• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Opozita kosovare kthehet në Kuvend: Duam zgjedhje të reja

by Java News
19/09/2018 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të enjten, më 20 shtator, të ketë seancë të jashtëzakonshme në orën 14:00. Me kërkesë të opozitës dhe të dy deputetëve të pavarur, në rend dite janë projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare përmes të cilave Kosova fiton miliona euro. Kreu i Kuvendit Kadri Veseli e ka quajtur lajm të mirë që opozita po kthehet në Kuvend. Sipas tij, një pjesë e opozitës edhe më herët ka votuar marrëveshje të tilla, por kjo e nesërmja, edhe pse nuk kishte nevojë që të jetë e jashtëzakonshme, mirë që po mbahet.

“Besoj shumë shpejt, në këtë frymë, pa seancë të jashtëzakonshme, të kemi edhe një seancë plenare, që t’i shkrijmë ato dy seancat e jashtëzakonshme, të kemi një rezolutë të përbashkët për konsensusin nacional dhe të kemi një ekip të përbashkët nga Kuvendi dhe Qeveria, me mandat, që të Kosova të ballafaqohet me Serbinë në finalen e dialogut”, ka thënë Veseli. Veseli tha se shpreson që do rikthehet normalitetit, pa seanca të jashtëzakonshme. Ndërsa, Memli Krasniqi nga PDK ka deklaruar se ata që tashmë kanë kërkuar seancë vet kanë pamundësuar që Kosova të marr fonde prej rreth 50 milionë euro nga marrëveshja e parë IPA.

Sipas tij, tashmë duket se janë vetëdijesuar dhe nuk po punojnë në dëm të qytetarëve.

“Ky ndryshim i qasjes, shpresoj do t’i ndjek edhe çështje te tjera tepër të rëndësishme siç janë ligjet që ndërlidhen me fushatë jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin tonë e sidomos për dialogun me Serbisë, ku e kemi një draft-rezolutë që pret prej muajit korrik”, ka thënë ai.

Tha se pikat e mbetur gjysmë nga seanca e kaluar, do vazhdojnë në seancën e radhës atë të rregullt. Ndërsa Avdullah Hoti nga LDK ka deklaruar se seanca e kërkuar nga ta është kërkuar

“Nuk ka mbetur rrugë tjetër përveç zgjedhjeve të reja….ka kaluar koha kur arroganca e koalicionit PAN mund të prodhojnë ndonjë ndryshim dhe ata që flasin në shumicë në emër të tyre. Opozita përfaqëson 60% të qytetarëve në Kosovës, por jemi në një ngërç për shkak të insistimit të PAN-it. Kësaj qeverisje po i vjen fundi”, ka thënë Hoti.

Hoti ka deklaruar se besojnë se brenda institucioneve do të bëjnë ndryshime, e sipas tij, deri më tani kanë bërë këtë disa herë. Ndërsa, paralajmëroi se në seancën e ardhshme do punojnë për të dërguar mocion për rrëzimin e qeverisë, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Luftëtari shkarkon trajnerin Kostiç

Luftëtari shkarkon trajnerin Kostiç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

March 1, 2026
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

Modeli i politikanit që i duhet Shqipërisë

March 1, 2026
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Bitcoin në rënie, pasiguria gjeopolitike godet tregjet e kriptomonedhave

March 1, 2026
VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

March 1, 2026
Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

March 1, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

E frikshme kur Sali Berisha koncepton edhe vrasjen për të rimarrë pushtetin

March 1, 2026
Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga konflikti në Lindje

Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga konflikti në Lindje

March 1, 2026
Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 1, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Mbi islamofobinë si sëmundje

March 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Mars 2026

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In