatosur me pistoletë

January 18, 2026
BE dhe Mercosur firmosin marrëveshjen historike: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Mercosur firmosin marrëveshjen historike: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

January 18, 2026
“Ramën do ta rrëmbejnë si Maduro”, ftesa e Trump që hodhi në kosh propagandën e Berishës

“Ramën do ta rrëmbejnë si Maduro”, ftesa e Trump që hodhi në kosh propagandën e Berishës

January 18, 2026

Bordi i Paqes, Rama: Nuk janë ftuar të gjitha shtetet e OKB-së, Shqipëria s’do paguajë 1 mld euro

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In