Partitë opozitare kosovare i kanë bërë thirrje kryesisë së Kuvendit që të anulojnë seancën parlamentare të paraparë për të martën. Thanë se janë të vendosur që puna në kuvend të mos normalizohet derisa Qeveria të tërheqë nënshkrimin nga marrëveshja me Serbinë për asociacionin dhe nga ajo për demarkacionin me Malin e Zi. E për çdo përshkallëzim të situatës, përgjegjësinë e mbajnë Kadri Veselin, Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin.
Shefja e grupit parlamentar të Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami tha se thirrjet për seanca të tilla janë të papranueshme për opozitën.









