Tejkalim të kompetencave dhe shkelje të Rregullores së Kuvendit të Kosovës ka bërë, sipas opozitës, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me emërimin e anëtarëve të Komisionit parlamentar për Stabilizim-Asociim, shkruan Koha Ditore.
Pa e dërguar në Kryesi të Kuvendit, me vendim me numër 06-V-015, të marrë më 26 tetor, Veseli ka emëruar 13 anëtarë të këtij komisioni, përfshirë kryetarin dhe zëvendëskryetarin e Komisionit.
Që të gjithëve, me vendimin e nënshkruar nga Veseli, iu ka emëruar edhe nga një zëvendës.
Kryetar të Komisionit e ka emëruar deputetin e PDK-së ose grupit të tretë parlamentar për nga madhësia, Xhavit Haliti, ndërkohë që zëvendëskryetare e ka emëruar deputeten e AAK-së ose grupit të pestë parlamentar për nga madhësia, Time Kadriaj. (b.an)